Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

Statuti i Kishës Katolike të Shqipërisë

(Dekret Nr. 1322, Tiranë, 30 korrik 1951).

 

Neni 1

Kisha katolike e Shqipërisë ka karakter nacional, është person juridik dhe përfshinë në gjirin e saj të gjithë besimtarët katolik në Shqipëri. Ajo frymëzohet nga parimet fetare të kishës Katolike të botërore që është themeluar nga Jezu krishti ndën kruesinë fetar të Papës, pasardhës i apostullit Pjetër.

            Ajo nuk mban me papën asnjë marrëdhënie organizative, ekonomike ose politike.

Neni 2

            Qëllimi i Kishës Katolike të Shqipërisë ka për object lumnin e jashtme të Zotit, shëlbimin e shpirtrave dhe mirëqenijen lanuore të popullit.

Neni 3

            Krahas me zhvillimin e ndjenjave fetare, funksionarët e Kishës Katolike të Shqipërisë do të zhvillojnë ndër besimtarët edhe ndjenjat e besnikërisë ndaj Pushtetit të Popullit, Republikën popullore të Shqipërisë, ndjenjën e atdhedashurisë të paqes dhe të mirëqenjes.

Neni 4

Juridiksioni i Kishës Katolike të shqipërisë shtrihet në të gjithë territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë ku ka besimtarët e vet. Funkcionarët dhe personeli i saj duhet të jenë shtetas të Republikës Popullore të Shqipërisë, të ndershëm, besnikë të popullit e të atdheut dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat civile. Kishterët përbëjnë pjesën drejtonjëse dhe llaikët përbëjnë pjesën e besimtarëve të Kishës katolike të Shqipërisë.

Neni 5

            Kisha Katolike e Shqipërisë përdorë si gjuhë zyrtare gjuhën shqipe dhe n’ushtrimin e kultit për ritin latin përdorë gjuhën latine.

            Në veprimtarinë e saj Kisha Katolike e Shqipërisë i nënshtrohet si ligjës së Zotit ashtu edhe ligjeve të Republikës Popullore të Shqipërisë.

            Kisha Katolike i nënshtrohet edhe Kodit Kanonik të Kishës së përbotshme për deri sa dispozitat e këtij Kodi nuk vijnë në kundërshtim me ligjet e Republikës Popullore të Shqipërisë, me rendin publik dhe me zakonet e mira.

Neni 7

Kisha Katolike e Shqipërisë drejtohet si në pikëpamje fetare ashtu edhe në pikëp[amje administrative prej episkopatit Katolik Shqiptar. Episkopati Katolik Shqiptar prëbëhet prej ordinarëve të dioqezave që ekzistojnë në Republikn Popullore të Shqipërisë, është organi drejtues më i lartë për të gjitha punët e kishës katolike të Shqipërisë dhe është përgjegjës pranë shtetit për të gjitha çështjet e Kishës Katolike të Shqipërisë. Në krye të Episkopatit Katolik Shqiptar qëndron Ordinari i Arqipeshkvnisë Metropolite të Shkodrës, i cili është i pari në gjerarkët e Kishës Katolike të Shqipërisë dhe e ka qendrën e vet në Shkodër.

Neni 8

Episkopati Katolik Shqiptar ka këto të drejta dhe detyra:

a)     Të ruajë të paprekshëm unitetin dogmatic, zakonet dhe traditat e shenjta të Kishës Katolike të Shqipërisë.

b)     Të ruajë të paprekshëm unitetin e kishës Katolike të Shqipërisë dhe karakterin e saj nacional.

c)     Të drejtojë dhe të administrojë dioqezat e Kishës Katolike të Shqipërisë.

ç)   Të kujdeset për pregatitjen e klerit katolik me anën e Seminarëve që krijohen dhe  

      administrohen në bazë të rregulloreve që aprovohen nga Këshilli i Ministrave të 

      Republikës Popullore të Shqipërisë.

d)     Të përpilojë buxhetin e Kishës katolike dhe të miadministrojë pasurinë e sajë.

dh) Qeverija e Republikës Popullore të Shqipërisë e subvencionon Kishën katolike të

      Shqipërisë në bazë të kërkesave të Episkopatit Katolik dhe të mundësive që ka   

      Shteti.

e)     Episkopati kujdeset për botimin e letrave pasiorale, revistave dhe librave fetare për pregatitjen e Klerit Katolik, conform dogmave dhe kanoneve të shënjta të Republikës Popullore të Shqipërisë.

f)      Episkopati emëron arqipeshkvit, ipeshkvit dhe funkcionarë të tjerë fetarë, të cilët me aprovimin e tij aprovohen nga Këshilli i mMinistrave të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Dorëzimi i ipeshkvet ose arqipeshkve të rinj bëhet nga arqipeshkvi ose ipeshkvi që autorizohet nga Episkopati Katolik Shqiptar në bazë të dogmave fetare dhe me aprovim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Neni 9

Kisha Katolike e Shqipërisë përbëhet nga këto dioqeza:

a)      Arqidioqeza e Shkodrës me në krye një arqipeshkëv metropolit me qendër në Shkodër.

b)     Arqidioqeza eDurrësit me në krye një arqipeshkëv me qendër në Durrës.

c)     Dioqeza e Lezhës me në krye një ipeshkëv me qendër provizore në Kallmet, sufragan i arqidioqezës së Shkodrës.

d)     Dioqeza e sapës me në krye një ipeshkëv me qendër në Nenshat, sufragan i arqidioqezës së Shkodrës.

e)     Dioqeza e Fultit me në krye një ipeshkëv me qendër në Kodër të Shën Gjergjit, sufragan i arqidioqezës së Shkodrës.

f)      Abacija e Nullius e Mirditës me në krye një ipeshkëv me qendër në Orosh.

Në mungesë të arqipeshkëve dhe të ipeshkëve, në krye të arqidioqezave dhe dioqezave qëndrojnë Vikar Kapitullarët. Arqidioqezat dhe dioqezat drejtohen dhe administrohen prej ordinarëve të tyre të cilët kanë nën juridikcion të gjithë kishtarët katolikë që ushtrojnë funkcionet e tyre mbrenda dhe mbrënda territorit të dioqezës.

Neni 10

Ordinari i arqipeshkvnisë metropolite të Shkodrës si gjerarku më i lartë i Kishës Katolike Shqiptare dhe drejtonjës i Episkopatit mund të caktojë që të mbledhet Episkopati ose funkcionarë të tjerë të klerit katolik, sipas rasteve, për të shqyrtuar çështjet e mbrëbdëshme dhe të jashtme të Kishës në përgjithësi dhe të dioqezave veçanërisht duke ju përmbajtur rregullave kanonike dhe ligjeve shtetërore në fuqi. Ai nuk mund të marri vendime me rëndësi për mbarë Kishën katolike të Shqipërisë ose masa disiplinore fetare kundra kishtarëve që nuk janë nën juridiksionin e tij ipeshkvnuer. Vendimet me rëndësi për mbarë Kishën katolike të Shqipërisë mund të merren vetëm me pëlqimin e Episkopatit. Ai përfaqëson Episkopatin para administratës shtetërore.

Neni 11

Arqipeshkvi metropilitë dhe në mungesë të tij ipeshkvi i zgjedhun nga Eppiskopati, mund të mbajë n’emër të Episkopatit, lidhje me komunitete fetare ose institucione zyrtare që e kan qendrën jashtë Republikës Popullore të shqipërisë. Këto lidhje nuk mund të kenë karakter mvarësie dhe nënshtrimi organizativ, ekonomik ose politik, atom und të kenë vetëm karakter koordinimi për çështje fetare dhe kryhen me anën e kanaleve zyrtare të Republikës Popullore të Shqipërisë, konform nenit 25 të dekretligjës Nr. 743 datë 27.II.1949 mbi Komunittet Fetare.

Neni 12

Ipeshkvit residencialë ose në mungesë të tyre Vikar kapitullarët kanë këto të drejta dhe detyra:

a)     Të drejtojnë dhe t’administrojnë dioqezat e tyre.

b)    Të konsakrojnë meshtarë sipas kanoneve të shënjtë dhe ligjeve në fuqi.

c)    Të mbledhin sinoda dioqeziane në të cilat shqyrtohen problem të veçanta të Klerit e të besimtarëve të dioqezës.

d)    Të kujdesen për të gjitha çështjet fetare të dioqezës së tyre.

e)    Të emërojnë e të transferojnë famullitarët mbrënda dioqezës mbasi të kenë marrë pëlqimin e Këshilltarëve dioqezianë.

Neni 13

Ipeshkvit dhe në mungesën e tyre Vikar-Kapitullarët kan kurjen dioqeziane e cila përbëhet prej atyre personave që u ndihmojnë në drejtimin dhe administrimin e mbarë dioqezës dhe që janë: Vikari i Përgjithshëm, Kancelari, Këshilltarët, Sekretari dhe zyrtarët e tjerë të kancelaris të zgjedhur nga ipeshkvi.

Neni 14

Çdo dioqezë ndahet në famullina. Në krye të famullis është famulitari të cilit i është besuar famulija dhe që mvaret prej ordinarit të vëndit.

Neni 15

Famullitari mbasi të marri zotnimin kanonik, në famullin e vet gëzon të gjitha të drejtat dhe ngarkohet me detyrat që parashikohen si nga traditat kishtare ashtu edhe nga ligjët e Republikës Popullore te Shqipërisë.

Neni 16

Famullitari e ka juridikcionin e vet mbrenda për mbrenda famullis së tij dhe mbi pjesëtarët e famullis kudo që gjënden. Në ndonji famulli tjetër ai nuk mund të ushtrojë juridiksionin e vet përveç se me autorizimin e ordinarit dhe në disa raste edhe vetëm me lejën e famullitarit të vendit. Kur një famulli ka më tepër se një kishë shërbimi kishtar mund të kryhet nga një meshtar me titull rrektor. Në rast se famullija mbetet pa titular në vëndin e tij caktohet një meshtar tjetër me të drejta dhe detyra të barabarta të një titullari. Famullitari ka për detyrë: të meshojë, të bekojë, të predikojë ungjillin dhe të kryejë çdo shërbim fetar sipas dogmave dhe kanoneve të shenjta dhe ligjeve shtetërore në fuqi.

Neni 17

Funksionarët fetarë kur emërohen sipas dispozitave të këtij Statuti duhet të bëjnë dëshmin e fesë. Celibate ësht i detyrueshëm për të gjithë klerikët që janë “in sacris”.

Neni 18

Në Kishën katolike të Shqipërisë bëjnë pjesë rregulltarët meshkuj dhe femra. Qëllimi I këtyre është shejtnimi i vetvehtes dhe ardhja në ndihmë kishës për kryerjen e shërbimeve të sajë. Këta veprojnë në bazë të rregulloreve të tyre t’aprovuara nga autoriteti kishtar dhe Këshilli i Ministrave. Rregulltarët franceskan që ushtrojnë shërbimin fetar ndër dioqezat e ndryshme, transferohen ndër famullirat e veta në bazë të të njëjtës procedurë si për të gjith famulltarët e tjerë të Kishës Katolike.

Neni 19

Të gjitha pasuritë që u përkasin arqidioqezave, dioqezave dhe famullive përbëjnë pasurinë kishtare. Pasuria kishtare ndahet n’atë të kultit dhe ordinare. Pasurija e kulti përfshin ato gjëra që janë caktuar në kultin hujnuer. Pasurija ordinare përfshin të gjitha mjetet me anën e të cilave mbahet kasha dhe personelin shërbyes. Shtimi, tjetërsimi dhe administrimi i pasuris kishëtare, kontrolli dhe verifikimi i sajë bëhen në konformitet me dispozitat ligjore në fuqi dhe dispozitat e posaçme të rregullores mbi administrimin e pasurisë së Kishës Katolike të Shqipërisë që aprovohet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 20

Shpenzimet për mbajtjen e kultit dhe për kryerjen e funksioneve fetare përballohen nga kontributet vetëdashëse të besnikve, nga t’ardhurat e pasuris kishtare dhe nga subvencioni eventual i shtetit.

Neni 21

Ipeshkvit në dioqezën e tyre gjykojnë të gjitha fajet dogmatike dhe kanonike të kryera nga klerikët dhe personeli ndihmës duke i dënuar këta me dënime disiplinore me karakter fetar siç janë qortimi, pezullimi nga funksioni fetar dhe degradimi, në konformitet me kanonet e shejta dhe me nenin 14 të dekret ligjës mbi Komunitetet fetare.

Neni 22

Kisha Katolike e Shqipërisë ka këto mbishkrime:

a)     Për Episkopatin: Episkopati i Kishës Katolike të Shqipërisë.

b)     Për Arqidioqezën e Shkodrës: Kurja Arqipeshkvnore metropolitane e Shkodrës.

c)     Për Arqidioqezën e Durrësit: Kurja Arqipeshkvnore e Durrësit.

ç)   Për dioqezat: Kurja Arqipeshkvnore e ……… ..

d)     Për Abacin Nullius të Mirditës: Kurja e Abacis Nullius të Mirditës.

dh) Për dekanate: Dekanati i ….

e)     Për Famullina: Famullija e ……..

Neni 23

Kisha Katolike e Shqipërisë ka këto shënja simbolike.

a)     Për kurjet arqipeshkvnore dhe ipeshkvnore : Kryq, mitër dhe pastorale.

b)     Për ipeshkvit personalisht: Stema e vula që ndryshon sipas ipeshkvit.

c)     Për Dekanatet e famullina: Kryq ose ftyra e pajtorit.

Neni 24

Kisha Katolike e Shqipërisë ka për çdo arqidioqezë, dioqezë, dekanat dhe famulli vulat korisponduese me mbishkrimet që përmenden në nenin 22.

Neni 25

Ky Statut I hartuar dhe aprovuar nga mbledhja e përgjithëshme të Klerit Katolik Shqiptar bërë më datë 26 6 1951 në Kurjen e Arqipeshkvis Metropolitane të Shkodrësnë bazë të parimeve dhe dispozitave të përgjithëshme që përmenden në të drejtën kanonike dhe në konformitet me dispozitat përkatëse të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të Dekret ligjës mbi komunitetet fetare për të caktuar mënyrën simbas të cilës Kisha Katolike e Shqipërisë rregullon, drejton dhe administron çështjet e saja fetare, hyn në fuqi mbasi t’aprovohet nga Presidiumi i Kuvëndit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Ky Statut u aprovua nga Presidiumi I Kuvëndit Popullor me dekretin Nr. 1322 datë 30 korrik 1951.

Për Presidiumin e Kuvëndit Popullor

Të republikës Popullore të Shqipërisë

Sekretari:                                                                                         Kryetari:

      Sami Baholli d.v.                                                           Dr. Omer Nishani d.v.

 

©GC

Trascina file per caricare