The measure is available in the following languages:
STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR 1924
(Ne teqen “Hajdarije” te Gjirokasteres, date 9.7.1924)
KAPTINE E I re
Komuniteti
ART.1. – Komuniteti Bektiashian qe pernehet prej ashikave, muhibane, Varfe, Ater e Gjysher ashte Komuniteti independent ne fene Muhamedane ; dhe besimi mbetet trashgim sipas regullit te veçante.
ART.2. – Nga Komunitetet etjere kurre kush si nderhyn ne te drejtat e pergjitheshme (morale dhe materiale) te ketij Komuniteti.
ART.3. – Ky komunitet dashurohet me te gjithe vellezerit Muhamedane sinqerisht, kur se nuk i behet kundershtim ne te drejtat e pergjitheshme.
KAPTINA E II
K r y e s ia
ART.4. – Komuniteti Bektashian Shqiptar kryesohet dhe perfaqsohet terthorazi prej keshillit te Shenjte Atnuer.
ART.5. – Keshillit Sh.Atnuer zgjidhit me kuvend te pergjithshem dhe nuk rezohet me dot pa Ate.
ART.6. – Caktimi i numerave te personave ne keshill mvaret drejt per drejt ne votimin e kuvendit, me kondite qe numeri i tyre te jete jo me teper se 12 e jo me pak se 7 veta.
ART.7. – Kryesia e Keshillit e epet me te Madhit graduat jerarshik pa far kundershtimi.
ART.8. – Ne mungim te Kryetarit, kryesine e merr me i madhi graduat jerarshik ndermjet antareve te keshiilit.
(NEN KAPTINA A)
Menyra e zgjedhjes se keshillit
ART.9. – Me i madhi graduat jerarshik me qe do kryesoje keshillin ashte i zgjedhur vet vetiu dhe mban titullin “zevendes Prind”
ART.10. – Nuk mund te zgjidhet me i madhi graduat jerarshik vet vetiu, kurse ti mungoje cilesite e duhura.
ART.11. – Antaret zgjidhen me vota te fshehta ose me zanin e pergjithshem te Kuvendit ndene paragrafet qe pasojne:
Paragrafi: 1. Me pare caktohet numeri i antareve me znin a me votim e kuvendit.
2. Mbas si caktohet numeri i antareve zv.Prindi propozon dyfishin e kandidateve.
ART.12. – Kuvendi ka fuqi te rezoje deri me dy here kandidatet e propozzuar dhe dy heret zv.Prindi do te nderoje, ne mos te tere, dy te tretat e kandidateve.
ART.13. – Te treten here te propozuemit e kandidateve simbas ART.11-12 hidhen votat nen regullin e paragrafeve qe pasojne:
Paragrafi: 1. – Zv.Prindi s’ka te drejte me votue.
2. Votat hidhen ne arken e mbyllur dhe vulosur me dylle para gjithe kuvendit.
3. Prej kandedateve te propozuem sipas paragrafit 2 ART.11 zgjedhen antare gjysmat e mbeten rezerva gjysmat e tyre.
ART.14. – Votat numerose perpara gjithe kuvendesve dhe emerimi i antareve te votuem vertetohet me proces verbalin e kuvendit.
KAPTINA ( B
Regullorja veprimore e keshillit SH.Atnuer.
ART.15. – Zv.Prindi eshte pergjegjes te therase antaret per per te-formuar mbledhjen e keshillit dy here ne mot dhe kur antaret nuk i binden thirjes te therase kuvendin.
ART.16. – Antaret e keshillit kane fuqi te kerkojne mbledhje te jashte zakonshme dhe kur se zv.Prindi nuk u gjegjet te theresin kuvendin me dy te tretat e votive te tyre.
ART.17. – Aktet zyrtare dhe urdherimet e pergjitheshme te keshillit jane legale vetem ne nenshkrimin e zv.Prindit dhe re dy antareve kurse nuk eshte mbledhur i gjithe keshilli.
ART.18. – Ceshtja e pergjitheshme p.sh. mbrojtja e mos shkeljes se statutit nisiativa per mbarvajtjen e Komunitetit, mbrojtja e interesit te pergjithshem te Teqeve dhe te jerarshise, jane detyrat e ketij keshilli, te shenume ne rregullore te posacme paralel statutit.
ART.19. – Ne kundershtim mendimesh preferohet shumica e votes dhe kur votat jane ne barazi, preerohet vendimi i anes qe ka me vete Kryetarin.
ART.20. – Keshilli kurdohere eshte pergjegjes para Kuvendit.
ART.21. – Keshilli mund te beje perfaqsim juridik per personelin moral te perveçem te nje teqeje ne çfaqje nevoje.
ART.22. – Keshilli eshte fuqi plote, shpenzimet e çeshtjes se pergjitheshme ti nxjerre nga burimet e dhenura prej teqeve me ligjin dhe listen e posaçme nga ana e Kuvendit.
ART.23. – Krysekretari, Sekretaret, ispektoret e tjere nenpunes te brendeshem dhe te jashtem keshilli i dekreton edhe pa qenur antaret e Tij.
ART.24. – Zv.Prindi eshte fuqi ploye me pezullime nje antar, qe shkel regullat e statutit dhe te emeroje ne vend te atij njerein nga rezervatet qe ka votat me te shumta prej rezervateve ne kuvend.
ART.25. – Keshilli mer antar njerin nga rezervatet sipas ART.24 ne rastin e mungimit te njerit prej antareve definitive.
ART.26. – Zv.Prindi ne kryeqytet mund ta perfaqsoje dhe njeri nga antaret e keshillit, tue pasur me vete leter besimin e posaçem.
ART.27. – Keshilli i Shenjte Atnur eshte fuqi plote me trajtur ligje mbi nevojat e pergjitheshme te Komunitetit Bektashian pa ja demtuar interesin, te cilit do te parashtohen per kontrollin para Kuvendit kur eshte i mbledhur.
KAPTINA III
J E R A R S H I A
ART.28. – Hjerarshia Bektashiane ndahet ne gradat qe pasojne:
1. SH.E.T Zevendes Prindi
2. H.E.T Gjysherit
3. H.E.T Atet
4. Te perd.Varfet e Virgjinuem.
5. Te perd. Varfet kandidate
6. Muhaibet.
ART.29. - Organizimi jerarshik ashte i plotsuem me bindje “Kanunin e Evliase”
ART.30. – Jetesa e herarshise regullohet me paragrafet qe pasojne:
Parag 1. Muhainet me djersen e ballit te tyre , tue u perpjekur per miresimin e rojtjes shoqerore dhe per mbrojtesimin e Komunitetit.
2. Varfet kandidate dhe varfet e vigjeluem, tue ndejtur besnike ne detyren e punimt per lulezimin e teqese dhe qarkut.
3. Varfet kandidate dhe varfet e vigjilum, tue u sugurue rojtja ne gezim e pasterti me te ardhurat e pasunise se teqese sherbejne.
4. Varfet kandidate shpenzimet per virgjilim, tue i dhamun nga teqeja qe kane sherbyer jo me pak se pese vjete.
ART.31. – Ne nje teqe do te sherbejne aq varfe sa eshte e mundur tu sigurohet jetesa e tyre e shenume ne paragrafrt 2,3.4 te ART.30.
NEN KAPTINA A.
Regulli i ardhjes se popullit ne besim.
ART.32?- Djemte e nje muhibi trashegojne besimin e te atit te tyre pjellore dhe ………
ART.33. – Mhaibet jane te detyruar te sjellin ne teqe per tu bere muhaib djemte e tyre sapo te arijne te behen 20 vjeç.
ART.34. – Djemte bonjake theriten per tu bere muhaibe nga ana e teqese se qarkut.
ART.35. – Vajzat, çupat ose gocat s’pranohen me u bere muhibe pa u martuar.
NENKAPTINA B
Regullimi i gradimit te varfeve
ART.36. – Per tu veshur varf duhet te pltesohen cinesina qe pasojne:
A. …*
B. Mosha jo me pak se 15 vjeç e jo me shume se 25.
C. Arsimi filler
D. Dipllomimi nga mesimorja e veçante e varfavet
E. Lejimi nga ana e prinderve te tyre.
F. Mbarimi posaçerisht i sherbimit brenda teqese.
NENKAPTINA C
Zgjedhja e Ateve dhe Gjysherve.
ART.37. – Atet zgjidhen me votimin e varfeve te teqese dhe muhaibeve te qarkut.
ART.38. – Atet emerohen drejt per drejt nga keshilli i Shenjte Atnor kur zbatimi i ART.37 eshte i veshtire.
ART.39. – Nje Ate s’mund te behet Gjysh pa vendimet e refyme me leter besim te keshillit te Shenjte Atnor.
NENKAPTINA Ç
Denimiet e jerarshise.
ART.40. – Muhibanet gjykohen prej teqese, ku kane marred ore dhe sipas kanunit te ekvijase denohen me vendimin e Atit dhe varfeve.
ART.41. – Atet rezohen nga posti me gjykaten e keshillit Atnor po te klelin s tatut in, po te mos veprojne sipas regullit te brendeshem te teqese e dhe pot e dalin nga disiplina e jerarshise.
ART.42. – Varfet degradohen vetem me vendimin e keshillit Atnuer, po te jene fajtore kundrejt kanunit Elvijase dhe po te dalin nga disiplina e regullshme.
KAPTINA E IV
TEQET.
ART.43. – C’do teqe bektashiane ashte nje person moral i perveçem dhe faltore indipendente bektashiane brenda teqese dhe ne qark.
ART.44. – Te gjitha teqete perbejne person moralin e pergjithshem dhe formen e kane te perbashket sipas kanunit Elvijase.
ART.45. – Cdo teqe ka nej regullore te veçante per qeverimin e saj, regullore te pelqyer prej gjendjes se teqese dhe te aprovuar prej keshillit SH.Atnuer.
ART.46. – Ne cdo teqe kryetar sundimi eshte Ati, nenpunesit e saj jane varfet.
ART.47. – Teqete qe themelohen te ra nuk mund te jene me afer se 6 ore njera tjetres.
ART.48. – Ne cdo katund os e lagje te qytetit do te ndreqet nga nje dhome e posacme per varfet qe merren me sherbesa fetare ne popull p.sh.Per kurorsim martesash dhe per varrime te vdekurish.
ART.49. – Teqete jane ndene ispektimin e keshillit SH.Atnuer.
ART.50. – Cdo teqe permendet me titullin e personit moral te pervecem qe ka dhe jo ne emer te Atit qe e urdheron.
KAPTINA E V
PASUNITE
ART.51. – Arat vreshtat kullotat ndertesat e tjera si dhe bagetia qe sjellin prodhim ose te ardhura jane pasuri qe sigurojne jetesen e jerarshise.
ART.52. – Pasuria e cdo teqeje regjistrohet ne badaste ne emrin e personi moral te pervecem qe mban.
ART.53. – Sundimtaret, d;m.th. Atet nuk mund te shesin kurre nga pasurija e patundeshme te teqeve pa refyer nevojen dhe pa marre leje nga Keshilli AT.
ART.54. – Ispektimi per mbi perdorimin e ketyre pasurive eshte ne kompetence te K.Atnuer.
ART.55. – Nga pasuria e cdo teqeje do ti jepet nga nje fond i perditshem keshillit Atnuer me vendim te Kuvendit.
KAPTINA VI
Maredheniet me Qeverine
ART.56.- Per ceshtjet e pergjithshme te Komunitetit brenda statuti legal te Komuniteteve fetare maredheniet me qeverine i ben zv.Prindi.
A RT.57. – Per ceshtjet e perveçme te nonje teqeje, ne gjykatore ose ne zyra me kujdestare qe njihen drejt perdrejt nga Ati ose sundimtari i asaj Teqe.
ART.58. – Jerarshia Bektashiane nuk perzihet ne gjykata te ndarjeve martesash cdo maredhenie, de mbron te ddejten e atyre qe ju rakon.
KAPTINA E VII
DISPOZITA TE NDRYSHME
ART.59. – Parimi i statutit te filmuar prej kuvendit te Komunitetit Bektashian Shqiptar ashte “ligji i perjetshem” i Bektashizmit te Shqiperise.
Kush prej ketij Komuniteti kundershton parimin e ketij statuti ndiqet ashpersisht prej konsertit bektashian.
ART.60. – Statuti nuk zgjerohet dot veçse me ane te nje kuvendi te regullshm
ART.61. – Kuvendi behet ne menyrat e refyme ne paragrafet qe pasojne:
Paragrafi 1. Me bledhjen e shumices se Ateve dhe Gjysherve dhe perfaqsimin e muhibanve prej dy delegatesh ne cdo aqrk teqeje.
2. Me mbledhje ne vend te caktuar prej keshillit Atnuer.
3. Me nderimin e lirise se plote per folje si Atit ashtu edhe delegatet.
4. Me paisje ne fuqi vetem per nje vote e per nje folje si Atet e Delegatet.
5. Me mbajtjen e regullit nga ana e kryetarit te kuvendit “Zv.Prindi”
6. Me mos pranuarjen e perfaqesimit te atij qe nuk eshte familjar ne komunitetin Bektashian.
ART.62. – Pagesat e fondeve per institutet e pergjitheshme per shkolla fetare ose teqe te reja fondet caktohen prej kuvendit, jane detyra te dimosdoshme per cdo teqe dhe per kete gje keshilli Atnuer Bektashian tu bazue ne ligjin shtetor lajmeron qeverine per zbatim.
ART.63. – Ne ceremonite fetare naltohet bashke me flamurin gjerbert me nej dore te bardhe ne mes dhe me flamurin kombetar Shqiptar;
ART.64. – Gjuha zyrtare e komunitetit Bektashian eshte gjuha Shqipe.
ART.65. – Ne ceremonite bekyashiane lutjet behen per zgjerimin e atdheut dhe perparimin e popullit Shqiptar.
ART.66. – Reformat shoqerore brenda moralit njerezor prej bektashizmit lejohen.
ART.67. – Me grupet anti kombetare qe prishin qetesine e Atdheut dhe qe damtojne rrojtje e kombit, Komuniteti Bektashian nuk bashkohet as me nje menyre.
ART.68. – Kleri “jerarket Bektashi” nenpunesirat civile nuk marrin dot pjese kursesi veçse ne parlament e ne arsim botnuer.
ART.6 9. – Teqete Bektashiane ne Maqedhoni e ne Greqi me qe jane themeluar nga bektashizmi ** (dhe po sundohen prej shqiptaresh) quhen fallore me prioritet Shqiptare. Prandaj mbrojtja e te drejtave te tyre eshte autorizuar Keshillit te Shenjte Atnuer me çdo kohe me ndermjetesimin e qeverise Shqiptare.
ART.70. – Keshillit Atnuer ashte i siguruar te vere ne sigurim udhetimin e varfeve Shqiptare per ne Meke, Jerusalem, Qerbala, Haxhi Bektash e te tjera vise te Shenjteruara me ndermjetesine e qeverise Shq.
ART.7 1. – Rojtja vllazerore e bektashive Shqiptare me elementet e ndryshem te races se perbashket eshte detyra me e shenjte e cila plotesohet me qendrimin patriotik te keshillit Atnuer.
ART.7 2. – Ku statut hyn ne veprim qe me daten e aprovimit.
FUND
Vertetohet se eshte nje me origjinalin
neneshkruar
prej Ateve dhe delegateve qe formuan kuvendin e II Bektashian me 9.7.1924
Ne teqen “Hajdarije” te Gjirokasteres.
30/VII/1924 Krye Sekretari
I Keshillit Atnuer
(Ate Ali Tomori)
Vertetohet njesia me origjinalin.
17.7.1993 Tomor Aliko Hysen Brahimi
* E pa lexueshme ne Statutin prej letre.
** E fshire ne tekst
© GC