Print Friendly

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë

(Ligj Nr.7680, datë 3.3.1993)

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë

V E N D O S I :

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë, sistemi i taksave përbëhet nga taksat nacionale dhe ato lokale.

[...]

Neni 2

 Në taksat nacionale bëjnë pjesë:

- taksa portuale;

- taksa për shërbime konsullore;

- taksa për qarkullimin rrugor;

- taksa për përdorimin e aparateve televizive;

- taksa për përdorimin e aparateve telefonike;

- taksa për kryerjen e veprimeve gjyqësore e noteriale;

- taksa për regjistrimin në arësimin e lartë;

- taksa për radiokomunikacionin privat;

- taksa për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion;

- taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti;

- taksa për shfrytëzimin e lëndës drusore;

- taksa për fjetje në hotel të të huajve;

- taksa për pajisjen me pasaportë lundrimi;

- taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit;

- taksë regjistrimi për veprimtari të ndryshme;

- taksë regjistrimi për ushtrimin e lotarive, të konkurseve parashikuese dhe lojrave të fatit.

 

Neni 3

 Në taksat lokale bëjnë pjesë:

- taksë pulle dhe taksë mbi aktet;

- taksë pastrimi;

- taksë tregu për zënie vendi e peshëmbajtje;

- taksë për gjueti;

- taksë për reklamat e firmave private.

 

Neni 4

Taksat lokale të vendosura në këtë ligj shërbejnë si taksa orjentuese.

Këshilli i rrethit, bashkisë e komunës, kur e gjykon të domosdoshme mund të vendosë taksa të përkohshme, për shërbime në interes të banorëve dhe masa e tyre të vendoset në konsensus me banorët e rrethit, bashkisë e komunës.

 

Neni 5

Të ardhurat që realizohen nga taksat nacionale, derdhen në buxhetin e shtetit, kurse ato që realizohen nga taksat lokale derdhen në buxhetin e rrethit, bashkisë e komunës.

 

Neni 6

Shtetasit janë të detyruar të deklarojnë pajisjet vetjake që i nënshtrohen pagimit të taksave sipas këtij ligji, brenda muajit janar, ndërsa për pajisjet e blera rishtas 30 ditë pas zotërimit të tyre.

 

Neni 7

Niveli i taksave përcaktohet si më poshtë:

 

Për taksat nacionale

a) taksat portuale caktohen sipas lidhjes nr.1;

b) taksat për shërbimet konsullore caktohen sipas lidhjes nr.2;

c) taksat për qarkullimin rrugor caktohen në masën 16 për qind mbi çmimin e shitjes me pakicë të benzinës dhe gazoilit që do t'u shitet përdoruesve të automjeteve;

ç) për përdorimin e aparateve televizive nga çdo zotërues paguhet një taksë 30 lekë në vit për çdo aparat televiziv;

d) për përdorimin e aparateve telefonike nga çdo zotërues paguhet një taksë 20 lekë në vit për çdo aparat telefonik me përjashtim të ushtarakëve të shërbimit aktiv të përhershëm që janë pajisur me telefon për qëllime gatishmërie;

dh) taksat për kryerjen e veprimeve gjyqësore e noteriale caktohen sipas lidhjes nr.4;

e) për regjistrimin në arsimin e lartë paguhet një taksë 20 lekë për çdo vit shkollor;

f) taksat për radiokomunikacionin privat caktohen sipas lidhjes nr.5;

g) për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion për të udhëtuar në shtetet e tjera, nga shtetasit e huaj paguhet një taksë prej 10 dollarësh USA për çdo kalim dhe për shtetasit shqiptarë 500 lekë për çdo kalim;

gj) taksa për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti caktohet 1.000 lekë për dëshminë e grupit A, B dhe F.

Për marrjen e dëshmive të tjera taksa paguhet në masën 50 për qind të shumës së mësipërme;

h) taksa për shfrytëzimin e lëndës drusore caktohet për çdo ndërmarrje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit;

i) taksa për fjetjen në hotele caktohet 10 dollarë USA të konvertuar në kursin ditor të Bankës së Shqipërisë për çdo natë fjetje vetëm për shtetas të huaj dhe përfshihet në çmimin e fjetjes në hotel;

j) taksa për pajisjen me pasaportë lundrimi caktohet 500 lekë;

k) taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit caktohet sipas lidhjes nr.3;

l) taksa e regjistrimit për veprimtari të ndryshme caktohet si më poshtë:

Për veprimtari private të personave fizikë shqiptarë 1.000 lekë dhe për personat juridikë shqiptarë privat 8.000 lekë.

Për ndërmarrjet shtetërore shqiptare me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj kundravlefta në lekë e 1.000 dollarë USA me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e regjistrimit dhe për zyrat e përfaqësimit të ndërmarrjeve të huaja kundërvlefta në lekë e 500 dollarë USA, të cilat regjistrohen në Drejtorinë e Tatimeve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Për personat fizikë e juridikë të huaj që do ushtrojnë veprimtari private vetëm apo në bashkëpunim me personat fizikë e juridikë vendas dhe që regjistrohen në degët e tatimeve paguhet taksa e regjistrimit kundërvlfta në lekë e 500 dollarë USA, me kursin ditor të këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e regjistrimit.

m) Taksat e regjistrimit për ushtrimin e lotarive të konkurseve parashikuese dhe të lojrave të fatit caktohet 5.000 lekë në vit.

 

Për taksat lokale

a) Taksat e pullës dhe taksa mbi aktet caktohet sipas lidhjes nr.4.

b) Taksa për reklamat e firmave private caktohet 2.000 lekë për m2 në vit.

c) Taksa e pastrimit caktohet 50 lekë në vit për çdo familje dhe 500 lekë në vit për personat juridikë e fizikë.

ç) Taksa e tregut për zënie vendi caktohet 30 lekë për metër katror për çdo ditë.

Taksa e tregut për peshëmatje dhe kontrollin e mjeteve matëse caktohet 10 lekë për çdo ditë.

d) Taksa për lëshimin e lejes vjetore të gjuetisë 1.000 lekë në vit;

 

Neni 8

Taksa vjetore është e menjëhershme dhe paguhet brenda muajit janar të çdo viti.

Taksat e shërbimeve me karakter administrativ gjyqësor e noterial paguhen me anë të pullës.

Taksat arkëtohen nga organi që kryen shërbimin. Në këto raste organet shtetërore dhe private veprojnë si agjentë tatimorë për mbledhjen e taksave. Personave juridikë shtetërorë dhe personave juridikë e fizikë privatë ju lihet një përqindje e caktuar e masës së taksave të vjela si më poshtë:

 

A. Për taksat nacionale:

a) Për taksat portuale                                                    3 për qind

Nga e cila:

- Kapitenerisë së porteve                                              2,5 për qind

- Agjencive detare                                                        0,5 për qind

b) për taksat për shërbimet konsullore                           3    për qind

c) për taksën e qarkullimit rrugor                                  0    për qind

d) për taksën për përdorimin e aparateve

televizive                                                                      5    për qind

e) për taksën për përdorimin e aparateve

telefonike                                                                     5    për qind

f) për taksën e regjistrimit në arsimin e lartë                 2    për qind

g) për taksën për radiokomunikacionin privat                 2    për qind

gj) për taksën për kalimin e kufirit shtetëror

të Republikës së Shqipërisë me avion                            5    për qind

h) për taksën për pajisjen me dëshmi aftësie

për drejtim automjeti                                                    5   për qind

i) për taksën e shfrytëzimit të lëndës drusore                 0   për qind

j) për taksën e fjetjes në hotel të të huajve                     0   për qind

k) për taksën e ushtrimit të veprimtarisë së

peshkimit                                                                      5   për qind

l)për taksën e regjistrimit për veprimtari të

ndryshme                                                                     0   për qind

 

B. Për taksat lokale

a) Për taksën e pastrimit                                               5   për qind

b) Për taksën për zënie vendi e peshëmatje                   5   për qind

c) Për taksën e gjuetisë                                                 5   për qind

ç) Për taksën e pullës dhe mbi aktet                              5   për qind

d) Për taksën për reklamat e firmave private                5   për qind

 

Këto shuma do të përdoren:

1. Në formën e shpërblimit mbi pagën për vështirësi në punë deri në masën 20 për qind për punonjësit që do të shërbejnë si agjentë tatimorë. Punonjësit që përfitojnë këto shpërblime përcaktohen nga drejtuesit e subjekteve.

2. Në formën e pagës, kur merren punonjës të rinj për të përballuar vjeljen e taksave.

3. Pjesa që mbetet do të përdoret për mekanizimin, informatizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës.

 

Sipas llojit të taksave organet që ngarkohen me nxjerrjen e taksave janë:

 

A. Për taksat nacionale

a) Për taksat portuale ngarkohen kapiteneritë e porteve, të cilat i vjelin këto taksa drejtëpërdrejt ose nëpërmjet agjencive detare shtetërore ose private. Për taksën për pajisjen me pasaportë lundrimi ngarkohen kapiteneritë e porteve.

b) për taksat për shërbime konsullore ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Rendit Publik sipas ndarjes që do të përcaktohet me udhëzim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

c) për taksën e qarkullimit rrugor ngarkohen ndërmarrjet e shitjes së karburantit.

ç) për taksën për përdorimin e aparateve televizive ngarkohen zyrat e pagesës së energjisë elektrike në varësi të ndërmarrjeve elektrike.

d) për taksën për përdorimin e aparateve telefonike ngarkohen degët e PTT.

dh) për taksat për kryerjen e veprimeve gjyqësore dhe noteriale ngarkohen administrata gjyqësore, noteria dhe zyrat e hipotekave.

e) për taksën e regjistrimit në arsimin e lartë ngarkohen universitetet dhe shkollat e tjera të larta.

ë) për taksën për radiokomunikacionin privat ngarkohet Komisioni Shtetëror i Radiokomunikacionit.

f) për taksën për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së  Shqipërisë me avion ngarkohen organet doganore.

g) për taksën për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti ngarohet inspektorati rrugor i Ministrisë së Rendit Publik.

gj) për taksën për shfrytëzimin e lëndës drusore ngarkohen organet që caktohen nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

h) për taksën për fjetjen në hotel të të huajve ngarkohen hotelet, pensionet shtetërore ose private.

i) për taksën e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit.

j) për taksën e regjistrimit të ushtrimit të veprimtarive të ndërmarrjeve shtetërore me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj dhe për zyrat e përfaqësimit ngarkohet Drejtoria e Tatimeve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa për veprimtaritë private të personave fizikë a juridikë vendas apo të huaj, si dhe për veprimtaritë private të personave fizikë dhe juridikë vendas në bashkëpunim me të huaj ngarkohen degët e tatimeve në rrethe.

 

B. Për taksat lokale

a) për taksën e pullës dhe taksën mbi aktet ngarkohen zyrat e gjendjes civile.

b) për taksën për reklamat e firmave private ngarkohen këshillat e rretheve, bashkive dhe komunave.

c) për taksën e pastrimit ngarkohen zyrat e pagesës së energjisë elektrike në varësi të ndërmarrjeve elektrike.

ç) për taksën e tregut për zënie vendi, për peshëmatjen e kontrollin e mjeteve matëse ngarkohen këshillat e rretheve, bashkive e komunave, të cilët të parashikojnë në organikat e tyre personelin që do të ngarkohet me vjeljen e kësaj takse.

d) për taksën e gjuetisë ngarkohet Shoqata e Gjuetarëve.

Këshillat e rretheve kanë kompetencën të caktojnë edhe subjekte të tjera nga ato të përcaktuara më sipër të cilat do të merren me vjeljen e taksave lokale.

 

Neni 9 

l. Nga pagimi i taksës së akteve dhe të pullës përjashtohen:

Veprimet zyrtare që kërkohen nga autoritetet e huaja, me kusht reciprociteti.

Regjistrimi i lindjeve dhe i vdekjeve, si dhe notimet në regjistrat e gjendjes civile.

2. Përjashtohen nga pagimi i taksës së regjistrimit në shkollat e larta studentët jetimë.

3. Përjashtohen nga pagimi i taksës së vizës dhe taksës së hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë:

a) Personat që janë pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi.

b) Personat e organizatave bamirëse e filantropike.

c) Punonjësit e Kryqit të Kuq dhe të Ligës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq.

d) Shtetasit e huaj me kombësi shqiptare.

e) Shtetasit me dy nënshtetësi shqiptare dhe të huaj.

f) Personat që shoqërojnë mjete me ndihma humanitare në bazë të marrëveshjeve ose të dërguara nga organizatat bamirëse, institucionet e ndryshme, individë të veçantë etj.

g) Grupet e organizuara turistike që hyjnë në Republikën e Shqipërisë mbi bazë të marrëveshjeve me agjencitë turistike dhe qëndrojnë një ditë në Republikën e Shqipërisë paguajnë taksë hyrje ose vize në masën 5 dollarë USA.

4. Nga pagimi i taksës së kalimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion përjashtohen:

a) personat që janë pajisur me pasaporta diplomatike e shërbimi.

b) personat e organizatave bamirëse e filantropike.

c) anëtarët e familjeve të përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në Republikën e Shqipërisë që jetojnë bashkarisht.

ç) anëtarët e personelit të misionit diplomatik të akredituar në vendin tonë që punojnë në shërbimin administrativ dhe teknik të misionit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre.

d) personeli i avionit dhe personeli i shoqërive ajrore në bazë të reciprocitetit.

e) fëmijët që janë pajisur me gjysmë bilete.

f) për shtetasit shqiptarë që shkojnë me shërbim jashtë shtetit pagesa e taksës do të përballohet nga institucioni ose ndërmarrja shtetërore që i dërgon me shërbim.

5. Përjashtohen nga pagimi i taksës për fjetjen në hotel të të huajve grupet turistike që vijnë nëpërmjet agjencive turistike ose institucioneve të tjera dhe që paguajnë nën 30 dollarë për çdo ditë qëndrimi.

6. Përjashtohen nga pagimi i taksës së pastrimit familjet që banojnë në fshat.

7. Kur detyrimi për pagimin e taksave vjetore lind brenda 6-mujorit të parë do të paguhet l00 për qind e taksës, ndërsa kur detyrimi lind 6-mujorin e dytë do të paguhet vetëm 50 për qind e masës së këtyre taksave.

 

Neni 10 

Quhen shkelje të këtij ligji refuzimi, shmangia në çdo formë tjetër dhe mosderdhja në afat e taksave.

 

Neni ll 

Shkeljet e parashikuara në nenin l0 të këtij ligji kur nuk përbëjnë vepër penale quhen kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë l.000 deri 3.000 lekë, duke marrë taksën në vlerën e saj të plotë.

 

Neni 12

Ligji nr.7548, datë 8.l.l992, ndryshuar me ligjin nr.7588, datë l5.7.l992 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë", si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me  këtë ligj, shfuqizohen.

 

Neni 13 

Ky ligj hyn në fuqi l0 ditë pas shpalljes së tij.

 

Shpallur me dekretin nr.485, datë 9.3.l993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

 

 

Lidhja nr.1

 

NIVELI I TAKSAVE PORTUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

Taksa në dollarë

 

| Për çdo ton neto                                 | Gjithsej në çdo  

| të regjistrrit të                                   | anije

| anijeve          

 

LLOJI I TAKSAVE

 

Taksa Portuale

 

1. Taksë e zakonshme anije:

 

- Për nijet që ngarkojnë ose shkarkojnë mallra              1.0

- për anijet e udhëtarëve e trageti                                  0.6

- për anije sportive motoskaf                                         0.4

- për anijet e transportit të tregtisë kufitare                    0.4

 

2. Taksë me zbritje të anijes:

 

- Për të gjitha llojet e anijeve                                        0.4

 

3. Taksë e kapitenerisë për dorëzimin e anijeve në portet shqiptare

 

- Deri në 500 TRN                                                                    25

- Nga 500 - 1000 TRN                                                               50

- Nga 1000 - 1500 TRN                                                 75

- Nga 1500 - 2000 TRN                                                 100

- Nga 2000 - 4000 TRN                                                 160

- Për anije mbi 4000 TRN                                                         250

 

4. Taksë për dhënien e lejes nga kapiteneria

për të drejtën e ushtrimit të radiostacionit                                  50

 

5. Taksë për dhënie leje nisjeje nga kapiteneria e portit:

- Për anije deri në 500 TRN... 0.04 $ për TRN, por jo

më shumë se 15 $

- Për anije mbi 500 TRN                                                           15

 

6. Taksë faro feneri:

a) për anije deri në 500 TRN, 0,10 USD për TRN,

 por jo më pak se 5 USD;

b) për anije mbi 500 TRN                                                         50 USD

 

7. Taksë për protestë detare:

- Për nënshkrimin e saj nga kapiteneria taksa caktohet si

vijon:

- Për anije deri në 500 TRN                                                      30

- Për anije nga 500-1000 TRN                                                   40

- Për anije nga 1000-2000 TRN                                                 45

- Për anije nga 2000-4000 TRN                                                 55

- Për anije mbi 4000 TRN                                                         65

 

8. Taksë për formalitetet e kryera nga dogana, shëndetësia dhe autoritetet e tjera 0,3 USD për TRN

 

Shënim: 1. Përjashtohen nga taksat e mësipërme anijet që transportojnë ndihma shtetërore e humanitare të shoqërive të ndryshme bamirëse dhe institucineve fetare.

2. Taksa me zbritje zbatohet kur ka marrëveshje qeveritare ose të miratuara nga Ministria e Transporteve dhe e Komunikacionit.

3. Për anijet e subjekteve fizike e juridike shqiptare pagesa e taksave bëhet në lekë ose në valutë, në raport me realizimin e të ardhurave.

4. Për anijet që prekin portet detare Sarandë, Vlorë e Shëngjin, taksat portuale zbatohen 20 për qind më të ulta.

5. Për anijet e personave fizikë e juridikë shqiptarë paguhet në të gjitha rastet taksa me zbritje,ndërsa taksat e tjera portuale në masën 50 për qind.

6. Anijet e transportit të brendshëm detar paguajnë taksën e anijes vetëm një herë në prekjen e parë të çdo porti shqiptar dhe nuk paguajnë në hyrjet pasuese gjatë vitit kalendarik.

7. Anijet e shërbimit portual përjashtohen nga pagimi i taksave.

8. Anijet luftarake dhe spitalore të cilitdo shteti paguajnë taksë portuale vetëm kur këto përdoren për qëllime tregtare.

9. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Transporteve dhe Komunikacioneve përcaktojnë rregulla për zbatimin e taksave për anijet e subjekteve fizike ose juridike shqiptare.

 

 

Lidhja nr.2

 

TAKSË PËR SHËRBIMET KONSULLORE

 

 

Taksë fikse                                                                               Lekë

 

 

1. Për lëshimin e pasaportave për dalje jashtë shtetit                 100

2. Për leje kalimi                                                                      50

3. Për vizë të huajve në bazë të marrëveshjeve

ose në bazë të reciprocitetit                                                      -

4. Për shtetasit e shteteve ndaj të cilëve

nuk kërkohet vizë hyrje, merret taksë hyrjeje

në territorin e Republikës së Shqipërisë në një

masë të barabartë me taksën e vizës që shtetet e

këtyre shtetasve marrin për shtetasit shqiptarë                          -

5. Për lëshimin e pasaportave nga përfaqësitë

diplomatike dhe konsullatat                                                       2000

6. Për leje kalimi të lëshuara nga përfaqësitë

diplomatike                                                                               1000

7. Për lëshimin e certifikatave të çdo lloji, për

legalizimin e tyre ose të çdo dokumenti tjetër

nga përfaqësitë diplomatike apo nga përfaqësitë

 konsullore:

a) Për shtetasit shqiptarë jashtë shtetit                                       2000

b) Për shtetasit e huaj në bazë të reciprocitetit                           -

8. Për zgjatjen e afatit të pasaportave nga

përfaqësitë diplomatike apo konsullatat                                      500

9. Për vërtetim certifikatash ose të dokumenteve

të tjera, të lëshuara nga autoritetet tona për të huaj,

ose të lëshuara nga autoritetet e huaja, zbatohet parimi

i reciprocitetit.                                                                         -

10. Për vërtetim certifikatash ose dokumenteve

të tjera të lëshuara nga autoritetet shqiptare

për shtetasit shqiptarë                                                               10

 

Lidhja nr.3

 

TAKSA VJETORE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË PESHKIMIT

 

I. PESHKIMI DETAR ( për 1 anije)                             Në lekë

 

1. Peshkimi me tratakoce

- Anije 200 - 410 HP                                                     30.000

- Anije mbi 410 HP                                                       45.000

2. Peshkimi pellagjik me trata volante

- Anije 200-410 HP                                                       15.000

- Anije mbi 410 HP                                                       20.000

3. Peshkimi pellagjik me rrethime                                  5.000

4. Peshkimi me mjete selektive

(grepa, mrezhda etj.)                                                    10.000

5. Peshkimi i moluskeve bivalvore                                30.000

 

II. PESHKIMI ARTIZANAL ME MJETE TË LEHTA

 

1. Peshkimi në bregdet (për një sanall)                          4.000

2. Peshkimi në lagunat bregdetare:

- në lagune (për një lundër)                                           4.000

- në dajlane (për një peshkatar)                                     3.000

3. Peshkimi në ujrat e brendshme:

- aktiv (për një lundër)                                                  2.000

- në dajlane e prita (për një peshkatar)                          3.000

4. Grumbullimi i moluskeve bivalvore

për një peshkatar                                                          3.000

 

SHËNIM: Për anijet e huaja që do të marrin licencë peshkimi në ujrat tona territoriale taksa e lejes së ushtrimit të veprimtarisë do të jetë sa dyfishi i anijeve shqiptare.

Nuk i nënshtrohen kësaj takse anijet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit (Drejtoria e Peshkimit) që do të peshkojnë për qëllime studimore-shkencore.

 

Lidhja nr.4

 

TAKSAT PËR SHËRBIMET QË KRYHEN NGA ADMINISTRATA GJYQËSORE, NOTERIA DHE ZYRAT E HIPOTEKAVE

 

Taksa fikse                                                                                           Taksë proporcionale

në lekë                                                                                                 ose progresive në %

 

A. Taksa për veprimet juridike që kryhen nga administrata gjyqësore.

 

1. Për regjistrimin e personave juridikë privatë (shtetas shqiptarë)                    100

2. Për regjistrimin e personave juridikë privatë (shtetas të huaj)                                    1.000

3. Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për

pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit                                                              5

4. Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti

që kërkohet nga të interesuarit                                                                          25

5. Për lëshimin e vërtetimit për shqyrtim  vendimi gjyqësor, penal

ose civil i formës së prerë                                                                                10

6. Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjes

gjyqësore                                                                                                          10

7. Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Drejtësisë                      10

8. Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë:

- për pension ushqimor                                                                                      10

- për vërtetim fakti                                                                                           30

- për të gjitha paditë e tjera                                                                               50

 

B. Taksë për veprime që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor:

 

1. Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë

ekzekutiv me objekt të pavleftësueshëm                                                                        100

2. Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë

ekzekutiv me objekt të vleftësueshëm:

- kundrejt shtetasve                                                                                           2

- kundrejt personave juridikë                                                                             5

3. Për lajmërimet dhe veprimet e tjera të përmbaruesit gjyqësor                                   10

4. Për lëshime nga përmbaruesi gjyqësor të çdo lloj akti ose

dokumenti të kërkuar nga të interesuarit                                                                        25

5. Për vënien në ekzekutim të vendimeve me objekt pension ushqimor               25

 

C. Veprime që kryhen nga zyrat noteriale

1. Përpilimi i testamenteve                                                                               100

2. Kontrata për kalim të pronësisë                                                                    50

3. Prokura (redaktimi)

- të përgjithshme                                                                                               30

- të posaçme                                                                                                     50

4. Akte noteriale të ndryshme (redaktim)                                                          50

5. Vendim për dëshmi trashëgimie                                                                    100

6. Kopjim dhe vërtetim njësie me origjinalin                                                     50

7. Vërtetim përkthimi dhe vërtetim njësie me origjinalin                                               10

8. Vërtetim firme në banesa ose spitale                                                                        20

 

 

D. Taksat për veprimet që kryhen në zyrat e hipotekave

 

1. Për regjistrimin e vendimit, i cili përmban fitimin ose njohjen e

pronësisë mbi sendet e paluajtshme, që deklaron të pavlefshme

veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë                                    100

2. Për regjistrimin e dëshmisë së trashëgimisë në lidhje me

fitimin me anë të trashëgimisë të pronësisë mbi sende të paluajtshme                100

3. Për regjistrimin e vënies sekuestros mbi sendet e palujtshme                         50

4. Për heqjen e hipotekës                                                                                  40

5. Për lëshimin e çdo dëshmie të interesuarve nga zyrat e hipotekës                  25

 

E. Taksa e akteve dhe e pullës

 

1. Për lëshimin e certifikatave të gjendjes civile                                                            5

2. Për lëshimin e pasaportave të brendshme                                                      10

3. Për regjistrimin përfundimtar të vendbanimit të ri                                         5

4. Për marrjen e çdo akti të emërtuar ose të zhdukur të gjendjes

civile, si dhe për korrigjimet e tyre                                                                   5

5. Për regjistrimin e dhënies së shtetësisë                                                         10

6. Për regjistrimin e lënies së shtetësisë për çdo person madhor                                    10

7. Për rregjistrimin  e vendimit të ndërrimit të emrit ose mbiemrit                    30

8. Për çdo lidhje martese                                                                                  30

 

 

Lidhja nr. 5

 

TAKSAT PËR SHËRBIMET PRIVATE TË RADIOKOMUNIKACIONIT

 

I. Taksat për stacionet që punojnë në brezin 26+500 MHz (përjashtuar ata që trajtohen në kreun II deri VI)

 

1. Ndërlidhje ndërmjet dhënies marrësave (e dyanshme)

2. Ndërlidhje ndërmjet stacioneve fikse kur largësia në vijë ajrore midis tyre është:

- deri në 10 km                                                                                     700 lekë

- deri në 30 km                                                                                     2.500 lekë

- deri në 50 km                                                                                     5.000 lekë

- mbi 50 km                                                                                          10.000 lekë

 

B. Ndërlidhje e një stacioni fiks me një të lëvizshëm ose ndërmjet dy stacioneve të lëvizshëm, kur largësia maksimale e ndërlidhjes është:

- deri në 10 km                                                                                     350 lekë

- deri në 30 km                                                                                     1.300 lekë

- deri në 50 km                                                                                     2.500 lekë

- mbi 50 km                                                                                          5.000 lekë

 

C. Ndërlidhje ndërmjet një stacioni fiks dhe shumë stacioneve të lëvizshëm ose ndërmjet shumë stacioneve të lëvizshëm.

Në këtë rast zbatohen taksat e paragrafit 1.B me një koefiçient reduktimi si më poshtë:

- nga 1 deri në 5 stacione të lëvizshëm                                                  1

- nga 6 deri në 20 stacione të lëvizshëm                                                 0,8

- nga 21 deri në 35 stacione të lëvizshëm                                               0,6

- nga 36 deri në 50 stacione të lëvizshëm                                               0,4

- mbi 50 stacione të lëvizshëm                                                              0,2

 

2. Ndërlidhje ndërmjet stacioneve dhënës dhe stacioneve marrës (e njëanshëm)

Sipas rastit zbatohen respektivisht taksat e paragrafëve 1 A; 1 B ose 1 C; të shumëzuar me një koeficient reduktimi 0,7.

 

3. Për lejet e lëshuara me afat deri në një muaj (përfshi dhe aparaturat e futura për demonstrim) taksa e lejes është 1000 lekë.

 

II. Taksat për stacionet private të bordit të anijeve dhe avionëve

 

1. Taksa vjetore e lejes për stacionet e bordit:

- Dhënës me fuqi deri 400 wat                                                              200 lekë

- Dhënës me fuqi mbi 400 wat                                                               500 lekë

- Dhënës portativ i valëve metrike (përjashtuar dhënësat e

kërkimit të ndihmës)                                                                             120 lekë

 

III. Taksat për stacionet radiorele që përdorin frekuenca mbi 1GHz

 

1. Brezi 23.5 - 23.6 GHz;

1. a. Për radiorele me një kanal telefonik ose transmetim të dhënash     600 lekë

1. b. Për radiorele me një kanal radiofonik                                           750 lekë

1. c. Për radiorele me një kanal figure                                                  1250 lekë

2. Breza të tjerë të frekuencave:

 

2. a. Ndërlidhje njëdrejtimshe ndërmjet dy stacioneve.

Taksa të paguhet në vartësi të gjerësisë (L) të brezit të frekuencave që okupohet nga dhënia:

Për L deri në 1 MHz                                                                            1700 lekë

Për L mbi MHz deri në 10 MHz                                                           2400 lekë

Për L mbi 10 MHz                                                                               3100 lekë

 

2. b. Ndërlidhja dydrejtimshe ndërmjet dy stacioneve. Të njëjtat taksa me ato të pikës 2.a. të shumëzuara me 2.

2. c. Ndërlidhje e disa stacioneve vijuese.

Të njëjtat taksa me ato të pikave 2.a ose 2.b të shumëzuara me numrin e stacioneve minus një.

 

IV. Taksa për marrje nga sateliti

Për çdo stacion tokësor                                                                         300 lekë

 

V. Taksa për shërbimin radioamator

 

1. Taksa vjetore e lejes për stacionet amatore.

1. a. Stacion amator personal ose i radioklubit                                       100 lekë

1. b. Taksë leje për përdorimin e një stacioni amator nga çdo operator

të veçantë                                                                                             10 lekë

1. c. Stacion amator i huaj, me qëndrim të përkohshëm në

vendin tonë për më pak se tre muaj dhe i pa rinovueshëm gjatë vitit       50 USD

1. d. Taksa vjetore e lejes për përdorimin e një stacioni marrës të

 destinuar për të dëgjuar dhëniet e stacioneve radioamatore                   30 lekë

 

VI. Taksat për stacionet e radiopërhapjes (zanore dhe televizive)

 

1. Për një stacion me zonë mbulimi deri në 15 km nga qendra e dhënies.

1. a. Për programet televizive:

- Taksa vjetore e lejes                                                                           80.000 lekë

1. b. Për përsëritësat televiziv të programeve të huaja

- Taksa vjetore e lejes                                                                           1.200 lekë

1. c. Për programet e radios:

- Taksa vjetore e lejes                                                                           17.000 lekë

1. d. Përsëritësat e radios të programeve të huaja

- Taksa vjetore e lejes                                                                           1.100 lekë

2. Për një rrjet që ka si objekt mbulimin e gjithë territorit të vendit.

2. a. Për programet televizive

- Taksa vjetore e lejes                                                                           300.000 lekë

2. b. Për programet e radios

- Taksa vjetore e lejes për të gjithë rrjetin, jo më shumë se                   200.000 lekë

2. c. Për një rrjet televiziv që shpërndahet me kabëll:

- Taksa vjetore e lejes                                                                           2000 lekë

2. d. Për një rrjet radioje që shpërndahet me kabëll:

- Taksa vjetore e lejes                                                                           100 lekë

 

3. Lejet për radiopërhapje zanore dhe televizive, programet e të cilave karakterizohen nga mungesa e interesave financiare dhe ushtrohen nga organizata ose shoqata të njohura me ligj në fushën kulturore, etnike, politike dhe fetare, paguajnë taksat e parashikuara në paragrafët 1a, 1c, 2a, 2b, 2c dhe 2d në masën 25 për qind.

  

© GC

 
Trascina file per caricare