Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

LIGJ Nr.10 058, 22.1.2009, PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA”

Në mbështetje të neneve 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6034, datë 29.1.2009  të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Marrëveshje

ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës botërore bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, bazuar në parimet e lirisë së ndërgjegjes dhe të besimit fetar, të sanksionuara e garantuara në nenet 10 e 24 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj, si dhe në ligjet e tjera në fuqi (më poshtë sipas rastit do të citohen Kushtetuta, ligjet dhe/ose legjislacioni në fuqi), lidhin marrëveshjen si më poshtë (më poshtë do të citohet “Marrëveshja”).

Kreu I

Dispozita të përgjithshme

Neni 1

Objekti

Kjo Marrëveshje rregullon çështje të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në të mirë të secilit dhe të të gjithëve, mbi bazën e parimeve kushtetuese që garantojnë lirinë e shfaqjes dhe të ushtrimit të besimit fetar, si dhe të dëshirës së përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar marrëdhëniet e ndërsjella.

Neni 2

Kuptimi

Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe organizimi i individëve që shfaqin e shprehin të njëjtat bindje e besime fetare dhe janë të regjistruar në regjistrat përkatës të bashkësive.

Neni 3

Qëllimi

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është:

a) të garantojë realizimin e të drejtave të sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi në lidhje me lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë;

b) të njohë e të garantojë respektimin e të drejtave të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, të institucioneve dhe strukturave të saj, si dhe të personave juridikë të themeluar prej saj, për të zhvilluar lirisht misionin e saj fetar, edukativ, bamirës;

c) të njohë dhe të garantojë paprekshmërinë e institucioneve të kultit, për aq sa veprimtaria e tyre nuk vjen në kundërshtim me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë, si dhe me Kushtetutën e ligjet në fuqi;

d) të garantojë lirinë e individit për të zgjedhur ose ndryshuar fenë, për ta shfaqur atë individualisht ose kolektivisht në institucionet fetare ose jashtë tyre, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve fetare;

e) të sigurojë lirinë e individit për të mos u ndaluar dhe as detyruar të bëjë pjesë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ose të marrë pjesë në praktikat, ritet dhe në strukturat drejtuese të saj.

Me anë të kësaj Marrëveshjeje, palët angazhohen në sigurimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo liri nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligj, përbëjnë masat e nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit, të shtetit, të shëndetit e moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Neni 4

Zbatimi i Marrëveshjes

1. Kjo Marrëveshje i shtrin efektet mbi të gjitha organet dhe institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me fenë, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, si dhe me institucionet dhe personat juridikë të themeluar prej Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

2. Individët ose grupimet e tyre përfitojnë nga të drejtat e parashikuara nga kjo Marrëveshje, kur marrin pjesë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane ose në praktikat e saj.

Neni 5

Parime të përgjithshme

1. Shteti respekton dhe mbron bashkëjetesën fetare.

2. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë të organizohet dhe të realizojë misionin e saj në mënyrë të pavarur nga shteti, duke respektuar parimin e laicitetit të shtetit, Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Neni 6

Bashkërendimi me organet shtetërore

1. Komiteti Shtetëror për Kultet përfaqëson shtetin në marrëdhëniet e ndërsjella me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, e cila bashkëpunon me Komitetin për realizimin e komunikimit aktiv të bashkësisë me organet dhe institucionet shtetërore.

2. Në marrëdhëniet me organet dhe institucionet shtetërore, Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfaqësohet nga organet e caktuara prej saj, si dhe përdor vulën dhe shenjat e saj identifikuese.

Kreu II

Organizimi dhe personaliteti juridik i bashkësisë fetare

Neni 7

Bashkësia fetare dhe personat juridikë

1. Shteti njeh dhe respekton personalitetin juridik të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të regjistruar në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe me këtë Marrëveshje, si edhe të gjitha veprimet e deritanishme të kryera prej saj, për aq sa ato nuk vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin.

2. Shteti shqiptar njeh dhe mbron të drejtat e veprimtarisë së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

3. Kryegjyshata Botërore Bektashiane e ka selinë në Tiranë, kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë.

4. Kryegjyshata Botërore Bektashiane është organizuar në bazë të statutit të saj, miratuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ajo ka degët e saj brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të cilat drejtohen nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, kreu i së cilës është Kryegjyshi Botëror.

5. Themelimi, struktura, organizimi, objekti i veprimtarisë, administrimi, rregullimi dhe mbarimi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane si person juridik realizohen në përputhje me rregullat e traditat e Kryegjyshatës, me këtë Marrëveshje dhe me legjislacionin në fuqi.

6. Shteti i njeh Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të drejtën për të krijuar institucione e struktura me karakter fetar ose jofetar, të cilat e fitojnë ose e kanë statusin e personit juridik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

7. Institucionet e strukturat e krijuara nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane mund të ushtrojnë çdo lloj veprimtarie shoqërore, arsimore, shëndetësore e ekonomike, në përputhje me rregullat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon ndërmjet të tjerave edhe me pajisjen me licenca dhe lejet përkatëse.

8. Kryegjyshata Botërore Bektashiane, me vullnetin e saj të lirë, mund të krijojë bashkime fetare, nëpërmjet bashkimit të dy ose më shumë bashkësive, me qëllim që të realizohen synimet e përbashkëta. Këto bashkime, edhe nëse nuk regjistrohen si persona juridikë, njihen nga shteti pas depozitimit të aktmarrëveshjes për krijimin e tyre, në Komitetin Shtetëror për Kultet.

9. Kryegjyshata Botërore Bektashiane, si dhe organizatat e tjera që krijon për ushtrimin e veprimtarisë së saj, në të gjitha format e ligjshme të organizimit të tyre, janë persona juridikë jofitimprurës.

Neni 8

Personaliteti juridik i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

1. Kryegjyshata Botërore Bektashiane njihet si person juridik me vendim të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në dokumentet e mëposhtme:

a) Kërkesa për regjistrimin e personit juridik, paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane;

b) Akti i themelimit të personit juridik, i firmosur nga përfaqësuesi ligjor i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, sipas rregullave të saj, ku, ndërmjet të tjerave, përcaktohen selia, natyra dhe objekti i veprimtarisë.

c) Statuti i personit juridik, sipas rregullave të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku, ndërmjet të tjerave, përcaktohen struktura e organizimit të Kryegjyshatës, organet, drejtuesit dhe funksionarët, si dhe mënyra e emërimit dhe e zgjedhjes së tyre, përfaqësuesit ligjorë të saj, detyrat dhe kompetencat përkatëse, burimet e financimit dhe mënyrat e mbarimit të personit juridik.

d) Mendimi i dhënë nga Komiteti Shtetëror për Kultet, i cili konfirmon njohjen e misionit fetar të kërkuesit.

2. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, të shoqëruar me dokumentet e sipërpërmendura, bën njohjen e personit juridik dhe regjistrimin e tij, nëpërmjet vendimit përkatës.

Neni 9

Afati dhe territori i veprimtarisë së personave juridikë të bashkësisë fetare

Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe personat juridikë të krijuar prej saj, mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre me afat të pakufizuar, në një pjesë ose në të gjithë territorin, si dhe për ushtrimin e lirisë së besimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, sipas përzgjedhjes së vetë bashkësisë.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane pranon detyrimin e rregulluar me statutin e saj dhe rregulloren e brendshme që brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, shërbesat fetare të kryhen në gjuhën shqipe, si dhe titullarët e zgjedhur për drejtimin e bashkësisë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të jenë me kombësi shqiptare dhe me moral atdhedashës.

Neni 10

Parimet e organizimit dhe të veprimtarisë së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

1. Palët angazhohen për respektimin e parimeve kushtetuese mbi të cilat ndërtohet kjo Marrëveshje dhe do të punojnë së bashku me zbatimin e legjislacionit shqiptar në fuqi.

2. Shteti respekton pavarësinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për t’u organizuar e ushtruar veprimtarinë e saj, si dhe për të administruar pasuritë që zotëron, në bazë të parimeve, rregullave, traditave (kanoneve) dhe statutit të saj.

3. Parimet, rregullat, kanonet dhe statuti i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe veprimtaria e saj respektojnë interesat kombëtarë, bashkëjetesën dhe tolerancën fetare ndërmjet bashkësive fetare në Shqipëri.

Neni 11

Organizimi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

1. Në marrëdhëniet me organet, institucionet dhe organizatat e tjera laike e fetare, brenda dhe jashtë vendit, besimtarët e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane përfaqësohen nga organet, funksionarët dhe drejtuesit e formuar, të emëruar a zgjedhur në përputhje me statutin.

2. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë të formojë organet e saj, të emërojë funksionarët dhe drejtuesit në mënyrë të pavarur, në përputhje me dispozitat e parashikuara në statutin e saj. Titullari i Kryegjyshatës caktohet sipas procedurave dhe kritereve të parashikuara në statutin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

3. Përpara shpalljes publike të titullarit të caktuar, si dhe të ndryshimeve në strukturat e saj drejtuese, Kryegjyshata Botërore Bektashiane njofton Komitetin Shtetëror për Kultet.

4. Funksionarëve, drejtuesve dhe organeve të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u garantohet liri e plotë e ushtrimit të veprimtarisë fetare, organizative e administrative, në përputhje me aktet e Kryegjyshatës, për aq sa kjo veprimtari nuk vjen në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor.

Neni 12

Marrëdhëniet me bashkësitë e huaja fetare

1. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë të krijojë dhe të mbajë kontakte me bashkësi fetare të një vendi tjetër ose ndërkombëtare, të marrë pjesë në veprimtaritë e tyre fetare e bamirëse, për aq sa këto kontakte nuk bien ndesh me rendin e brendshëm kushtetues.

2. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë të përfitojnë mbështetje financiare dhe/ose materiale nga entitete dhe/ose individë të huaj, për aq sa kjo mbështetje nuk bie ndesh me këtë Marrëveshje dhe me legjislacionin në fuqi.

Kreu III

Statuti financiar

Neni 13

Mbështetja financiare ose materiale shtetërore

1. Shteti shqiptar mund t’i japë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, apo subjekteve juridike të themeluara prej saj, mbështetje financiare ose materiale.

2. Modalitetet dhe kriteret për sigurimin e kësaj mbështetjeje financiare duhet të përcaktohen me një ligj specifik për mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit për kultet fetare.

Neni 14

Regjistrimi në organet tatimore

Kryegjyshata Botërore Betkashiane, si dhe personat e saj juridikë, duhet të regjistrohen në organet tatimore, sikurse çdo person juridik jofitimprurës, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Neni 15

Statusi juridik dhe fiskal

1. Personat juridikë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane përmbushin të gjitha detyrimet ligjore të parashikuara për të gjitha personat juridikë jofitimprurës.

2. Përjashtohen nga të gjitha llojet e taksave:

a) Subvencionet financiare të çfarëdolloji dhe çdo e ardhur tjetër e ligjshme, si edhe donacionet materiale të destinuara për të realizuar misionin e vet, kur këto të ardhura apo donacione nuk përdoren për përfitime nga organizatorët.

b) Ndërtimi i objekteve të reja, ndërtesat në pronësi ose në përdorim të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ose të personave juridikë të themeluar prej saj të regjistruara pranë organeve kompetente shtetërore, në rastet kur ato përdoren pa qëllim fitimi për ushtrimin e besimit, drejtimin dhe administrimin fetar, veprimtarinë baritore, humanitare e bamirëse, formimin e klerikëve, mësimin e teologjisë dhe shkencave të tjera fetare, si dhe të personelit fetar dhe laik në shërbim të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

c) Taksa e trashëgimisë ose e kalimit të pasurisë në procesin e regjistrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat i dhurohen Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ose kur ato kalojnë mes entiteteve të vetë Komunitetit Bektashian.

3. Personat juridikë të themeluar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, por që nuk e kanë zotësinë juridike ose nuk janë regjistruar si organizata jofitimprurëse përpara ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje, gëzojnë të drejtën që të regjistrohen në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë sipas nenit 8 të kësaj Marrëveshjeje, brenda dy vjetëve nga dita e hyrjes së saj në fuqi.

4. Përjashtohen nga detyrimi i derdhjes së kontributeve për sigurim shoqëror dhe shëndetësor personeli fetar dhe laik në shërbim të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, me kombësi të huaj, me banim të rregullt në Shqipëri, të cilët nuk përfitojnë asnjë të ardhur apo shpërblim për kryerjen e veprimtarisë së tyre dhe që i kanë derdhur këto kontribute në vendet e origjinës.

5. Kryegjyshata Botërore Bektashiane, për personelin klerik dhe laik të saj, si kategori profesionale krejt e veçantë, ka të drejtë shkallëzimin e diferencuar për nivelin e pagës, për efekt kontributesh të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat e personit.

6. Për veprimtaritë me karakter institucional, si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi i komunitetit, veprimtaria fetare, humanitare dhe bamirëse, formimi i klerit, mësimi i teologjisë dhe i shkencave fetare, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe personat juridikë të themeluar prej saj nuk janë të detyruar të mbajnë regjistër kontabël dhe t’u nënshtrohen standardeve administrative të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për këtë çështje. Si pasojë, për të tilla veprimtari ato nuk e kanë detyrim që të paraqesin bilancin kontabël vjetor tek organet kompetente shtetërore dhe as ta depozitojnë atë pranë organizmave shtetërorë të caktuar nga legjislacioni në fuqi.

Kreu IV

Bashkëpunimi në të mirë të shtetasve

Neni 16

Festat fetare

1. Ditët e festave fetare që do të jenë ditë pushimi vendosen me ligj. Kryegjyshata Botërore Bektashiane mund të propozojnë festa fetare, që sipas mendimit të saj, mund të shpallen ditë pushimi.

2. Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në përputhje me nevojat fetare të besimtarëve, kanë të drejtë të përcaktojnë edhe festa të tjera veç atyre që do të trajtohen me ligj si festa zyrtare, të cilat nuk janë të detyrueshme për sektorin shtetëror publik dhe privat.

Neni 17

Institucionet edukative dhe arsimore të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

1. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë, në përputhje me kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, të ngrejë dhe të administrojë institucione edukative dhe arsimore të të gjitha niveleve.

2. Shteti dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane angazhohen të garantojnë të drejtën e individëve për t’u arsimuar pa asnjë dallim, përfshirë edhe arsimin fetar, duke respektuar të drejtën e prindërve për të siguruar edukimin e fëmijëve në përputhje me bindjet e tyre.

3. Shteti e njeh vlefshmërinë e dokumenteve të lëshuara nga institucionet arsimore fetare, sipas kritereve të caktuara nga legjislacioni në fuqi për arsimin.

4. Gjatë procesit mësimdhënës shteti dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane angazhohen që arsimi i fëmijëve të bazohet mbi të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike, të drejtohet në përgatitjen e fëmijëve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe vëllazërisë midis njerëzve, grupeve etnike, kombëtare dhe fetare, ose personave me origjinë tjetër, duke iu kundërvënë racizmit e fanatizmit.

Neni 18

Kryerja e veprimtarive sociale

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë të ushtrojë veprimtari sociale me karakter ekonomik, edukativ e shëndetësor. Kjo e drejtë përfshin edhe krijimin e mjediseve sociale të përshtatshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 19

Organizatat bamirëse

Kryegjyshata Botërore Bektashiane mund të themelojë organizata bamirëse, duke respektuar rregullat e përgjithshme dhe legjislacionin në fuqi.

Neni 20

Liria e shprehjes dhe e drejta për informim

1. Shteti dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane njohin dhe pranojnë mjetet e informimit publik si një element të rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të ndërgjegjes.

2. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë të shprehë dhe të përhapë lirisht bindjet e saj nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik, medias së shkruar dhe asaj pamore, si dhe në çfarëdo forme tjetër të njohur ose që do të njihet në të ardhmen.

3. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë të themelojë struktura të komunikimit publik në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në çdo rast, përmbajtja që jepet përmes mjeteve të komunikimit masiv nuk duhet të përshkohet nga ide që cenojnë rendin kushtetues, tolerancën fetare, ose që diskriminojnë bashkësitë fetare dhe nxisin grindje ndërfetare.

4. Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka të drejtë të shprehet nëpërmjet mjeteve të komunikimit dhe informimit publik.

5. Komiteti Shtetëror për Kultet bashkëpunon me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për nevoja studimore e informuese.

Neni 21

Objektet e kultit

1. Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në rast të kanosjes së një rreziku të afërm.

2. Paprekshmëria e hapësirës publike garantohet nga shteti.

3. Organet kompetente shtetërore, në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, përcaktojnë vendin për ndërtimin e objekteve të reja të kultit dhe vendosjen e simboleve fetare, në përputhje me planet rregulluese urbanistike dhe kriteret që parashikon ligji “Për urbanistikën”.

Kreu V

Çështjet e pronësisë

Neni 22

E drejta e pronës

1. Shteti i njeh Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të drejtën e pronës mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme.

2. Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit bektashian dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, vendet e shenjta, sendet e kultit dhe arkivat e saj të konfiskuara nga regjimi komunist.

3. Në rastet kur objektet e kultit të Komunitetit Bektashian nuk gjenden të regjistruara në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronësinë do ta vërtetojë (provojë) nëpërmjet dokumenteve të Arkivit Qendror të Shtetit.

Neni 23

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore fetare

1. Republika e Shqipërisë njeh trashëgiminë morale dhe pasurore të besimit bektashian.

2. Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës, i kthehen në pronësi dhe përdorim Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe për çdo ndërhyrje të mundshme që do të bëjë Instituti i Monumenteve të Kulturës të bashkëpunojë me të.

3. Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhorë dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

4. Këshilli i Ministrave, duke u bazuar edhe në mendimin e bashkësisë, bashkërendon përpjekjet në të ardhmen për të evidentuar, vlerësuar e mbrojtur pasuritë kulturore, si dhe godinat e kultit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, të cilat bartin vlera të kulturës kombëtare materiale e shpirtërore.

5. Shteti lejon ushtrimin e veprimtarisë fetare në një objekt të kultit që është trashëgimi kulturore kombëtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kreu VI

Dispozita kalimtare dhe përfundimtare

Neni 24

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

1. Interpretimi dhe zbatimi i kësaj Marrëveshjeje, si dhe zgjidhja e çështjeve të diskutueshme bëhen mbi bazën e mirëkuptimit midis palëve.

2. Ndryshimet e kësaj Marrëveshjeje mund të bëhen me mirëkuptim midis palëve.

3. Për të gjitha çëshjet e përbashkëta në të cilat do të ketë mendime të ndryshme, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë do të gjejnë një qëndrim të njëjtë, duke pranuar ndërmjetësimin e Komitetit Shtetërore për Kultet për zgjidhjen e gjithëpranuar.

Neni 25

Dispozita të fundit

1. Shteti i njeh të drejtën Kryegjyshatës Botërore Bektashiane që të lidhin marrëveshje të veçanta për zbatimin e dispozitave të kësaj Marrëveshjeje.

2. Kjo Marrëveshje shërben si akt bazë për nënshkrimin e marrëveshjeve të veçanta, me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, që ratifikohen në Kuvend.

3. Marrëveshjet e veçanta që lidhen me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në bazë të kësaj Marrëveshjeje, regjistrohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

4. Kryegjyshata Botërore Bektashiane mund të tërhiqet nga kjo Marrëveshje me anë të denoncimit të Marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend.

Bërë në Tiranë, më 24.10.2008.

PËR KËSHILLIN E MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

MINISTRI I TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE

Prof. Ylli Pango

PËR KRYEGJYSHATËN BOTËRORE BAKTASHIANE

KRYEGJYSHI BOTËROR

Haxhi Dede Reshat Bardhi

 

©GC

Trascina file per caricare

LEGGE

Nr. 10 058, del 22.1.2009

 

PER LA RATIFICA DELL’“ACCORDO TRA IL CONSIGLO DEI MINISTRI DELLA REPUBBLICA D’ALBANIA E LA KRYEGJYSHATA MONDIALE DEI BEKTASHI’ PER LA REGOLAMENTAZIONE DELLA INTESA RECIPROCA”

 

Basandosi sugli articoli 10, comma 5 e 78, e 83 comma 1 della Costituzione, e su proposta del Consiglio di Ministri,

 

IL PARLAMENTO DELLA REPUBBLICA D’ALBANIA DECIDE:

 

Articolo 1

Si ratifica “L’accordo tra il Consiglio dei Ministri della Repubblica d’Albania e la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì per il regolamento dei rapporti reciproci” secondo il testo allegato a questa legge.

 

Articolo 2

Questa legge entra in vigore 15 giorni dopo la pubblicazione nella Gazzetta Ufficiale.

 

Proclamata con decreto nr. 6034, del 29.1.2009 dal Presidente della Repubblica d’Albania, Bamir Topi.

 

ACCORDO

 TRA IL CONSIGLIO DEI MINISTRI DELLA REPUBBLICA D’ALBANIA E LA KRYEGJYSHATA MONDIALE DEI BEKTASHI’ PER LA REGOLAMENTAZIONE DELLA INTESA RECIPROCA

 

Il Consiglio dei Ministri della Repubblica d’Albania e la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, basandosi sui principi della libertà di coscienza e di credo religioso, sanciti e garantiti dagli  articoli 10 e 24 della Costituzione della Repubblica d’Albania, e dagli accordi internazionali ratificati dalla legge così come nelle altre leggi in vigore (in seguito citati la Costituzione,  le leggi e la legislatura in vigore), stabiliscono l’accordo come di seguito (in seguito citato “l’Accordo”).

 

CAPO I

DISPOSIZIONI GENERALI

Articolo 1

Oggetto

 

Questo accordo regola le questioni dei rapporti e di collaborazione tra lo Stato e la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, per il bene dell’individuo e della comunità, basandosi sui principi costituzionali che garantiscono la libertà di manifestazione e di esercizio della fede, così come il bene comune, per rafforzare e sviluppare i reciproci rapporti.

 

Articolo 2

Significato

 

La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì e (è?) la organizzazione degli individui che manifestano ed esprimono lo stesso credo religioso e sono iscritti nei rispettivi registri dei comuni.

 

Articolo 3

Scopo

 

Lo scopo di questo accordo è:

a)     garantire i diritti sanciti dalla Costituzione e dalle leggi in vigore sulla libertà di coscienza e di fede;

b)    riconoscere e garantire il rispetto dei diritti della la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, delle istituzioni e delle loro strutture, e delle persone giuridiche da essa create?, per svolgere liberamente la sua missione religiosa, educativa e di carità.

c)     riconoscere e garantire l’inviolabilità delle istituzioni musulmane del culto fino a che la loro attività non contravviene con l’esercizio della libertà di coscienza e di religione, con la Costituzione e le leggi in vigore.

d)    garantire la libertà dell’individuo nell’esercitare o cambiare la religione, nel manifestarla personalmente oppure collegialmente nelle istituzioni religiose, o al loro esterno, tramite il culto, l’istruzione, le pratiche o lo svolgimento dei rispettivi riti religiosi;

e)     garantire la libertà dell’individuo in modo tale che non sia né impedito né obbligato a partecipare alla comunità religiosa e a esercitarne le pratiche, o a partecipare ai suoi riti e alle sue strutture direttive.

Tramite questo Accordo, le parti si impegnano per assicurare la libertà di pensiero, della coscienza e della religione. Tale libertà non si può fare oggetto delle restrizioni altre da quelle che, previste dalla legge, intendono provvedimenti necessari in una società democratica, per la sicurezza pubblica, per la difesa dell’ ordine dello stato, della salute e della morale pubblica, o per la difesa dei diritti e della libertà altrui.

 

Articolo 4

Applicazione dell’Accordo

 

  1. Tale Accordo vale per tutti gli organi e le istituzioni statali che hanno a che fare con la religione e con la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì come anche per le istituzioni e le persone giuridiche da lei create.
  2. Gli individui o i loro raggruppamenti godono dei diritti previsti da tale Accordo quando partecipano a questa comunità religiosa o alle sue pratiche.

 

Articolo 5

Principi generali

 

  1. Lo Stato rispetta difende e la convivenza religiosa.
  2. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto di organizzarsi e di compiere la sua missione indipendentemente dallo Stato, rispettando il principio di laicità dello Stato, la Costituzione e le leggi in vigore.

 

Articolo 6

Coordinamento con gli organi statali

 

  1. Riguardo al reciproco rapporto con la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, lo Stato viene rappresentato dal Comitato Statale per i Culti. La Kryegjyshata collabora con il Comitato per rendere possibile e realizzare una comunicazione attiva con gli organi e le istituzioni statali.

 

CAPO II

L’ORGANIZZAZIONE E LA PERSONALITA’ GIURIDICA DELLA COMUNITA’ RELIGIOSA

 

Articolo 7

La comunità religiosa e le persone giuridiche

 

  1. Lo Stato riconosce e rispetta la personalità giuridica della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, iscritta in base alla legislazione albanese in vigore, e in base e questo Accordo, come tutte le attività da essa svolte fino ad ora, a meno che non contraddicano la Costituzione e la legislazione.
  2. Lo stato albanese conosce e difende i diritti delle attività della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì.
  3. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha la sua sede a Tirana, il capitale della Repubblica Albanese.
  4. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì è organizzata secondo il proprio statuto, approvato dal Tribunale del primo grado di Tirana. I suoi filiali si trovano sia al interno che al esterno dei confini della Repubblica d’Albania, i quali vengono governati dalla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì. Il loro capo è Kryegjyshi Mondiale.
  5. La fondazione, la struttura, l’organizzazione, l’oggetto delle attività, l’amministrazione, la regolarizzazione e la sospensione della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì come persona giuridica si realizzano in base alle regole e le tradizioni della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, a questo Accordo con la legislazione in vigore.
  6. Lo Stato riconosce il diritto alla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì di creare istituzioni e strutture di carattere religioso o non, che assumono lo status di persona giuridica, in base alla vigente legislazione.
  7. Le istituzioni e le strutture create dalla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì possono esercitare ogni attività sociale, di istruzione, sanitaria ed economica, in base alle regole della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, e della vigente legislazione, che regolano tra l’altro, anche l’intestazione? con licenze, e i rispettivi permessi.
  8. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, con propria libera volontà, può creare comunità religiose, mettendo insieme altre comunità religiose per uno scopo comune. Tali comunità, anche nel caso non vengano registrate come persona giuridica, possono automaticamente appropriarsi dello status di personalità giuridica, dopo la deposizione della bozza di accordo per la loro fondazione presso la Comunità Statale per i Culti.
  9. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, come anche le altre organizzazioni create per svolgere le sue attività, in ogni forma legale della loro organizzazione, sono persone giuridiche no-profit.

 

Articolo 8

La personalità giuridica della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì

 

  1. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, si riconosce come persona giuridica con la decisione del Tribunale di Tirana, basandosi sulla seguente documentazione:

a)     Richiesta per la registrazione della persona giuridica, presentata dal legale rappresentante  della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì

b)    Atto di fondazione della persona giuridica, firmata dal rappresentante legale della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, secondo le proprie regole dove, tra l’altro, viene definita la sede, la natura, il tipo dell’attività.

c)     Statuto della personalità giuridica, in base alle regole della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì dove, tra l’altro, vengono definite la struttura e l’organizzazione della Kryegjyshata, gli organi, i dirigenti e i funzionari, come anche le modalità con le quali vengono nominati e scelti i propri rappresentanti legali, i rispettivi impegni e le rispettive competenze, le fonti finanziarie e la modalità di scioglimento della persona giuridica.

d)    Parere dato dalla Cominato Statale per i Culti che conferma il riconoscimento della missione religiosa del richiedente.

 

  1. Il tribunale di Tirana, entro 30 giorni dalla data in cui viene presentata la richiesta, allegata ai documenti soprannominati, riconosce la persona giuridica e la sua iscrizione, in base la decisione presa?.

 

Articolo 9

Tempi e luoghi della attività delle persone giuridiche della Comunità religiosa

 

La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì e le persone giuridiche fondate da lei possono esercitare le proprie attività in un tempo indeterminato, in una parte o su tutto il territorio della Repubblica d’Albania, cosi come per lo svolgimento della libertà della religione degli albanesi che vivono al estero dell’Albania, secondo la propria scelta della comunità.            

      La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì accetta il dovere stabilito dal suo statuto e dal suo interno regolamento che prevede che al interno del territorio della Repubblica d’Albania, le attività religiose si svolgono nella lingua albanese, cosi come gli ordinari scelti per la direzione della comunità all’interno del territorio della Repubblica d’Albania devono essere di nazionalità albanese e con morale patriottico.

Articolo 10

Principi dell’organizzazione e dell’attività della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì

 

1. Le parti si impegnano a rispettare i principi costituzionali sui quali si costruisce tale Accordo nel lavorare insieme per l’applicazione della legislazione albanese in vigore.

2. Lo Stato rispetta l’indipendenza della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì per organizzarsi ed esercitare la propria attività, e per amministrare le proprietà che possiede, in base ai principi, alle regole, alle tradizioni e al suo Statuto.

3. I principi, le regole, i canoni, e lo statuto, cosi come le attività svolte dalla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì rispettano gli interessi nazionali, la convivenza e la tolleranza religiosa in Albania.

 

Articolo 11

Organizzazione della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì

 

  1. Nei rapporti con gli organi, le istituzioni e le altre organizzazioni laiche e religiose, all’interno dello Stato e all’estero, i fedeli della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì vengono rappresentati dagli organi, dai funzionari e dai dirigenti nominati, oppure scelti in base al proprio Statuto.
  2. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto di formare i propri organi, nominare i funzionari e i propri dirigenti in modo indipendente, e in base alle disposizioni previste nel suo Statuto. L’ordinario? della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì si nomina secondo le procedure e i criteri previsti dal suo Statuto.
  3. Prima della nomina pubblica dei propri ordinari, e dei cambiamenti riportati nelle sue strutture direttive, la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì avvisa il Comitato Nazionale dei Culti.
  4. Ai funzionari, ai dirigenti e agli organi della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì viene garantita piena libertà nell’esercitare le attività religiose, organizzative e amministrative in base agli atti della Kryegjyshata, fintanto che esse non siano in contraddizione con le disposizioni costituzionali e legali.

 

Articolo 12

Rapporti con le comunità religiose straniere

 

  1. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto di creare legami e di essere in contatto con le comunità religiose degli altri paesi, di partecipare alle loro attività religiose e di carità, fintanto che tali rapporti non contraddicano l’ordine interno costituzionale.
  2. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto di godere del sostegno finanziario o materiale di enti o individui stranieri,  fintanto che tale sostegno non contraddica l’Accordo soprannominato e la legislazione in vigore.

 

CAPO III

LO STATUTO FINANZIARIO

 

Articolo 13

Sostegno finanziario o materiale statale

 

  1. Lo Stato Albanese può dare alla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, oppure ai soggetti giuridici da essa creati, sostegno finanziario o materiale.
  2. Le modalità e i criteri sulla sicurezza di tale sostegno finanziario, devono essere definiti con una legge specifica sul sostegno finanziario dal fondo statale per i culti religiosi.

 

Articolo 14

Iscrizione presso gli organi finanziari

 

La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, come anche le sue persone giuridiche, devono iscriversi agli organi finanziari, come ogni persona giuridica no-profit, in base alla rispettiva legislazione.

 

Articolo 15

Status giuridico e fiscale

 

  1. Le persone giuridiche della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì compiono tutti  i doveri previsti dalla legge riguardo alle persone giuridiche no-profit.

 

2. Vengono esclusi da ogni onere tassativo:

 

a) Le sovvenzioni finanziarie di ogni tipo di entrata legale come anche le donazioni materiali destinate per realizzare la propria missione quando queste entrate o donazioni non vengono usate per interessi propri dagli organizzatori.

b) La costruzione di nuovi edifici, la proprietà immobiliare o solamente in uso alla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì o alle persone giuridiche da essa create iscritte presso gli organi competenti nazionali, solo nei casi in cui vengano usati per attività religiose, la direzione e l’amministrazione religiosa, le attività umanitarie e di carità, la formazione del clero, l’insegnamento della teologia e delle altre scienze religiose, così come il personale religioso e laico in servizio presso la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì.

c) La tassa di eredità o di passaggio di eredità nel corso di iscrizione delle proprietà mobili e immobili che vengono donate alla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì oppure quando il passaggio delle proprietà avviene tra enti della stessa Comunità dei Bektashi.

3. Le persone giuridiche create dalla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì che non godano dello status giuridico o che non siano iscritte come organizzazioni no-profit prima della ratifica di tale Accordo, hanno il diritto di iscriversi presso il tribunale di Tirana secondo l’articolo 8 di questo accordo, entro 2 anni dalla data in cui esso entra in vigore.

4. Si escludono dal pagamento dei contributi INPS? il personale religioso e laico al servizio della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì di nazionalità straniera, residenti regolari in Albania, i quali non godono di nessun tipo di entrate per le attività svolte avendo pagato questi contributi nei propri Paesi d’origine.

5. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, per il proprio personale clericale e laico, come categoria professionale del tutto particolare, ha il diritto di fare differenti scale a secondo dei livelli di pagamento a scopo dell’ IMPS e le tasse in base alle entrate personali.

 6. Per le attività di carattere istituzionale, come: l’esercizio del culto, l’amministrazione clericale, l’attività pastorale, umanitaria e di carità, la formazione del clero, l’insegnamento della teologia e delle scienze religiose, la Chiesa e le persone giuridiche da essa create non hanno alcun obbligo di tenere il registro dei contabile e di seguire i doveri amministrativi, previsti dalla legge in vigore sulla questione. Ciò detto, per tali attività essi non hanno l’obbligo di tenere la contabilità annua presso gli organi competenti statali e tanto meno di depositarlo presso gli organi statali stabiliti dalla legislazione in vigore.

 

CAPO IV

LA COLLABORAZIONE A FAVORE DEI CITTADINI

 

Articolo 16

Feste religiose

 

1. I giorni delle festività religiose per essere giorni feriali? devono essere stabiliti dalla legge. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì può proporre festività religiose che a suo parere possono essere stabilite come giorni feriali.

2. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, in base alle necessità religiose dei fedeli, ha il diritto di stabilire anche altre festività a parte quelle che verranno riconosciute come tale dalla legge,  le quali non sono obbligatorie per lo Stato e per il privato.

 

Articolo 17

Istituzioni educative e di istruzione della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì

 

  1. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto, in base ai criteri previsti dalla legislazione in vigore, di costruire e amministrare istituzioni educative e di istruzione di tutti i livelli.
  2. Lo stato e la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì si impegnano a rispettare il diritto dei genitori ad assicurare ai figli l’educazione in base al loro credo religioso.
  1. Lo Stato riconosce la validità dei documenti rilasciati dalle istituzioni di istruzione religiosa, secondo i criteri previsti dalla legislazione riguardo alla istruzione.
  2.  Durante il processo didattico, lo Stato e la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì si impegnano affinché l’istruzione dei bambini si basi sui diritti umani e i sui principi della democrazia, sia indirizzata alla preparazione dei bambini verso una vita responsabile in una società libera, in armonia, pace, tolleranza, uguaglianza sessuale e fratellanza fra gli uomini, gruppi etnici, nazionali e religiosi, alle persone di altre origini, nella lotta contro il razzismo e il fanatismo.

 

Articolo 18

Svolgimento delle attività sociali

 

La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto di svolgere attività sociali di carattere economico, educativo e sanitario. Questo diritto coinvolge anche la formazione degli ambienti sociali adatti, in base alla legislazione in vigore.

 

Articolo 19

Organizzazioni umanitarie

 

La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì può fondare organizzazioni umanitarie, rispettando le regole generali e la legislazione in vigore.

 

Articolo 20

Libertà di esprimersi e diritto d’informazione

 

  1. Lo Stato e la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì riconoscono e accettano i mezzi pubblici d’informazione come elemento fondamentale per la difesa della libertà di espressione e di coscienza.
  2. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto di esprimere e diffondere liberamente il credo religioso islamico attraverso i mezzi di comunicazione pubblica, i massmedia, come attraverso ogni altra forma riconosciuta o che verrà riconosciuta in futuro.
  3. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto di fondare strutture di comunicazione pubblica in base alla legislazione in vigore. In ogni caso i contenuti che vengono trasmessi attraverso i mezzi di comunicazione non deve fornire idee che minaccino l’ordine costituzionale, la tolleranza religiosa, o che discriminino le comunità religiose e che istighino alla disarmonia fra le religioni.
  4. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì ha il diritto di esprimersi attraverso i mezzi di comunicazione e di informazione pubblica.
  5. Il Comitato Nazionale dei Culti collabora con la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì per lo scambio dei dati e delle informazioni ai fini di studio.

 

Articolo 21

Oggetti di Culto

 

  1. Gli edifici e gli oggetti che servono per lo svolgimento delle attività religiose vengono considerati sacri dalla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì. L’intervento delle autorità nei loro confronti è proibita tranne nei casi di flagranza, quando un tale intervento viene richiesto tramite un ordine della procura, di una sentenza giudiziaria, o di un titolo esecutivo, o in caso di minaccia seria.
  2. L’inviolabilità dello spazio pubblico viene garantito dallo stato.
  3. Gli organi competenti statali, in collaborazione con la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, definiscono il posto per la costruzione dei nuovi oggetti di culto e dei simboli religiosi, rispettando il piano urbanistico e criteri previsti dalla legge sul urbanistica.

 

CAPO V

LA PROPRIETA’

 

Articolo 22

Diritto di proprietà

 

  1. Lo Stato riconosce alla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì il diritto alle proprietà mobiliari e immobiliari.
  2. Lo stato restituirà e risarcirà tutte le proprietà alla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì partendo da gli oggetti del culto conosciute ormai da tutti, i quali per secoli sono stati centri spirituali e culturali della Comunità dei Bektashì e che compongono la storia di questa comunità, come gli oggetti del culto, i luoghi santi, le sue cose e i suoi archivi, confiscati durante il regime comunista.
  3.  Nei casi in cui gli oggetti di culto della Comunità dei Bektashì non siano iscritti presso gli uffici delle proprietà immobiliari, l’Agenzia della Restituzione e del Risarcimento della proprietà, deve fare le verifiche sulla proprietà, basandosi sulla documentazione dell’Archivio dello Stato.

 

Articolo 23

Conservazione dell’eredità culturale religiosa

 

  1. La Repubblica d’Albania riconosce l’eredità morale e di proprietà della religione dei Bektashì.
  2. Gli oggetti di culto che hanno lo status di Monumento di Cultura, si devono ridare in proprietà alla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì e per ogni possibile intervento che verrà effettuato dallo istituto dei Monumenti della Cultura la Comunità deve offrire la sua collaborazione.
  3. Lo Stato può usufruire di un oggetto di culto soltanto nei casi di necessità, di interesse e di prestigio e solo dopo aver ottenuto il permesso della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì.
  4. Il Consiglio dei Ministri, basandosi sul parere della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì si impegna a evidenziare?censire?, valutare e custodire il patrimonio culturale e gli edifici di culto della Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, che sono portatori dei valori della cultura nazionale materiale e spirituale.
  5. Lo stato permette lo svolgimento delle attività religiose presso un oggetto di culto che è una eredità culturale nazionale, secondo la legislazione in vigore.

 

CAPO VI

LE NORMATIVE TRANSITORIE E DEFINITIVE

 

Articolo 24

Soluzione dei disaccordi

 

  1. L’interpretazione e l’applicazione di questo Accordo, come anche la soluzione dei casi discutibili, si compiono sulla base dell’accordo delle parti.
  2. I cambiamenti di questo Accordo si possono fare con l’accordo tre le parti.
  3. Per tutte le questioni comune, dove non c’è convergenza del pensiero, la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì e il Consiglio dei Ministri della Repubblica d’Albania manterranno lo stesso atteggiamento, accettando l’intervento del Comitato Statale per i Culti riguardo alla soluzione acetato da tutti.

 

Articolo 25

Ultime normative

 

  1. Lo Stato riconosce alla Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì il diritto di accordarsi ai fini di applicare le norme di tale Accordo.
  2. Questo Accordo è la base per la sottoscrizione di accordi specifici con la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì, che vengono ratificati in Parlamento.
  3. Gli Accordi particolari presi con la Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì secondo questo Accordo, vengono iscritti in base alla legislazione in vigore.
  4. La Kryegjyshata Mondiale dei Bektashì può dissociarsi da questo Accordo presentando una denuncia a questo Accordo stabilito in Parlamento.

 

Tirana, il 24.10.2008                                                                                                                PER LA KRYEGJYSHATA MONDIALE DEI BEKTASHI KRYEGJYSHI MONDIALE

Haxhi Dede Reshat Bardhi

PER IL CONSIGLIO DEI MINISTRI

DELLA REPUBBLICA ALBANESE                                                                                                 IL DIRIGENTE

     IL MINISTRO DEL TURISMO, DELLA CULTURA

     DELLA GIOVENTU’ E DELLO SPORT

     Prof. Dr. Ylli Pango               

Trascina file per caricare