The measure is available in the following languages:
S T A T U T I I KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE
TË SHQIPËRIS
(Dekret Nr. 1065 date 4 Maj 1950, Gazeta Zyrtare 21 Qershor 1950 Nr.38)
I gjithë kleri dhe populli Orthodhoks i Republikës Popullore të Shqipërisë i përfaqsuar nga delegatet fuqiplotë të mbledhur në Kongresin e III-të q’u mbajtë në Tiranë më 5-10 Shkurt 1950, voton me një zë Statutin e ri të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë.
Neni 1.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pjesë e pandarë e Kishës së shenjtë, të Përgjith-ëshme dhe Apostolike, është person juridik dhe përbëhet prej të gjithë orthodhoksve që banojnë brënda territorit të Republikës Popullore të Shqipërise si edhe prej atyre Shqiptarve Orthodhoksë që banojnë jashtë Atdheut dhe ruan të paprekëshme,si të gjithë Kishat e tjera Orthodhokse, parimet dogmatike, kanonet e hirshme apostolikë e sinodhikë, si edhe traditën e shenjtë.
Neni 2.
Marrëdhënjet e Kishës me Shtetin, të për caktuara në artikullin 16 të Statutit Themeltarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, kryhen në konformitet me dispozitat përkatëse në fuqi mbi Komunitetet fetare.
Neni 3.
Gjuhë zyrtare e Kishës është Shqipja, por në shërbimet fetare mund të përdoren dhe gjuhë të tjera.
Neni 4.
Krahas me zhvillimin e ndenjavet fetare, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të zhvillojë në besimtarët dhe ndjenjat e besnikërisë ndaj Pushtetit të popullit dhe të Republikës Popu-llore të Shqipërisë, si edhe ndjenjen e Atdhe-dashurisë dhe të përforcimit të Bashkimit Kombëtar.
Prandaj, gjithë funksionarët dhe personeli i saj, duhet të jenë shtetas shqiptar, të ndershëm, besnikë të popullit dhe t’Atdheut dhe të gëzojnë të gjitha të drejta civile.
Neni.5
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të mbajë lidhje bashkpunimi dhe do t’i shtojë e përforcojë këto lidhje me ato Kisha Orthodhokse motra, të cilat interpretojnë dhe praktikojnë drejt parimet e larta ungjillore mbi paqën dhe vllazërimin e vërtet ndërmjet popujv dhe të cilat de-noncojnë çdo veprimtari dhe tentativë nxitjeje për prishjen e paqës, dashurisë dhe vëllazerimit ndër-mjet popujve të mbarë botës.
Neni 6.
Lutjet që bëhen në Kishë gjatë meshtimeve dhe cerimonive të tjera fetare për Autoritet Shtetnore, formullohen prej Kryesisë së Kishës dhe vihen në përdorim, mbasi më parë të mirret pëlqimi i Autoriteteve kompetente të Shtetit.
Neni 7.
Asnji klerik nuk mund të ushtrojë funksionin e fesë Orthodhokse në Shqipëri, pa qenë i emëruar dhe i lidhur me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
O R G A N I Z I M I
Neni 8.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e organizuar në Kryepiskopate me titull : Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë” simbas rregullavet kanonike dhe administrative, përfshin:
1) Mitropolinë e Tiranës Durrësit me keto zëvendësi mitropolitane lokale :
a) Të Tiranës; - b) Të Durrësit; - c) Të Shkodrës; - ç) Të Kavajes; - d) Të Elbasanit.
2) Episkopatën e Beratit me këto zëvendësi episkopi lokale:
a) Të Beratit; - b) Të Vlorës; - c) Të Fierit; - ç) Të Lushnjës.
3) Episkopatën e Gjirokastrës me këto zëvendësi Episkopale Lokale :
a) Të Gjirokastrës; - b) Të Pogonit; - c) Të Delvinës; - ç) Të Sarandës; - d) Të Himarës; - dh)Të Përmetit.
4) Episkopatën e Korçës me këto zëvendësi episkopale locale :
a) Të Korçës; - b) Të Kolonjës; - c) Të Leskovikut; - ç) Të Pogradecit
Neni 9.
Me vendim të Keshillit Mikst, mund të krijohen episkopata për Shqiptarët Orthodhokse jashtë Shtetit, të mvarura nga Kisha Shqiptare mëmë.
S I N O D H I I S H Ë N J T Ë
Neni 10.
Sinodhi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë i përberë prej episkopëve efektivë, nënë Kryesinë e Mitropolit të Qendrës, Kryepiskopit të gjithë Shqipërisë, është autoriteti më i lartë për të gjitha çashtjet dogmatike, kanonike dhe spirituale, si edhe për ato çështje kishtare që hyjnë në sferën e kompetencës së tij.
Neni 11.
Kompetencat e Sinodhit të Shenjtë janë :
a) Të kryejë misionin e shenjtë dhe të ruajë unitetin dogmatik kanonik, të traditës së shenjtë dhe të kultit me të gjitha patriarhitë e shenjta dhe me kishat orthodhokse autoqefale.
b) Të ruajë unitetin dogmatik, kanonik, te tranditës së shenjtë dhe të kultit në kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
c)Të shqyrtojë çdo çështje dogmatike, kanonike të traditës kishtare dhe të kultit dhe t’a zgjidhij këtë në konformitet me doktrinen e Kishës Orthodhokse Lindore.
ç) Të zgjedhi Kryepiskopin dhe episkopët në konformitet me kanonet e shenjt dhe traditën kishtare, si dhe në konformitet me dispozitat ligjore në fuqi, dhe të leshojë qarkoret përkatëse për fronëzimin e Kryepiskopit.
d) Të vendosij mbi lutjet për dorëheqjen e anëtreve të tij.
dh) Të gjykojë me kompetencë ekskluzive dhe në konformitet me dispozitat e kanoneve të shenjta dhe të ligjeve përkatëse në fuqi anëtarët e tij për shkelje dogmatike dhe kanonike.
e)Të gjykoje çështjet që kanë të bëjnë me katherizim (çveshje) të ndonjë kleriku.
ë) Të udhëzojë e të mbikqyri që aktiviteti i organeve ekzekutive në dioqeza të kryhet konform rregullave ligjore.
f) Të vendosij mbi çështjet e çdo natyre që hyjnë në kompetencën e tij, si edhe mbi ato që s’jane caktuar me anë ligjesh, Statuti ose Rregulloresh si kompetencë e ndonjë organi tjetër kishtar.
g) Të interpretojë për të gjitha organet kishtare dispozitat e Statutit dhe Rregullores së Përgjithëshme të administrimit.
gj) Të thërrasij Kongrese Kishtare, kur e lypin nevoja të larta të Kishës.
Neni 12.
Në mungesë te Kryetarit, për çfarëdo arësye të justifikuar, Sinodhi i Shenjtë kryesohet prej episkopit titullar më të vjeter në hiroteni.
Neni 13.
Sinodhi i Shenjtë mblidhet detyrimisht nji herë në vit dhe jashtëzakonisht sa herë që e lyp nevoja.
Neni 14.
Thirrja dhe caktimi i rendit të ditës, bëhet prej Kryetarit të Sinodhit nji muaj më perpara. Për mbledhje të jashtë-zakonëshme, afati mund të jetë më i shkurtër.
Në qoftë se Kryetari refuzon, për cilëndo arësye, të therrasij mbledhjen e detyrueshme të Sinodhit, ay mblidhet detyrimisht brënda 15 ditëve nga data e kërkesës, kur nji gjë e tillë kerkohet, të paktën prej dy anëtarve të tij me shkresë dhe passi të ketë kaluar afati vjetor i mbledhjes së detyrueshme të sinodhit.
Në qoftë se Kryetari refuzon, për cilëndo arësye, të thërrasij Sinodhin në mbledhje të jashtë-zakonëshme, ay mblidhet detyrimisht kur nji gjë e tillë kërkohet me shkresë, të paktën prej dy anëtarve të tij, brënda nji muaji nga data e shkresës.
Neni 15.
Sinodhi i Shenjtë konsiderohet i mbledhur rregullisht kur ndodhen prezent gjysma plus një e numurit të të gjithë anëtarve.Ay merr vendime të vlefshme me votën e shumicës së thjeshtë t’anëtarve prezent dhe në rast barazije votash, paravlen ana e Kryetarit.
Neni 16.
Kandidatët për Episkope, përveç cilësive që kërkojnë kanonet e Kishës, duhet të jenë të diplomuar prej nji fakulteti theollogjik orthodhoks. Por, në mungesë kandidatësh episkope të diplomuar prej nji fakulteti theollogjik, mund të dorëzohen episkope dhe kandidatë, të cilet nuk kanë nji kulturë të tillë, por që janë dalluar në veprimtari kishtare dhe patriotike dhe janë të aftë si autodidaktë.
Neni 17.
Kryepiskopi dhe episkopët, kur bëhen anëtarë efektive të Sinodhit të Shenjtë, betohen përpara tij me këtë formulë betimi : “ Betohem mbi ndërgjegjen t’ime përpara Perendisë se do te ruaj besnikërine, ndaj dogmave, kanoneve dhe traditave kishtare orthodhokse, ndaj popullit dhe Republikës Popullore të Shqipërisë, dhe ndaj parimeve demokratike të konsakruara me anë të Statutit të saj themeltar.
Neni 18.
Episkope titullarë efektive pa dioqezë ekzistuese, nuk mund të jenë më tepër se një.
Neni 19.
Sinodhi ka nji sekretar të përgjithëshëm të zgjedhur prej tij me propozim të kryetarit, nga i cili dhe dekretohet.
Neni 20.
Çdo botim me përmbajtje fetare kishtare, nuk mund të vihet në përdorim në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pa pëlqimin dhe aprovimin e Sinodhit të Shenjtë.
Neni 21.
Sinodhi i Shenjtë do të punojë për edukimin e klerit dhe të besimtarve, në mënyrë që të luftohen dhe të zhduken supersticionet.
Neni 22.
Asnjë llaik ose murg nuk mund të dorëzohet prift ose dhjek pa patur pëlqimin e Sinodhit të
Neni 23.
Asnjë gradë nderi (ofiq kishtar) nuk mund t’iu jepet priftërinjëve, cilido qoftë aktiviteti i tyre, pa propozim të titullarit respektiv dhe aprovim përkates të Sinodhit të Shenjtë dhë në konformitet me dispozitat përkatëse të Rregullores së Përgjithëshme të administrimit.
K R Y E P I S K O P I
Neni 24.
Kryepiskopi i gjithë Shqiperisë është Kryetari i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Neni 25.
Kryepiskopi është i pari në Jerahët e Kishes Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Mitropolit të Dhioqezës se Tiranës-Durresit.
Neni 26.
Kryepiskopi gëzon të gjitha të drejtat e parapara në kanonet e shenjta, në këtë Statut dhe në Rregulloren e Përgjithëshme të administrimit, si edhe në Ligjën mbi Komunitetet fetare.
Titulli i tij është : “ Kryehirësija e Tij ,Kryetari i Kishës Orthodhokse Autoqefale, Mitropoli i Tiranës-Durrësit dhe Kryepiskopi i gjithë Shqipërisë”.
Kujtimi i tij (fimi) në shërbesat kishtare bëhet konform kanoneve të shenjta dhe zakonit të Kishës s’onë.
Neni 27
Kryepiskopi ka këto detyra :
a) Thërret dhe kryeson organet Qëndrore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
b) Vë në zbatim vendimet e organeve Qendrore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
c) Përfaqëson Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë para Autoriteteve Shtetore dhe kudo që e lyp nevoja,personalisht ose me anë të deleguarish.
ç) Mban lidhjet me kishat e tjera orthodhokse për çështje kishtare nëpërmjet kanalit të parapare nga Ligja mbi komunitetet fetare.
d) Lëshon letra pastoriale për gjithë Kishat Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke i-u permbajtur dispozitave përkatëse të Ligjës mbi Komunitetet fetare.
dh) Dërgon këshilla vëllazërore yerarhëve të kishës dhe pajton mosmarrëveshjet eventuale ndërmjet tyre.
e) Kujdesohet për kryerjen sa më parë të formaliteteve të nevojshme për plotësimin e dioqezave vakante, brënda 40 ditëve.
ë) Viziton në mënyre kolegjiale kur e shikon të udhës jerahët e kishës dhe detyrimisht qëndrat e juridiksionit të dioqezës së tij të paktën një herë ne vit.
f) Dorëzon (hirotonis) bashkë me episkope të tjerë dhe konform kanoneve të shenjta,episkopët.
g) Lëshon qarkoret e emërimit për fronëzimin e episkopëve.
gj) Emëron zëvendës episkopalë të përgjithëshëm provizorë, kur fronet episkopale mbeten vakante, duke i-u përmbajtur dispozitave përkatëse të Ligjës mbi Komunitetet fetare.
h)Afati qëndrimit të nji dioqeze vakante me një zëvendës episkopal të përgjithëshëm provizor, caktohet në Rregulloren e Përgjithëshme të administrimit.
i) Pranon ankesat e paraqitura eventualisht kundër titullarëve të dioqezave dhe disponon për hetime, më anen e një kleriku anëtar të Sinodhit, rezultatin e të cilave i-a parashtron Sinodhit të Shenjtë.
j) Ushtron dhe çdo të drejtë tjetër që i është akorduar me anë kanonesh, ligjesh dhe rregulloresh.
Neni 28.
Përveç sekretarit të përgjithshëm dhe personelit tjetër, i cili parashikohet në Rregulloren e Përgjithëshme t’administrimit me dispozita të posaçme, Kryepiskopi ka dhe një episkop ndihmës, i cili është anëtar i Sinodhit pa mbajtur përgjegjesinë e adminitrimit të ndonjë dioqeze dhe kryen çdo detyrë që i ngarkohet nga Kryepiskopi, duke u titulluar në hymnin e tij si episkop i Apollonisë.
E P I S K O P I
Neni 29.
Episkopi titullar është organi drejtues i një dioqeze dhe gëzon të drejtat e parashikuara nga kanonet e shenjta, nga ky Statut dhe nga Rregullorja e Përgjithëshme e adminitrimit, si edhe nga ligjet përkatëse në fuqi.
Neni 30.
Të drejtat dhe detyrat e episkopit janë :
a) Të drejtojë dioqezën brënda kufijve të caktuar nga kanonet dhe rregullat në fuqi.
b) Të përfaqësoje dioqezën para Autoriteteve Shtetnore locale dhe kudo që e lyp nevoja, personalisht ose me anë të deleguarish prej tij.
c) Të dorëzojë (hirotonisij) prifterinjtë dhe të japi ofiqe klerikale me propozim te tij dhe me pëlqim përkates të Sionidhit.
d) Të heqi vërrejtjen dhe të qërtojë klerike të dioqezes së tij për faje të vogla dhe të pezulloje këta nga funksionet e tyre për faje që përbejnë skandal, deri sa që kjo çështje të shqyrtohet nga gjykata spirituale.
e) Të vizitojë, të paktën, nji herë në vit tërë dioqezen e tij, për të kontrolluar ecjen e punëve kishtare dhe për të dhënë udhëzime përkatëse, duke i bërë nji raport Sinodhit të Shenjtë mbi konstatimet e kryera.
Neni 31.
Episkopi gëzon dhe çdo të drejtë tjetër që i është ngarkuar me anë kanonesh,ligjesh dhe rregulloresh, si edhe ato që do caktohen me hollësisht në Rregulloren e Përgjithëshme t’administrimit.
Neni 32.
Episkopi është i detyruar të qëndrojë vazhdimisht në dioqezë, me përjashtim kur merr pjesë në mbledhjet e Sinodhit të Shenjtë ose në mbledhje të tjera zyrtare, si edhe kur ndodhet me leje.
ZËVENDËSITË MITROPOLITANE DHE EPISKOPALE LOKALE
Neni 33.
Zëvendësija Mitropolitane Lokale është nji rreth administrativ kishtar që përfshinë nji numur famullish të nji dioqeze.
Neni 34.
Kryepiskopi, nën cilësinë e mitropolit të qendrës dhe të titullarit të dioqezës Tiranës-Durrësit, emëron në qendrën e çdo zëvendësije mitropilitane lokale të juridiksionit të dioqezës tij nji zëvendës mitropolitan lokal klerik, i cili administron zëvendësinë mitropolitane lokale n’emër të mitropolit, nën udhëzimet e tij direkte dhe në konformitet me dispozitat e këtij Statuti, të Rregullores së Përgjithëshme të administrimit dhe të ligjevet përkatës.
Në të njëjtën mënyrë veprojnë dhe titullarët e dioqezave të tjera duke emëruar sejcili në qendrën e çdo zëvendësije episkopale lokale të juridiksionit të dioqezës së tij nji zëvendës episkopal loakl klerik i cili administron zëvendësine episkopale lokale në emër të titullarit të dioqezës nënë udhëzimet e tij direkte dhe në konformitet me dispozitat e këtij Statutit, të Rregullore së Përgjithshme të administrimit dhe të ligjevet përkatës.
Nini 35.
Zëvendësi Mitropolitan ose episkopal lokal kryeson mbledhjet e Këshillit Kishtar (Dhimogjerondisë) të qytetit të qendrës së zëvendësisë mitropolitane ose episkopale lokale dhe kujdeset që urdhërat, vendimet dhe dispozitat e autoriteteve kishtare më të larta, si edhe dispozitat ligjore përkatëse, të vihen në zbatim në të gjitha kishat e juridiksionit te tij.
Neni 36.
Zëvendësi mitropolitan ose episkopal lokal ushtron dhe çdo të drejtë që parashikohet në dispozita të veçanta të Rregullores së Përgjithëshme të administrimit.
FAMULLIT DHE FAMULLTARËT
Neni 37.
Famullija është bashkimi kishtar i besnikëve, klerikë dhe llaikë, të fesë së krishtere orthodhokse , që banojnë në nji teritor të caktuar (katund ose qytet).
Neni 38.
Çdo famulli, ka të drejtë të ketë nji ose me shume famulltarë, simbas numurit të besnikëve dhe të kishave të famullisë dhe simbas gjëndjes së sajë ekonomike.
Neni 39.
Famulltarët zgjidhen nga Keshillat kishtare të dala nga gjiri i popullit të çdo famullije dhe aprovohen prej titullarit përkatës. Por në katunde ku grumbullimi i besnikëve bëhet më kollaj, mund të zgjidhet dhe direkt nga populli.
Neni 40.
Në katunde famulltari është kryetar i këshillit kishtar (kujdestarise)
Neni 41.
Famulltari në katunde është përgjegjës për të vënë në zbatim dispozitat e këtij Statuti, të Rregullores së Përgjithëshme të administrimit dhe të Ligjës mbi Komunitetet fetare.
Neni 42.
Kur në nji famulli shërbejnë më tepër se nje famullitarë numuri i familjeve që shërbehen prej tyre,ndahet në proporcion të barabartë.
Neni 43.
Përsa i përket plotësimt të nevojave fetare të kishes,famullitarët janë gjithmonë në dispozicion të titullarve të dioqezave, por për trasferimin e tyre është i nevojshëm aprovimi i këshillave kishtare (Dhimogjerondive).
Neni 44.
Dispozita më të hollësishme mbi famullitë dhe famullitarët caktohen në Rregulloren e Përgjithshëme t’administrimit.
K Ë S H I L L A T K I S H T A R E
Këshilli mikst. Këshilli ekonomik. Këshillat kishtare të Qyteteve dhe të Katundeve.
Këshillat Manasterialë
Neni 45.
Organi më i lartë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për të gjitha çështjet administrative ekonomike, si edhe për çdo çështje tjetër që hyn në sferën e kompetencës së Sionodhit të Shenjtë, është Këshilli Mikst, i përbërë prej titullarëve të dioqezave edzistuese të cilët janë vetvetiu anetarë të tij, dhe prej katër antarësh llaike, një për çdo dioqezë, nën kryesinë e Kryepiskopit, për një periudhë prej katër vjetësh. Episkopi ndihmës merr gjesë në Këshillin Mikst me veti konsultative.
Neni 46.
Mënyra e zgjedhjes së katër antarëve llaikë të Këshillit Mikst si dhe kompetencat dhe të drejtat e tyre, caktohen hollësisht në Rregulloren e Përgjithshme t’administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Për këtë hërë, katër antarë llaikë të Këshillit Mikst,zgjidhen prej Kongresit.
Neni 47.
Këshilli Mikst harton Rregulloren e Përgjithëshme t’administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si edhe Rregulloren mb e klerit,në konformitet me dispozitat e këtij Statuti dhe me dispozitat ligjore në fuqi, duke i’a parashtruar Këshillit Ministerial për aprovim.
Neni 48.
Këshilli Mikst sbqyrton buxhetiu komsumtiv të vitit të kaluar dhe harton buxhetin preventive për vitin e ardhëshëm.
Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë para gjykatave e përfaqson nji antar llaik i Këshillit Mikst i deleguar ad-hok prej tij.
Ky, përveç të drejtave të tjera, ka edhe të drejtën të bëjë pajtime, të deferojë, pranoje ose referojë benë diçizore, si edhe të emëroje përfaqsues ligjorë para gjykatave, me po ato të drejta, ose më të drejta më të pakta.
Neni 49.
Këshilli Mikst i thirrur prej Kryetarit, mblidhet zakonisht një herë në vit dhe jashtëzakonisht sa herë e lyp nevoja.
Ay merr vendime me shumicë të thjeshtë votash dhe konsiderohet i mbledhur rregullisht kur ndodhen prezent, përveç kryetarit, dhe katër anëtarë, në proporcion dy klerikë dhe dy lleikë.Në rast barazje votash, paravlen ana e Kryetarit.
Neni 50.
Këshilli Mikst mund të modifikoje nënë të ketij Statuti që nuk u referohen dogmave, kanoneve dhe traditës së shenjtë : gjithashtu mund të bëjë disa shtesa nenesh. Por, për te qënë këto modifikime dhe shtesa të vlefëshme, duhet nji kuorum të paktën prej 7 antarësh dhe nji vendim i marrur, të pakten, prej 6 (gjashtë) antarësh.
Neni 51.
Pranë Kryesisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë funksionon nji Këshillë Ekonomik i Përhereshëm, i përbërë prej Kryepiskopit dhe katër anëtarësh, në proporcion një klerik, dhe tre llaikët nga një per çdo dioqezë, nën kryesin e Kryepiskopit.
Neni 52.
Këshilli Ekonomik është organ i Keshillit Mikst për administrimin ekonomik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë vitit financiar dhe përgjegjës përpara tij.
Antarët e Këshillit ekonomik zgjidhen prej Këshillit Mikst për nji periudhe prej katër vjetësh.
Këshilli Ekonomik konsiderohet i mbledhur rregullisht kur, përveç kryetarit, ndodhen prezent dhe tre anetar.
Ay merr vendime të vlefshëme me shumicën e tre anëtarve prezent.
Neni 53.
Kompetencat dhe detyrat e Këshillit ekonomik, caktohen shprehimisht në Rregulloren e Përgjithshme t’edministrimit.
Neni 54.
Funksionet e sekretarit të Këshillave Mikst dhe ekonomik, i kryen sekretari i përgjithshëm i sinodhit.
Neni 55.
Komuniteti Orthodhoksë i çdo qyteti zgjedh nji këshillë kishtare lokale ( Dhimigjerondi), e cila kryesohet prej zëvendësit mitropolitan ose episkopal lokal dhe administraton famullinë ose famullitë e qytetit dhe pasuritë e tyre të lujtëshme dhe te lujtëshme. Në këtë Këshillë merr pjesë dhe nji famulltar me të drejtë vote, i deleguar prej klerit t’atij qyteti.
Këshilli kishtar i qytetit mund të zgjidhij nga ose jasste ajirit te tij dy deri tre kujdestare për çdo kishe të qytetit, të cilët janë përgjegjës përpara tij dhe administrojne kishen n’emër te tij.
Neni 56.
Në çdo kantunh zgjidhet nji këshillë kishtare ( kujdestari), e përberë prej dy deri katër antarësh llaikë, nën kryesinë e famulltarit, e cila administron kishën ose kishat e katundit dhe pasuritë e tyre të luajtëshme dhe të pa-luajteshme.
Neni 57.
Çdo manastir drejtohet dhe administrohet nga nji këshill manastirjale (igumenijale) nënë dryesinë e nji igumeni ose administratori klerik, të emëruar nga titullari dioqezës, e cila këshillë është përgjegjëse përpara organeve ekonomike të qendrës dhe titullarit të dioqezës respektive, për administrimin e pasurisë së lujtëshme të manastirit si dhe për mirë mbajtjen e tij.
Neni 58.
Në këshillat kishtare kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen gjithë banorët orthodhoksë të Republikës Popullore të Shqipërisë që kanë mbushur moshën ligjore.
Neni 59.
Mënyra e zgjedhjeve s’antarve kishtare të qyteteve (Dhimogjerondive), t’antarve të Këshillave, kishave të katundeve (kujdestarve dhe të antarve të këshillave manasterjale (igumenjale), si edhe kompetencat dhe detyrat e tyre, përcaktohen me dispozitat të posaçme të Rregullores së Përgjithëshme t’administrimit, në konformitet me frymën e ketij Statuti dhe dispozitat ligjore në fuqi.
PASURITË KISHTARE
Neni 60.
Të gjithë pasuritë që u përkasin: Kryepiskopatës, episkopatave, zëvendësive mitropolitane, ose episkopale lokale, famullive dhe manastireve, përbejnë pasurinë kishtare.
Neni 61.
Pasuritë që disponojnë kishat e komuniteteve orthodhokse të qyteteve dhe të katundeve, janë pasuri të tyre dhe administrohen në kenformitet me dispozitat e Rregullores në fuqi. Kjo vlen edhe përsa u përket pasurive që disponojnë manastiret.
Neni 62.
Nga pikpamja e destinimit të saje, pasurija kishtare dallohet në pasuri gjërash të shenjta dhe në pasuri të zakonëshme.
Pasuri gjërash të shenjta është ajo që përbëhet prej gjërash dhe objektesh të destinuara për kultin hyjnor. Këto s’mund të shiten, por mund të dhurohen me vendim të këshillave kishtare.
Pasuri e zakonëshme është ajo që përbëhet prej mjetesh, me anën e të cilave mbahet kisha dhe personeli sherbyes.
Neni 63.
Shtimi, shitja dhe administrimi i pasurise kishtare, kontrolli dhe verifikimi i saj, bëhet në konformitet me dispozitat ligjore përkatëse dhe dispozitat e posaçme të Rregullores së përgjithshme të administrimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
MBI T’ ARDHURAT DHE SHPENZIMET
Neni 64.
Shpenzimet për mbajtjen e kultit, përballohen nga kontributet vetedashëse të besnikëve dhe nga t’ardhurat e vetë kishës ose manastiri t ndërsa rrogat e meshtarve dhe të nënpunsave si dhe shepenzimet e ndryshme në qendrat e dioqezave dhe zëvendesit e tyre mvartese, përballohen nga t’ardhurat kishtare dhe nga subvensioni eventual të Shtetit.
Neni 65.
Pranë Kryesisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë krijohet “Fondi i Sigurimit të Klerit” i cili ka për qëllim të siguroje të gjithë klerikët e Shqipërisë në raste paafatësije per të kryer misionin daljeje në pension, si edhe familjet e tyre në raste vdekjeje.
Neni 66.
Fondi i sigurimit të klerit drejtohet dhe administrohet nga Këshilli Mikst në bazë të dispozitave të një rregulloreje të posaçme të hartuar nga Këshilli Mikst, konformë dispozitave ligjore perkatëse.
PREGATITJA E KLERIT, KONFERENCAT, DHE BOTIMET
Neni 67.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, duhet të mbajë shkolla fetare për pregatitjen e funksionarve të sajë fetare.
Neni 68.
Dispozitat mbi organizimin e një shkolle të mesme fetare dhe mbi programet e funksionimit të sajë, caktohen në nji rregullore të veçantë të hartuar nga Sinodhi i Shenjtë dhe t’aprovuar nga Këshilli Ministerial.
Neni 69.
Për prefeksionimin e prifterinjeve në kryerjen e misionit kishtar dhe per t’i u dhënë këtyre skjarime rreth problemeve aktuale që i referohen aktivitetit dhe rolit të Kishes për të mirën e shoqerisë dhe të popullit, zhvillohen herë mbas herë konferenca, të cilat kryesohen nga vetë titullari ose nga nje i deleguar i tij, ose nga zëvendësi i tij lokal i autorizuar posaçërisht, por gjithmonë nënë përgjegjsinë direkte të titullarit.
Neni 70.
Për zhvillimin e konferencave, duhet të kërkohet më parë leja perkatese nga ana e Autoritete kompetentë në konformitet me dispozitat ligjore në fuqi mbi mbledhjet publike.
Neni 71.
Pranë Kryesisë së Kishës duhet të botohet nji revistë fitare e përmuajlhme, me përmbajtje të dobishme për Kishën, klerinë dhe populli
Konditat e funksionimit dhe të organizimit të revistës fetare, caktohen hollësisht në Rregulloren e Përgjithshme t’administrimit.
Neni 72.
Në botimet e revistës fetare, do të respektohen dispozitat përkatëse të ligjës mbi komunitete fetare.
MASA DISIPLINORE
Neni 73.
Në qendrën e çda dioqeze funkionon nji gjykatë spirituale, e përbërë prej titullarit të dioqezës si kryetar dhe dy klerikëve graduatë si anetarë, për të gjykuar në formë të prerë, brënda 30 ditëvet nga data e kryerjes së fajit, të gjithë klerikët e jurisdiksionit të dioqezës, për faje të lehta gjer në 15 ditë argji, me ose pa prerje rroge, dhe per faje që përbëjnë skandal gjer në një muaj me ose pa prerje rroge.
Proçedura që do të ndiqet për gjykimin e këtyre fajeve, caktohet në Rregulloren e Përgjithshme.
Neni 74.
Për të gjitha fajet dogmatike, dhe kanonike dhe shkeljet disiplinore që e kalojnë kondetencën e gjykimit dhe ndeshkimit nga ana e titullarit, është kompetent Sinodhi i shenjtë, i cili gjykon dhe vendos në forme të prerë mbi fajet e përmendure si për anëtarët e tij ashtu edhe për çdo klerik ose murg.
Neni 75.
Kur një antar i Sinodhit gjykohet për çdo faj të tillë ay vetë nuk merr pjesë si antar i Sinodhit. Mbi këtë flitet më hollësisht në rregullore.
Neni 76.
Për çdo llojë ndëshkimi, vendimet e Sinodhit mirren me shumicë të thjeshtë votash.
Neni 77.
Kryetari i Sinodhit, ose Sinodhi, kur kryetari është vete i akuzuar pezullon me nji herë nga funksionet e tij çdo funksionar të Kishës, klerik dhe llaik, kur nji gjë e tille kërkohet nga autoritetet kompetentë të shtetit për shkelien të dispozitave të nenit 15 të ligjës mbi Komunitetet fetare.
Neni 78.
Vendimet e Sinodhit për masa disiplinore, do t’i u konfermohen dispozitave përkatëse të nenit 14 të Ligjës mbi komunitetet fetare.
Neni 79.
Çdo klerik i katherizuar (epriftëruar) me vendim të Sinodhit detyrohet të heqi uniformen fetare dhe ndalohet të kryejë sherbime fetare.
Neni 80.
Mënyra e proçedurës së gjykimit të çështjeve disiplinore, që i referohen kompetencës së Sinodhit si edhe dispozita të tjera përkatëse caktohen hollesisht në Rregulloren e Përgjithëshme të administrimit.
MBISHKRIMET SHENJAT SIMBOLIKE DHE VULAT PERDORIM
Neni 81.
Kisha Orthodhokse Autoqefale ǝ Shqipërisë ka këto mbishkrime :
a) Për Kryesinë : “ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Kryesija e sinodhit të shenjtë”.
b) Për diqoezat: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,episkopata e ……………”
c) Për zëvendesite mitropolitane ose episkopale lokale : “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë;Mitroqolija,ose episkopata e................ zëvendësija Mitropolitane ose episkopale lokale e...............................”
Neni 82.
Kisha Autoqefale e Shqipërisë si shenjë simbolike ka : “Mitren episkopale me kryq”.
Neni 83.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka në përdorim këto vula :
a) Për Kryerjen e Kishës: “ R.P.SH. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kryepiskopata”.
b) Për episkopatat: “ R.P.SH. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Episkopata e .........”.
c) Për zëvendësite mitropolitane lokale mvartese të Kryepiskopatës : “R.P.SH. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, zëvendësija mitroplitane lokale e ..........”.
ç) Për zëvendësitë episkopale loakle mvartese të episkopatave : “ R.P.SH. Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, zëvendësija episkopale lokale e ...........”.
d) Për të gjitha famullitë : “ R.P.SH. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë :
Famullija e ...................”.
dh) Për të gjitha manastiret: “R.P.SH. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,
Manastiri i .......................”.
Neni 84.
Vulat e përmenduara me gërmat a, b, c, ç, d, dh, te nenit 83, kanë në mes nji kryq.
DISPOZITA TË PËRGJITHËSHME DHE TRANZITORE
Neni 85.
Në mungesë episkopesh titullarë, në krye të nji dioqeze mund të në të njëjtën mënyre nji klerik i dalluar, me titull: “Zëvendës episkopal i përgjithshëm”, i cili përsa kohë që administron dioqezën vakante, ka po ato të drejta që ka edhe nji episkop titullar, si dhe të njejtën të drejtë antarsije në Sinodhe, me përjashtim t’atyre kompetencave që i përkasin ekskluzivisht gradës episkopale. Edhe ky jep të njëjtin betim përpara Sinodhit të Shenjtë.
Neni 86.
Me plotësimin ǝ nji dioqeze vakante me anën e nji episkopi titullar, zëvendësi episkopal i përgjithshëm i saj, e humbet të drejtën e administrimit, të diqoqezës së plotësuar, por mbetet anëtar i rregullt i Sinodhit dhe në dispozicion të tij, me votë konsultative.
Neni 87.
Anëtarët e Sinodhit, për çdo rast largimi nga funksionet e tyre gëzojnë të drejta e pensionet,me përjashtim të rastit kur këta pushohen për faje dhe veprimatri anti-kishtare dhe anti-patriotike.
Neni 88.
Gjatë vitit, për çdo çështje që nuk lypin mbledhje të jashtëzakomëshme të Sinodhit dhe Këshillit Mikst, Kryepiskopi mund të kërkojë mendimin dhe pëlpimin e anëtarëve të type me correspondence.
Personeli I Kryepiskopatës dhe i episkopatave, si edhe detyrat e tija, caktohen me dispozita të vaçanta të Rregullores së Përgjithëshme të administrimit
Neni 89.
Për caktimin e rregullave të funkionarva dhe Nënpunsave të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,ndiqet kriteri që ndiqet edhe për funksionarët dhe nënpunesit e Shtetit, në konformitet me dispozitat ligjore përkatëse.
Neni 90.
Në rast mbledhjeje, anëtarëve të këshillave ju paguhen djeta në konformitet me dispozitat ligjore përkatëse. Për anëtarët e këshillave që mund të mons kenë ndonië nënpunësi, dietat caktohen nga Kryesija e Kishës, nëse nuk ekziston ndonjë dispozitë ligjore për dietat e kësaj kategorije
Neni 91.
Për sigurimin e jetesës së jerarhëve, që nuk gezojne të drejtë pensioni. Kisha nuk merr ndonjë angazhim, në qoftë se këta nuk shkojne në një nga manastiret që u cakton Sinodhi i Shenjtë.
Neni 92.
Ky statut, i përpiluar në bazë të parimeve dhe të dispozitave të përgjithëshme në kanonet e Kishës dhe në konformitet me dispozitat përkatëse të Statutit Themeltar të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të Ligjës mbi Komunitetet fetare, për të përcaktuar mënyrën simbas të cilës Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë rregullon, drejton, dhe adminitron çështjet e sajë fetre, ështo dhe metet i detyruarshëm për krejt Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, passi më parë t’aprovohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
_____________________
Ky Statut asht aprovuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor
Me Dekret Nr. 1065 date 4 Maj 1950.
Sekretari Kryetari :
(Sami Baholli) d.v. (Dr. Omer Nishani). d.v.
©GC