The measure is available in the following languages:
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ADMINISTRIMIN DHE FUNKSIONIMIN E VARREZAVE NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
(VENDIM Nr. 711, datë 29.10.2014)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 3/d, të ligjit nr. 9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e rregullores “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, sipas tekstit bashkë- lidhur vendimit.
2. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe njësitë bazë të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
RREGULLORE
PËR ADMINISTRIMIN DHE FUNKSIONIMIN E VARREZAVE NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Kjo rregullore ka për qëllim të disiplinojë dhe të harmonizojë veprimtaritë, që lidhen me administrimin e shërbimit funeral, në përputhje me ligjin nr. 9220, datë 15.4.2004 “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, sjelljet, organizimin dhe ceremonitë mortore, funebre të vdekjes së njerëzve, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit publik dhe mjedisit.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Kjo rregullore zbatohet për të gjitha shërbimet kombëtare dhe rajonale, funerale, të përcaktuara që lidhen përgjithësisht:
a) me aktivitetin e varrimit:
b) me transportin funeral;
c) me ndërtimin;
d) administrimin dhe kujdesin e varrezave dhe të anekseve;
e) me shërbimin e varrimit publik, fetar dhe
2. Zyrat e shërbimit funeral dhe entet private, që kryejnë shërbimet e lidhura me vdekjen dhe ceremoninë e varrimit të njerëzve, zbatojnë kërkesat që parashikon kjo rregullore, si dhe kërkesat e administrimit të mirë dhe shqyrtimin e rasteve të veçanta të ngjarjeve tragjike, duke marrë parasysh respektin dhe dinjitetin njerëzor.
Neni 3
Përkufizimet
1. “Shërbimi i varrimit” është veprimtaria që zhvillohet nga subjektet publike ose private, nga çasti i vdekjes deri në varrimin e kufomës.
2. “Kufomë” është trupi i njeriut pa funksionet jetësore, të cilat janë vërtetuar me vdekje nga mjeku përkatës sipas legjislacionit në fuqi.
3. “Hiri” është produkti përftuar nga shkrirja artificile e indeve të buta dhe të forta të kufomës përmes kremimit.
4. “Urnë” është çdo enë për ruajtjen e hirit.
5. “Varrezë” është një parcelë e përcaktuar territori, ku varrosen të vdekurit.
6. “Arkivol” është çdo enë që ka qëndrue-shmëri të mjaftueshme për transportin, për të parandaluar pamjen e jashtme dhe për të garantuar mosrrjedhjen e lëngjeve të kufomës.
7. “Varr” është vendi i vendosjes së kufomës dhe /ose mbetjeve mortore.
8. “Kremim” është procesi i shndërrimit të kufomës në hi nëpërmjet trajtimit industrial me nxehtësi të lartë.
9. “Krematorium” është struktura e shërbimit e caktuar, për kremim.
10. “Vendqëndrim paraprak” është vendi në një varrezë, i depozitimit të përkohshëm të arkivolit, urnës, kutive të eshtrave, në pritje për varrim ose kremim.
11. “Shpërndarje e hirit” është procesi i shpërndarje së përmbajtjes së urnës-hirit në një zonë brenda territorit të varrezave.
12. “Zhvarrimi” është nxjerrja e kufomës ose mbetjeve mortore nga varri.
13. “Zhvarrim i zakonshëm” është zhvarrimi që kryhet pas përfundimit të kohës së prehjes.
14. “Zhvarrim i jashtëzakonshëm” është zhvarrimi që kryhet para përfundimit të kohës së prehjes, sipas procedurave ligjore, për ekspertizë kriminalistike, për arsye transferimi në një varr tjetër, pas një periudhe të paracaktuar kohe ose për interes publik.
15. “Morg civil” është ambienti ku trajtohen kufomat përpara se të kryhet ceremonia e varrimit.
16. “Eshtrat” është produkt i skeletizimit të një kufome.
17. “Mjedis për lamtumirën” është vendi brenda varrezave, ku vendosen arkivole dhe mbahen ritualet laike dhe fetare të lamtumirës, si dhe hapësira publike e përshtatshme për funeralet civile.
18. “Varri familjar” është sistem varrimi me mbyllje me një kapacitet prej më shumë se një vendi për arkivole, me hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e kutive të eshtrave dhe urnave.
19. “Lëvizje e kufomës” është lëvizja e trupit të vdekur nga vendi i vdekjes, prehjes, ceremonive, në krematorium ose nga një prej këtyre vendeve, nëpërmjet përdorimit të burimeve të përshtatshme dhe të personelit të nevojshëm. Koncepti përfshin vendosjen e kufomës në arkivol, lëvizjen e arkivolit dhe transferimin e tij, ofrimin e personelit për kryerjen e procedurave, kremimin apo procesin e varrimit.
20. “Lëvizja e mbetjeve mortore” është lëvizja e mbetjeve mortore nga vendi i vdekjes ose zbulimit në vendin e vëzhgimit, morgun, morgun civil, në dhomat e dezinfektimit, në sallën e lamtumirës, përmes përdorimit të mjeteve të përshtatshme dhe të personelit të nevojshëm.
“Varrimi” është procesi i vendosjes në varr i kufomës dhe/ose i mbetjeve mortore, që i bëhet të vdekurit.
KREU II
PROCEDURAT E ZHVILLIMIT TË VARRIMIT
Neni 4
Administrimi i varrezave
1. Njësia bazë e qeverisjes vendore administron varrezat sipas formave të parashikuara në këtë rregullore dhe rregullat plotësuese në zbatim të saj.
2. Në rastin e administrimit nga një subjekt i jashtëm, çdo funksion apo detyrë që ka karakter drejtues, janë atribute të njëjta dhe brenda udhëzimeve të përcaktuara nga organet kompetente vendore.
3. Inspektorati që mbulon fushën e shëndetësisë kontrollon funksionimin higjieno-sanitar të varrezave dhe i propozon kryetarit të njësisë bazë të qeverisjes vendore, masat përkatëse.
4. Çdo varrezë ka sipërfaqe të përcaktuar për varrime, në përputhje me rregullat teknike në fuqi dhe rregullat bazë të njësive të qeverisjes vendore.
5. Aktivitetet që lidhen me procesin e varrimit ose mbledhjen dhe lëvizjen e mbetjeve mortore, eshtrave dhe hirit të të ndjerëve, kryhen nga njësia bazë e qeverisjes vendore sipas tarifave të miratuara. Shërbime të ngjashme mund të sigurohen nga shoqëritë që kanë të drejtën e ushtrimit të këtij shërbimi në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
6. Në çdo varrezë përcaktohen shërbimet e kontrollit dhe kujdestarisë gjatë gjithë kohës së funksionimit të tyre.
7. Kufomat, në rastin e prekur nga radioaktiviteti, si pasojë e trajtimit mjekësor, pajisen nga Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet me doku-mentacionin e duhur, që përmban informacionin e mëposhtëm:
a) Llojin, sasinë dhe gjendjen fizike të substancës radioaktive të administruar.
b) Vlerësimin e dozës për efekt të mbrojtjes së popullatës dhe punëmarrësve të caktuar për shërbimet e varrezave, sipas dispozitave në fuqi.
Neni 5
Cilësia e punimeve dhe shërbimeve në varreza
1. Njësia bazë e qeverisjes vendore siguron mbikëqyrjen e urbanizimit dhe ndërtimit të varrezave sipas projektit të miratuar.
2. Njësia bazë e qeverisjes vendore adminis-tron shërbimin, gjendjen dhe cilësinë e varrezave. Njësia bazëe qeverisjes vendore shqyrton rastet kur është e nevojshme për ndërhyrje, me qëllim përmirësimin e shërbimit në varreza.
Neni 6
Morgu civil
1. Në morgun civil trajtohen kufoma që për arsye të veçanta nuk mund të varrosen ose të kremohen menjëherë.
2. Periudha depozitimit dhe detyrimit të tarifës ditore të kufomës në morgun civil përcaktohet me udhëzim të përbashkët nga ministria përgjegjëse për zhvillimin urban dhe turizmin, ministria për shëndetësinë dhe Ministria e Financave.
Neni 7
Përballimi i shpenzimeve të varrimit
1. Buxheti i Shtetit për çdo rast vdekjeje jep një ndihmë të caktuar financiare, për shtetasit shqiptarë. Masa e kësaj ndihme përcaktohet sipas vendbanimit, në zona rurale apo urbane, si dhe specifikohet për grupmoshat sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ndihma në lekë tërhiqet nga të interesuarit të përcaktuar në aktet nën ligjore në fuqi, pranë zyrës së financës në njësinë bazë të qeverisjes vendore, kundrejt paraqitjes se certifikatës së vdekjes së të ndjerit/ës me shënimin "Shpenzime varrimi".
3. Për çdo rast pagese, struktura e njësisë bazë të qeverisjes vendore llogarit masën e ndihmës sipas certifikatës së paraqitur, si dhe plotëson mandat-pagesën.
Neni 8
Institucioni për dhënien e ndihmës financiare
1. Shpenzimet për ndihmë planifikohen në buxhetin e Ministrisë që mbulon shërbimin e varrimit dhe përdoren mbi bazën e kërkesave të njësive bazë të qeverisjes vendore.
2. Ministria që mbulon shërbimin e varrimit, me fonde të Buxhetit të Shtetit, organizon shërbimin e transportit të kufomave dhe të eshtrave vetëm për rastet e fatkeqësive të ndodhura jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për persona që janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti, personeli përfaqësive diplomatike, si dhe për raste të veçanta, sipas kërkesës së bërë nga institucione, njësi bazë të qeverisjes vendore apo ministritë përgjegjëse.
Neni 9
Përballimi i shpenzimeve të tjera
Shpenzimet e tjera, si: shpenzime spitali, morgu, zhvarrosjeje, arkivoli, si dhe detyrime të tjera për përgatitjen e kufomës për transportimin në atdhe, përballohen nga familja apo të afërmit e të ndjerit.
Neni 10
Rimbursimi i shpenzimeve
Për shtetasit shqiptarë, që vdesin jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, kur shpenzimet e transportit përballohen nga familjarët e të ndjerit, Buxheti i Shtetit rimburson një pjesë të këtyre shpenzimeve, llogaritur sipas akteve në fuqi.
Neni 11
Dokumentet e nevojshme
Pagesa e familjarëve bëhet nga ministria që mbulon shërbimin e varrimit kundrejt këtyre dokumenteve:
a) Dokument i vdekjes nga shteti ku ka ndodhur vdekja.
b) Faturë, biletë apo dokument tjetër, që vërteton se shpenzimet e transportit i kanë kryer familjarët apo të afërmit e të ndjerit.
c) Vërtetimi i varrimit në Shqipëri.
d) Certifikatë vdekjeje nga zyra përkatëse e gjendjes civile në Shqipëri.
e) Letërnjoftim ose fotokopje e noterizuar e familjarit që tërheq rimbursimin financiar.
Dokumentacioni i mësipërm duhet të jetë origjinal ose kopje e noterizuar.
Dokumentacioni në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar.
Neni 12
Afatet kohore të rimbursimit
Masa e pagesës tërhiqet pranë ministrisë që mbulon shërbimin e varrimit, brenda një viti nga dita e sjelljes së kufomës në Republikën e Shqipërisë.
Në rastet kur shpenzimet e transportit për sjelljen e kufomës apo eshtrave në Shqipëri kryhen falas nga shteti përkatës apo shoqata të ndryshme, familjarët e të ndjerit/ës nuk përfitojnë pagesë të transportit nga Shteti Shqiptar.
Neni 13
Detyrimi i varrimit të të burgosurve
Njësitë bazë e qeverisjes vendore, nga buxheti i tyre, përballojnë heqjen, transportin dhe rivarrimin e eshtrave të të dënuarve në institucionet e riedukimit.
Për kryerjen e punimeve përkatëse, njësitë bazë e qeverisjes vendore, ngarkojnë njësi të shërbimit që kanë në vartësi, të cilat përpilojnë dokumentacionin përkatës (faturë, situacion etj.) për shpenzimet faktike të kryera. Në bazë të këtij dokumentacioni bëhet dhe financimi nga buxheti i njësive të qeverisjes vendore.
Neni 14
Rastet e veçanta
Rastet e veçanta, për të cilat me fonde të Buxhetit të Shtetit organizohet shërbimi i trans-portit të kufomave dhe eshtrave, brenda dhe jashtë vendit, konsiderohen kategoritë e per-sonave të propozuar nga institucione qendrore, njësi bazë të qeverisjes vendore apo shoqata të ndryshme ku ata bëjnë pjesë, sipas udhëzimit nr. 16, datë 18.04.2008 “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 721, datë 30.10.2007”.
Neni 15
Transporti funeral
1. Njësitë bazë të qeverisjes vendore, në konsultim me komunitetet fetare, grupet e interesit që janë të përfshira në këtë proces dhe strukturat lokale të shëndetit publik, rregullojnë kriteret e përgjithshme të zbatimit të aktiviteteve që kanë lidhje me transportin funeral, përsa i përket:
a) orareve kur kryhen shërbimet;
b) oraret e mbërritjes në varreza, duke përputhur nevojat operative me ceremoninë mortore;
d) përcaktimi i personelit të shërbimit, i cili do të merret me mirëmbajtjen e transportit;
e) përdorimi i mjeteve të posaçme;
f) gjendja e mjeteve që do të përfshihen në operacionet funerale;
g) kushtet e zakonshme për homazhet.
2. Njësitë bazë të qeverisjes vendore, që në rast ceremonie ngushëllimesh të qytetit, kur ka ndërruar jetë një person sipas përcaktimeve të nenit 14 të urdhërojë nëpërmjet një vendimi të argumentuar kryerjen e shërbimeve funerale me karakteristika të përshtatshme me ceremoninë publike.
3. Autorizimet për kryerjen e ceremonisë mortore i jepen autoriteteve përkatëse, në për-puthje me legjislacionin në fuqi.
4. Shërbimet funerale janë të detyruara të përcaktojnë paraprakisht ecurinë e punës, me qëllim edhe marrjen e të dhënave të vlefshme për kontrollet, duke i dhënë rëndësi të veçantë aplikimit të masave të sigurisë dhe higjienës, si dhe për mbrojtjen e të drejtave për informim.
KREU III
VARREZAT DHE ZHVARRIMET
Neni 16
Llojet e varrezave
Në territorin e njësisë bazë të qeverisjes vendore ekzistojnë llojet e varrezave, si më poshtë:
a) varrezat monumentale;
b) varrezat historike;
c) varrezat publike;
d) varrezë private.
Neni 17
Zhvarrimet
Shërbimi i varrimit gjashtë muaj para skadimit të datës së qëndrimit në varr, njoftojnë për zhvarrim familjarët e të ndjerit/ës, sipas përcak-timeve të kësaj rregulloreje dhe parashikon:
a) Vendosjen dhe mbajtjen e njoftimeve deri në fund të procesit të zhvarrimit në afërsi të vendit ku kryet procesi.
b) Afishimin në hyrje të varrezave të njoftimit, që tregon vendin e caktuar dhe vitin e vdekjes së të ndjerit, në varrin që do të zhvarroset.
c) Njoftimin në zyrat përkatëse të hapura për publikun, për t’u informuar nëpërmjet afishimit të njoftimit publik, si dhe njoftimit në rrugë elektronike.
Neni 18
Zhvarrimet e zakonshme
1. Zhvarrimet e zakonshme kryhen pas lëshimit të lejes së zhvarrimit nga kryetari i njësisë bazë të qeverisjes vendore.
2. Personat e interesuar paraqesin një kërkesë pranë zyrave të varrezave, nëpërmjet një kërkese për të marrë njoftimin për ditën në të cilën është programuar të bëhet zhvarrimi edhe rivarrimi.
3. Zhvarrimet realizohen duke mbrojtur të drejtat për privatësi nga të interesuarit.
Neni 19
Pajisjet për vendosjen e mbetjeve mortore dhe hirit
1. Mbetjet mortore, që dalin nga zhvarrimet e zakonshme, nëse nuk janë të destinuara për t’u vendosur në varre kolektive, vendosen në kuti me materiale të përshtatshme, të vulosura me vulë, duke shënuar jashtë të dhënat personale të të ndjerit. Kutitë sigurohen nga njësia bazë e qeverisjes vendore ose nga një shoqëri e autorizuar, në zotërim të lejeve të kërkuara kundrejt tarifave të miratuara.
2. Në mungesë të interesimit të familjarit, kutitë ruhen në ambiente të caktuara të varrezave për një periudhë minimale, jo më pak se 6 muaj nga koha e varrimit. Pas kësaj periudhe, eshtrat mblidhen në vendin e tyre të përbashkët, me përjashtim të rasteve kur varrosen në një parcelë të veçantë, ndërsa hiri mblidhet në dhoma të posaçme të hirit.
3. Gjatë vendosjes në këto mjedise, të përshkruar në pikën e mësipërm, kur ka kërkesa për varrime, ato realizohen kundrejt tarifave për shërbim.
Neni 20
Zhvarrimi në raste të veçanta
1. Me urdhër të gjyqtarit ose prokurorit, ose me autorizim paraprak të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore kryhet zhvarrimi para skadimit të afatit të zhvarrosjes në një varr tjetër.
2. Mënyrat për kryerjen e zhvarrosjes dhe zhvarrosjes murale, të rasteve të veçanta përcaktohen me udhëzim të përbashkët nga ministria përgjegjëse për zhvillimin urban dhe turizmin, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria përgjegjëse për shëndetësinë
3. Lëvizjet e veçanta të trupave kryhen nën mbikëqyrjen e strukturave lokale të shëndetit publik, që përcaktojnë në mënyrë të përgjithshme ose rast pas rasti, përkujdesin higjieno-sanitar për mbrojtjen e personelit të varrimit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
4. Në rastet e zhvarrimeve të veçanta pas dy vjetësh nga vdekja, merren masa higjieno-sanitare, të parashikuara nga strukturat lokale të shëndetit publik në bashkëpunim me prokurorinë dhe sipas akteve në fuqi.
Neni 21
Zhvarrimet murale ose familjare
1. Strukturat lokale të shëndetit publik kanë të drejtë, për arsye higjienike, të raportuara edhe nga shërbimi i varrezave, t’i kërkojë kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore të lëshojë autorizimin për kryerjen e zhvarrosjes së brendshme të varreve murale ose familjare, të mbetjeve mortore nga arkivoli dhe t’i vendosin në një kuti tjetër zinku. Arkivoli më pas varroset në të njëjtin varr.
2. Kostot e zhvarrosjes përballohen nga njësia bazë e qeverisjes vendore, në rastin e varreve individuale të dhëna në administrim ose paguhen nga zotëruesi nëse problemet ndodhin në varre private.
Neni 22
Lëvizja e varrezave
Varrezat e çdo lloji lëvizin me autorizim të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore duke njoftuar paraprakisht familjarët, në rastet kur kërkohet nga shërbimi i varrezave, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me të njëjtin tip varreze dhe kohëzgjatjeje. Kostot e lëvizjes së varrezave mbulohen nga njësia bazë e qeverisjes vendore.
Neni 23
Mbetjet mortore dhe sendet që trajtohen
1. Mbetjet mortore dhe sendet nga procesi i zhvarrimit mblidhen, seleksionohen, trajtohen, ruhen, riciklohen ose asgjësohen, sipas dispozitave në fuqi.
2. Të gjitha sendet me vlerë që dalin nga zhvarrimi pasi dezinfektimit regjistrohen dhe ruhen në ambiente të përshtatshme pranë varrezave.
3. Autoriteti përgjegjës që ka për detyrë, përgjegjësi rikuperimin dhe marrjen në dorëzim të sendeve me vlerë ose kujtimeve, lajmëron shër- bimin e varrezave dhe merr pjesë personalisht ose përfaqësohet gjatë procesit.
4. Në rastet kur nuk është e kërkuar marrja në dorëzim e sendeve me vlerë, ato dërgohen në Zyrën e Sendeve të Gjetura, sipas procedurave dhe përcaktimeve nga autoriteti përfaqësues.
KREU IV
PROCEDURAT E FUNKSIONIMIT TË SHËRBIMIT TË VARREZAVE
Neni 24
Shërbimi dhe autorizimi për kremim
1. Shërbimi në krematorium është detyrë e institucioneve sipas dispozitave në fuqi ose mund të administrohet nga njësia bazë e qeverisjes vendore ose duke ia dhënë palëve të treta.
2. Çdo administrim do të kryhet nga një marrëveshje e veçantë, e cila do të përcaktojë termat dhe kushtet në lidhje me marrëveshjen e administrimit.
3. Kremimi i një kufome autorizohet nga kryetari i njësisë bazë të qeverisjes vendore, të qeverisjes vendore ku ka ndodhur vdekja, në bazë të vullnetit të të ndjerit, e shprehur në mënyrën e përmendur në akte të veçanta, pas verifikimit të vdekjes së bërë nga strukturat lokale të shëndetit publik dhe në përputhje me kushtet e nenit 7/b të ligjit nr. 9220/2004, të ndryshuar.
4. Nuk lejohet kremimi i trupit ose i pjesëve, të cilat janë bartëse të substancave radioaktive në nivelet mbi ato që përcaktojnë kushtet radiologjike. Vlerësimet paraprake kryhen nga autoritetet, strukturat lokale të shëndetit publik dhe Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet, me mbështetjen teknike të autoritetit kompetent.
Neni 25
Dorëzimi i kufomave për kremim
1. Pas mbërritjes në varreza për në krematorium, kufoma ose organet e transpor- tuara nga shërbimi funeral në varreza, i dorëzohen njësisë së shërbimit të krematoriumit. Përgjegjësit e shërbimit funeral dorëzojnë autorizimin e lëshuar nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore për varrimin me kremim.
2. Përveç rasteve kur specifikohet ndryshe, kremimi duhet të bëhet brenda 48 orëve nga koha e dorëzimit. Në rast se vihen re defekte në trup, duhet t’i lihet shërbimit të varrimit dhe të njoftohen organet kompetente ligjore.
3. Veprimtaria e kremimit dhe detyrat administrative të lidhura me të duhet të kryhen në ditët e parashikuara për kryerjen e funeralit.
Neni 26
Mbikëqyrja e kremimit
1. Çdo proces kremimi edhe në rastin e një pale të tretë të shërbimit, kryet nën kujdestarinë dhe mbikëqyrjen e një përfaqësuesi të shërbimit të varrezave.
2. Hiri është i destinuar të mbahet në formë të pandarë, për ruajtje, kujdestari apo shpërndarje. Çdo urnë funeral ose kuti duhet të përmbajë vetëm hirin e një të vdekuri dhe duhet të ketë në faqen e jashtme emrin, mbiemrin, datën e lindjes dhe të vdekjes.
3. Çdo urnë që përmban hirin, duhet të dorëzohet e vulosur nga personi që e ka kryer kremimin.
4. Mbikëqyrja për mirëmbajtjen, me kalimin e kohës, të kushteve për kujdestarinë e urnës dhe marrjen e masave të shkeljeve, mund t’i besohet personelit të trajnuar dhe të emëruar.
Neni 27
Autorizimi për kujdestarinë dhe shpërndarjen e hirit
1. Shpërndarja e hirit lejohet duke respektuar dëshirën e të ndjerit, për shpërndarjen e hirit pa deklaruar vendin. Në këtë rast zgjidhet nga bashkëshorti/ja ose në mungesë, nga të afërmit të identifikuar në përputhje me Kodin Civil dhe të provuar me testament ose përfaqësim, shprehur në zyrën e gjendjes civile të njësisë bazë të qeverisjes vendore ku ka ndodhur vdekja apo të vendbanimit.
2. Nëse i vdekuri nuk ka lënë të dokumentuar personin përgjegjës për shpërndarjen, vullneti i shprehur i të ndjerit bëhet nga njerëzit e mëposhtëm:
a) Bashkëshorti/ja ose nëse nuk mundësohen këta, nga të afërmit, të identifikuar në përputhje me nene të Kodit Civil dhe në rastin e konkurrencës në mes të disa të afërmve në të njëjtën afërsi-brezi, nga shumica e tyre;
b) Poseduesi i testamentit;
c) Përfaqësuesi ligjor i një shoqate, që ka në aktivitetin e saj ligjor djegie të kufomave të anëtarëve, ku të vdekurit duhet të jenë të regjistruar;
d) Kujdestari ligjor i personit të mitur ose të paaftë;
e) Në mungesë të personave të përmendur në nënparagrafët “a”, “b”, “c” dhe “d”, personi që është i autorizuar nga njësia e qeverisjes vendore.
3. Kur ngjarja ndodh në mungesë të një bashkëshorti, të afërmit që do të kontribuojnë më shumë janë të rangut të njëjtë, ata duhet, me shumicë votash, me shkrim, të bërë para noterit, të caktojnë me autorizim dhe identifikojnë, se cili nga ata merr përgjegjësi veçmas ose të përbashkët, për shpërndarjen e hirit.
4. Leja për shpërndarjen e hirit lëshohet pas vlerësimit të pajtueshmërisë me rregullat përkatëse, që në mungesë të vullnetit me shkrim të të ndjerit, duhet të deklarohen nga palët që kanë të drejtë për të, sipas pikës 2 dhe 3 të këtij neni.
5. Autorizimi ose leja për shpërndarjen e hirit komunikohet nga personi i autorizuar i njësisë bazë të qeverisjes vendore, i cili mbikëqyr procesin e shpërndarjes së hirit.
Neni 28
Regjistri i varrimit dhe urnës
1. Pranë varrezave mbahet një regjistër në dy kopje për administrimin e procesit të varrimit nga shërbimi përkatës, në të cilin regjistrohen:
a) Varrimet/kremimet, ku saktësohen emri, mbiemri, mosha, vendi dhe data e lindjes (si rezulton nga leja e varrimit), viti, dita dhe ora e varrimit/kremimit, numri i varrit/urnës, numri i parcelës, si dhe numri rendor i faturës së varrimit/kremimit.
b) Zhvarrimi, ku saktësohet koha e zhvarrimit nga data e varrimit, viti, data ora e zhvarrimit, vendi ku është rivendosur, numri i varrit, fatura e paguar, nëse ka më shumë se 15 vjet.
c) Regjistri nënshkruhet në çdo fletë nga shërbimi i varrimit dhe një kopje dorëzohet pranë njësisë bazë të qeverisjes vendore. Regjistri mbahet edhe në formë elektronike dhe duhet të jetë i hapur për qytetarët, të cilët kërkojnë të orientohen për të gjetur të afërmit e tyre në varreza. Regjistri rakordohet me zyrën e gjendjes civile çdo tre muaj.
2. Në rastin e shërbimit të varrimit nga një palë e tretë, sipërmarrësi është përgjegjës për hartimin e këtij regjistri dhe saktësinë e të dhënave të raportuara.
3. Në rastin e personit të autorizuar për shpërndarjen e hirit, çdo kopje e procesverbalit të dorëzimit të urnës duhet të shoqërohet nga një kopje të autorizimit dhe e akteve dhe/ose deklaratat e tyre, në përputhje me përmbajtjen e paragrafëve të këtij neni.
Neni 29
Administrimi i materialeve
1. Mbas përfundimit të afatit të varrimit, të gjitha materialet e dekorimit jovegjetale, kalojnë në administrimin e shërbimit të varrezave dhe depozitohen përkohësisht, në bazë të inventarit, deri në marrjen e masave për ripërdorim, tjetërsim ose për asgjësimin e tyre.
2. Me kërkesë të palëve që kanë të drejtë, mund të autorizohet zhvendosja e materialeve dekoruese të varrit, si dhe të jetë i mundur ripërdorimi i tyre në varret e tjera, për varrime të të afërmve të të ndjerit.
3. Materialet dekoruese dhe orenditë e depozituara në varreza, me miratimin e strukturës së shërbimeve në varreza, mund t’u jepen falas qytetarëve, me kërkesë të tyre, që janë në kushtet të vështira ekonomike.
Neni 30
Orari i varrezave
Varrezat janë të hapura për publikun sipas orarit të afishuar në hyrjet e tyre, miratuar nga njësitë bazë të qeverisjes vendore.
Neni 31
Qarkullimi i mjeteve
1. Qarkullimi i mjeteve private brenda territorit të varrezave rregullohet me urdhëresë të veçantë të njësisë bazë së qeverisjes vendore.
2. Dhënia e lejes për hyrje është subjekt i administrimit nga drejtuesi i mjetit ose poseduesi i materialeve që transportohen, në hyrje dhe dalje nga varrezat.
Neni 32
Kufizime të veçanta
Në territorin e varrezave është e ndaluar:
a) Futja dhe vendosja në varre e objekteve, të cilat janë në kontrast me karakteristikat e vendit.
b) Sjelljet jo të përshtatshme me karakteris-tikat e vendit.
c) Futja e kafshëve.
d) Hedhja e luleve të vyshkura apo mbeturinave të tjera, jashtë venddepozitimeve përkatëse.
e) Varja dhe vendosja e rrobave apo objekteve të ngjashme në varre.
f) Nxjerrja jashtë territorit të varrezave të çdo objekti, pa lejen përkatëse të shërbimit.
g) Shkelja dhe dëmtimi i lulishteve, territoreve të gjelbërta, rrethimeve, ulja në mbulesat e varreve apo mbi monumente shkrimi mbi varre apo mure.
h) Shqetësimi me çdo lloj mënyre i vizitorëve dhe sidomos ofrimi për ata i shërbimeve.
i) Shpërndarja e fletëpalosjeve.
j) Kërkesa e lëmoshës, qoftë edhe në afërsi të hyrjeve, përjashtuar rastet e autorizuara.
k) Ushtrimi i çdo lloj tregtie.
l) Pjesëmarrja në zhvarrimin e kufomave që nuk i përkasin familjes, përveç rasteve kur ka pëlqimin e palëve, që kanë të drejtë, sipas nenit të mësipërm.
m) Hyrja në territorin e varrezave jashtë orarit të hyrjes, përjashtuar rastet me autorizim të veçantë.
n) Hyrja me mjet motorik privat pa leje.
Neni 33
Punimet në varreza
1. Shërbimin e varrimit, subjektet e kryejnë duke pasur parasysh dispozitat ligjore, që kanë të bëjnë me objektin e veprimtarisë së varrimit, të kësaj rregullore, rregullores plotësuese të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe rregullores teknike për projektimin dhe ndërtimin e varrezave.
2. Personat juridikë, që veprojnë në emër të individëve privatë, duhet të dëshmojnë pranë njësive bazë të qeverisjes vendore:
a) Kapacitetin teknik dhe burimet njerëzore, për të garantuar vazhdimësinë dhe përshtatshmërinë e shërbimit.
b) Garancinë bankare, marrëveshjen, likuidimin e detyrimeve sipërmarrëse.
c) Pajtueshmërinë me rregullat për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve.
d) Pajtueshmërinë me rregullat mbi reklami-min dhe transparencën e çmimeve.
e) Përfundimin e suksesshëm të një kontrate të vlefshme sigurimi.
3. Personat juridikë duhet të kërkojnë miratimin në njësitë bazë të qeverisjes vendore çdo ndryshim të projektit të miratuar.
4. Leja e hyrjes së materialeve me automjete, duhet të paraqitet nga shoferi gjatë hyrjes dhe daljes nga varrezat.
Neni 34
Disiplinimi i punimeve në varreza
1. Nuk mund të bëhet asnjë punim pa miratimin paraprak të projektit dhe në përputhje me rregullat teknike për projektimin dhe ndërtimin e varrezave.
2. Projekti i miratuar duhet të mbahet në vendin e punës nga sipërmarrësi dhe t’i vihet në dispozicion mbikëqyrësit të punimeve.
3. Vendi i dhënë për ndërtimin e varrit familjar kufizohet brenda hapësirës së caktuar, sipas rregullave teknike për projektimin dhe ndërtimin e varrezave.
4. Në rast se verifikohen shkelje në lidhje me kërkesat e kësaj rregullore, atëherë sipërmarrësi është i detyruar të rikthejë mjedisin në gjendjen e mëparshme jo më vonë se dy ditë pas datës së verifikimit.
5. Materialet e gërmuara dhe mbeturinat duhet të transportohen jashtë varrezave jo më vonë se një ditë pas datës së përfundimit të punimeve, pa rënë ndesh me kushtet e vendosura në rregulloret e veçanta.
6. Materialet për kryerjen e punimeve duhet të jenë të parapërgatitura dhe të depozitohen brenda zonës së rrethuar.
7. Shoqëria duhet të respektojë oraret e punës të miratuara nga zyra e shërbimeve të varrimit.
Neni 35
Përgjegjësia e shoqërive private
Shoqëritë që ushtrojnë veprimtarinë për ndërtimin e varrezave private, janë përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj të tretëve dhe/ose kufitarëve, gjatë realizimit të punimeve në përputhje me mënyrën dhe kushtet e përcaktuara në këtë rregullore.
KREU V
PROCEDURAT E SHËRBIMIT FUNERAL
Neni 36
Agjencitë e shërbimit funeral
1. Kushtet për ushtrimin e aktivitetit të agjencive të shërbimit funeral kryhen në përputhje me ligjin nr. 9220/2004, të ndryshuar.
2. Agjencitë e shërbimit funeral duhet të licencohen për ushtrimin e aktivitetit në drejtim të:
a) kapacitetit teknik dhe burimeve njerëzore, si garanci e vazhdimësisë dhe përshtatshmërisë të shërbimit;
b) garancisë së sipërmarrjes;
c) respektimit të rregullave të sigurisë dhe të shëndetit të punëmarrësve;
d) respektimit të legjislacionit në lidhje me realizimin e shërbimeve.
3. Agjencitë janë të detyruara të komunikojnë çdo ndryshim mbi aktivitetin e licencuar.
Neni 37
Përgjegjësitë profesionale të agjencive funerale
Agjencitë kanë përgjegjësi të:
a) informojnë paraprakisht mundësinë e përzgjedhjes së shërbimit të varrimit, e cila duhet të rezultojë në përputhje me kushtet e kontratës.
b) të respektojnë sekretin profesional dhe të ruajë konfidencialitetin.
c) të vendosë një komunikim të përshtatshëm.
Neni 38
Ushtrimi i aktiviteteve të agjencive
1. Oraret e hapjes dhe mbylljes për publikun dhe ushtrimi i tyre, kryhen sipas përcaktimeve nga njësitë bazë të qeverisjes vendore.
2. Për rastet e veçanta të lihet një numër emergjence për të realizuar shërbimin jashtë orarit të caktuar nga njësia bazë e qeverisjes vendore. Çmimi i ofruar në këto raste duhet të pranohet paraprakisht nga porositësi dhe të jetë i dokumentuar nga agjencia.
Neni 39
Përshtatshmëria e mjeteve dhe ambienteve
1. Inspektorati që mbulon fushën e shëndetësisë sipas kritereve të përcaktuara, verifikojnë kushtet e mjeteve që merren me transportin e kufomave.
2. Njësia bazë e qeverisjes vendore përcakton zonat e qytetit për qëndrimin e makinave funerale dhe zyrat e shërbimit, të cilat nuk duhet të jenë në godina banimi dhe në vende të dukshme për publikun.
3. Agjencitë duhet të zhvillojnë aktivitetin, si: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin, brenda ambienteve të miratuara dhe që janë jo të dukshëm nga jashtë.
4. Agjencitë të kenë:
a) të paktën një autofuneral, në përputhje me kërkesat e rregullave në fuqi;
b) garazh të përshtatshëm në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje.
Neni 40
Ankesat
1. Për mosfunksionimin e zhvillimit të aktivitetit funeral ankesat dhe sinjalizimet i drejtohen kryetarit të njësisë bazë të qeverisjes vendore.
2. Ankesat e bëra me shkrim ose në formë verbale, shqyrtohen brenda një afati 30 ditësh nga data e depozitimit.
Neni 41
Mbarëvajtja e shërbimit funeral
Për një zhvillim korrekt të shërbimit të varrimit, është e ndaluar:
a) Kryerja e transportit funeral në mungesë të autorizimit për transport që shoqëron arkivolin përgjatë gjithë rrugës deri në dorëzimin tek shërbimi i varrimit.
b) Mosrespektimi i orareve të përcaktuara nga zyrat e njësive bazë të qeverisjes vendore për procesin varrimit.
c) Kryerja e negociatave në kontratë, për zhvillimin e shërbimit funeral në spitale, në shtëpi pushimi ose në çdo ambient jashtë sipërmarrjes funerale, me përjashtim kur porositësi e kërkon shprehimisht që kjo të bëhet në ambientet e tij private.
d) Përdorimi i ashensorëve për transportin e arkivolit në mjedise banimi.
Neni 42
Shërbimet funerale të kryera nga njësia bazë e qeverisjes vendore
1. Njësia bazë e qeverisjes vendore kujdeset për transportin gjatë funeralit dhe dërgimin e arkivolit sipas përcaktimeve në legjislacion.
Nëse bashkëshorti/ja, i afërmi i shkallës së parë ose bashkëjetuesi/ja e të ndjerit janë persona me aftësi të kufizuar, varri i të ndjerit caktohet maksimalisht në radhën e dytë në një ambienti të përshtatur për arritshmërinë.