Print Friendly, PDF & Email

The measure is available in the following languages:

REPUBLIKA  E  SHQIPERISE

GJYKATA  E  APELIT

TIRANE

 

Nr.3568   Regjistri Themeltar

Nr.2541 Vendimi

Dt.22.11.2017

 

VENDIM

“NE EMER TE REPUBLIKES”

 

Gjykata e Apelit Tiranë e përbëre nga gjyqtarët :

KRYESUES: Fatri ISLAMAJ      

ANETAR: Maria QIRJAZI

ANETAR: Asim VOKSHI

 

asistuar nga sekretare gjyqësore Bora Buka, në seancën gjyqësore te datës 22.11.2017, mori në shqyrtim çështjen civile që u perket palëve :

PADITES: Xhamia  Fushë Mëzes, përfaqësuar në gjykim me prokurë të posacmë n.1550 Rep. nr.689/3 Kol dt.21.05.2016 nga Av. Ermal Sultafa me nr.7277 lic, të lëshuar nga Z. Rifat Bajrami i autorizuar me  autorizim të posaçëm nr.579  Prot dt.07.07.2016 nga Myftiu Ylli Gurra.

TE PADITUR: Shoqëria “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë   Elektrike”sh.a, me seli në adresën : Rruga “Andon Zako Çajupi”,   Pll“Conad”, Tiranë, përfaqësuar në gjykim me  datë 23.05.2016nga z. Romina Elezi.

OBJEKTI: Deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv, Fature T atimore Shitje Energjie elektrike per periudhen e faturimit 28.12.20II-29.12.20II, leshuar per kontraten TR1G130094259339 ne emer te Xhamise Fushe-Mezes Tirane  

BAZA LIGJORE: Nenet 32/a, 35, 36/1, 41, 45,59/1,202 e vijues, 510, 609 te Kodit te Procedures Civile. Ligji Nr. 9072 dt. 22. 05. 2003 "Per sektotiti e energjise elektrike", i ndryshuar. Ligji Nr. 8662 dt. 18.09.2000 "Per trajtimin si titull ekzekutiv te fatures se konsumit te energjise elektrike", Vendimi Nr. 90 date 15.11. 2010 i ERE.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me vendimin Nr. 10350, date 20.12.2016, ka vendosur:

Pranimin e kerkese padisë së paditësit Xhamia Fushe Mezes.

 

-Deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv, Fature Tatimore Shitje Energjie elektrike per periudhen e faturimit 28.12.2011-29.12.2011, leshuar per kontraten TR1G130094259339 ne emer te Xhamise Fushe-Mezes Tirane     .

-Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur shoqërisë “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a.”

 

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur ankim pala e paditur, qe kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesë padise, duke parashtruar keto shkaqe :

-Situata në të cilën ndodhet Xhamia Fushë Mëzes nuk lë shumë hapsirë interpetimi pasi faktet dhe provat tregojnë qartë cdo detaj të kësaj cështje.

-Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka gabuar në dhënien e vendimit pasi nuk ka marrë parasysh pretendimet  dhe provat shkresore  të paraqitura nga ana jonë.

-Gjykata nuk ka bazuar vendimin e saj mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor në kundërshtim me nenin 10 të K.Pr.Civile duke dhënë një vendim në kundërshtim me ligjin.

-Gjykata ka gabuar në interpretimin e legjislacionit të posacëm të energjisë elektrike.

 

GJYKATA E APELIT TIRANE

 

Kryesisht konstatoi në lidhje me personalitetin juridik të palës paditëse dhe pyeti përfaqësuesin e saj në lidhje me cfarë e vërtetojnë personalitein juridik , i cili sqaroi gjykatën se legjitimohet në këtë gjykim pasi ka një prokurë të posacë të lëshuar nga imami i Xhamisë Mëzez , i cili është i autorizuar nga Myftiu i Komunitetit Mysliman, pala paditur e la në cmin të gjykatë   ;

 

VEREN

 

Vendimi Nr. 10350 datë 20.12.2016, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duhet të prishet pasi nuk nuk është formuar drejt ndërgjyqësia;

 

Faktet e çështjes.

Nga hetimi gjyqësor rezultoi se:

Paditësi në këtë gjykim Xhamia  Fushe Mezes    rezulton të ketë në pronësi të tij një objekt  kulti të ndodhur në fshatin Fushe Mezes, Tiranë, i cili rezulton që të jetë objekt i karakterit fetarMe qëllim furnizimin me energji elektrike të objektit të sipërcituar paditësi në këtë gjykim  Xhamia  Fushe Mezes rezulton të ketë lidhur kontratë me palën e paditur në këtë gjykim shoqërinë “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a.

Fakti i sipërcituar provohet nga përmbajtja e librezës së energjisë elektrike ashtu edhe nga përmbajtja e faturave tatimore të shitjes së energjisë elektrike të lëshuara tashmë nga pala e paditur në këtë gjykim shoqëria “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a sipas të cilave paditësi Xhamia  Fushe-Mezez, ne daten 12.12.20ll ka lidhur me palen e paditur OSEE kontrate per furnizimin me energji elektrike, si abonent objekt fetar, me nr. kontrate TR1G130094259339. 

Rezulton qe pala e paditur OSHEE. ne muajin Dhjetor 20ll. per kontraten nr. TR1G130094259339 e ka ngarkuar me dem/gjobe 288000.00 leke principal dhe kamate sistemi 288000.00 leke, per dy dite: data 2812.20ll dhe 29.12.2011.

Mbi bazën e Faturen tatimore Shitje Energjie Elektrike per kontraten nr. TR1G130094259339. per rubriken "Energji e pamatur" e ka ngarkuar me konsum te 20.000.00 kë, te cilat sipas rubrikes "Totali per t'u paguar per periudhen 28.12.2011-29.12.201 I, eshte e barabarte me 288.000.00 leke.

Pala  e paditur OSHEE pretendoi se, paditësi eshte kapur me lidhej te paligjshme. prandaj i eshte vene kjo gjobe. por ajo nuk  e provoi dote  a kishte ndonje procesverbale gjobe apo jo.

Sipas pretendimeve të përfaqësuesit të palës së paditur shoqërisë “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a kërkesë – padia e paditësit Xhamia Fushe Mezes duhet të rrëzohej për arsye se :

a) Paditësi Xhamia Fushe Mezes në rastin konkret rezulton të jetë faturuar për masen e gjobes si dem ekonomik.

b) padia e paditesit  nuk mbeshtet ne asnje provë.

 

Ligji i Zbatueshem.

 

- Ligj Nr.10 056, Datë 22.1.2009 Për Ratifikimin E “Marrëveshjes Ndërmjet Këshillit Të Ministrave Të Republikës Së Shqipërisë Dhe Komunitetit Mysliman Të Shqipërisë Për Rregullimin E Marrëdhënieve Të Ndërsjella” Neni 11 parashikon : Organizimi I Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

1. Në marrëdhëniet me organet, institucionet dhe organizatat e tjera laike e fetare, renda dhe jashtë vendit, besimtarët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë përfaqësohen nga organet, funksionarët dhe drejtuesit e formuar, të emëruar a zgjedhur në përputhje me statutin.

2. Komuniteti Mysliman I Shqipërisë ka të drejtë të formojë organet e tij, të emërojë funksionarët dhe drejtuesit e tyre në mënyrë të pavarur, si dhe në përputhje me dispozitat e parashikuara në statutin e tij. Titullari I Komunitetit Mysliman Shqiptar caktohet sipas procedurave dhe kritereve të parashikuara në statutin e këtij Komuniteti.

3. Komuniteti Mysliman I Shqipërisë njofton Komitetin Shtetëror të Kulteve për emërimin e titullarëve të tij.

4. Funksionarëve, drejtuesve dhe organeve të bashkësisë u garantohet liri e plotë e ushtrimit të veprimtarisë fetare, organizative e administrative, në përputhje me aktet e këtij Komuniteti, për aqsa kjo veprimtari nuk vjen në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore.

 

- Sipas nenit 7 të ligjit të sipër cituar i cili paraashikon  Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe personat juridikë: “1. Shteti njeh dhe respekton personalitetin juridik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të riregjistruar në përputhje me këtë Marrëveshje dhe me legjislacionin shqiptar në fuqi, si dhe të gjitha veprimet e deritanishme të kryera prej tij, për aq sa ato nuk vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin.

2. Themelimi, struktura, organizimi, objekti i veprimtarisë, administrimi, rregullimi dhe mbarimi I Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si person juridik realizohet në përputhje me rregullat e traditat e këtij Komuniteti, me këtë Marrëveshje dhe me legjislacionin në fuqi.

3. Shteti i njeh Komunitetit Mysliman të Shqipërisë të drejtën për të krijuar institucione e struktura me karakter fetar ose jofetar, të cilat e fitojnë ose e kanë statusin e personit juridik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

4. Institucionet e strukturat e krijuara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mund të ushtrojnë çdo lloj veprimtarie shoqërore, arsimore, shëndetësore e ekonomike, në përputhje me rregullat e këtij Komuniteti, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullojnë, ndërmjet të tjerave, edhe pajisjen me licenca dhe lejet përkatëse.

5. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me vullnetin e tij të lirë, mund të krijojë bashkime fetare, nëpërmjet bashkimit me bashkësi të tjera fetare, me qëllim që të realizohen synimet e përbashkëta. Këto bashkime, edhe nëse nuk regjistrohen si persona juridikë, e fitojnë personalitetin juridik, automatikisht, pas depozitimit të aktmarrëveshjes për krijimin e tyre në Komitetin Shtetëror për Kultet.

6. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, bashkimet fetare, si dhe personat e tyre fizikë, në të gjitha format e ligjshme të organizimit të tyre, janë persona juridikë jofitimprurës.”

- Sipas nenit 467/d te K.Pr. Civile percaktohet “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur: … d) nuk është formuar drejt ndërgjyqësia;; ...

 

 

Vlerësimi i Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit Tiranë kryesisht  konstaton se Gjykata e shkallës së parë Tiranë nuk ka hetuar në lidhje me personalitetin juridik të palës paditëse.

Në legjislacionin shqiptar  krijimi i subjekteve të kulteve fetare bëhet me legjislacion të posaçëm Ligj Nr.10 056, Datë 22.1.2009 Për Ratifikimin e "Marrëveshjes Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Për Rregullimin e Marrëdhënieve të Ndërsjella".

Gjithashtu nuk rezulton të jëtë paraqitur ndonjë provë që të vërtetojë faktin se subjekti paditës është regjistruar si subjekt i së drejtës dhe të gëzojë personalitet juridik të veçantë.

Gjithashtu ligji parashikon në mënyrë eksplicite se si bëhet krijimi i këtyre kulteve apo bashkimeve fetare në pikën 5 dhe 6 të nenit 7 të tij se kultet krijohen automatikisht, pas depozitimit të aktmarrëveshjes për krijimin e tyre në Komitetin Shtetëror për Kultet. Nuk rezulton që për  Bashkinë Fushë Mëzes të jetë depozituar akt marrëveshje që i jep personalitetin juridik palës paditëse.

Gjithashtu Gjykata e shkallës së Parë duhet të ketë parasysh se pala paditëse përfaqësohet nga organet, funksionarët dhe drejtuesit e formuar, të emëruar a zgjedhur në përputhje me statutin (neni 11 pika 1 e ligjit Nr.10 056, Datë 22.1.2009) dhe ligjin. 

Në aktet e dosjes provohet qe ka personalitet juridik  Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i cili i ka dhënë dhe autorizimin avokatit, por jo subjekti Xhamia Mezez. Si rrjedhim ne rigjykim, gjykata e shkalles se pare duhet te percaktojë drejt ndërgjyqësinë dhe nëse është rasti te beje saktësimin e emrit të subjektit padiës.

Në kushtet kur Gjykata e Shkallës së  Parë nuk ka hetuar në lidhje me ndërgjyqësinë Gjyata e apelit bazuar në nenin 467/d të K.Pr. Civile vlereson vendimi duhet të prishet dhe kjo cështje duhet të kthehet për rigjykim në të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

 

PER KETO ARSYE

 

Gjykata Apelit Tirane, bazuar ne Nenin 467/d, te Kodit te Proçedures Civile;

 

VENDOSI

 

-Prishjen e vendimit Nr.10350 datë 20.12.2016, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tiranë  dhe kthimin e çështjes  për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

-Kunder ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gjykaten e Lartë brenda 30 ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni.

 

U shpall, sot më datë 22.11.2017, në Tiranë.

ANETAR

Asim VOKSHI

 

ANETARE

Maria QIRJAZI

 

KRYESUES

Fatri ISLAMAJ