Print Friendly, PDF & Email

Il provvedimento è disponibile nelle seguenti lingue:

LIGJI Nr. 03/L-180

 

PËR PËRDORIMIN DHE MBROJTJEN E EMBLEMËS TË KRYQIT TË KUQ, EMBLEMAVE TË TJERA DALLUESE DHE SINJALEVE

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës;Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton

 

LIGJ PËR PËRDORIMIN DHE MBROJTJEN E EMBLEMËS TË KRYQIT TË KUQ, EMBLEMAVE TË TJERA DALLUESE DHE SINJALEVE

 

Neni 1

Qëllimi i LigjitKy ligj rregullon përdorimin, mbrojtjen e emblemës të kryqit të kuq, gjysmëhënës së kuqe dhe kristalit të kuq., emërtimet e kryqit të kuq, gjysmëhënës së kuqe dhe kristalit të kuq, dhe shenjave dalluese për identifikimin e njësive mjekësore dhe transportuese në kohë të konfliktit të armatosur dhe në paqe.

 

Neni 2

Përkufizimet1. Shprehjet e përdorura në ketë ligj kanë këto kuptime:

1.1. Emblema e përdorur si emblemë mbrojtëse – në kohë të konfliktit emblema mbrojtëse është shenjë dalluese e përdorur për mbrojtjen e objekteve, personelin dhe njësitet mjekësore dhe transportuese e miratuar me Konventat e Gjenevës dhe Protokolet Shtesë. Për këtë arsye, dimensionet e emblemës janë sa më të mëdha që është e mundshme.

1.2. Emblema e përdorur si emblemë treguese - shenjë e cila tregon që personi apo objekti ka të bëjë me ndonjë nga institucionet e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Emblema duhet të jetë e madhësisë së vogël.

1.3. Shoqatat - mekanizma ndihmëse të autoriteteve publike vendore në sferën humanitare dhe ofrojnë një numër shërbimesh, përfshirë ndihmën në raste fatkeqësish, programet sociale dhe ato të shëndetit.

 

Neni 3

Përdorimi mbrojtës i emblemës nga shërbimet mjekësore të forcave të armatosura

1. Nën kontrollin e Ministrisë të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shërbimet mjekësore të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës, në kohë të paqes dhe konfliktit të armatosur, përdorin emblemën e Kryqit të Kuq për të shënuar objektet, personelin mjekësor dhe fetar, njësitet mjekësore dhe mjetet transportuese në tokë, ujë dhe ajër.

2. Personeli mjekësor bartë në krah shirit dhe kartelë identifikuese, të cilat jepen nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.

3. Personelit fetar me shërbim në forcat e armatosura, i jepet e njëjta mbrojtje sikurse personelit mjekësor dhe identifikohet në të njëjtën mënyrë.

4. Shërbimet mjekësore dhe personeli fetar në forcat e armatosura, pa paragjykim ndaj emblemës së tyre, mund të përdorin përkohësisht cilëndo nga emblemat dalluese të pranuara, që gëzojnë statusin e njëjtë, me Konventat e Gjenevës dhe Protokollet shtesë.

 

Neni 4

Përdorimi mbrojtës i emblemës nga spitalet dhe njësitë tjera civile mjekësore

1. Në kohë të konfliktit të armatosur, me autorizim dhe kontroll speciale nga Ministria e Shëndetësisë, personeli mjekësor, spitalet dhe njësitet tjera mjekësore civile, transportuesit mjekësor civil të angazhuar për transport dhe trajtim të të plagosurve, sëmurëve dhe anije mbyturve përdorin emblemën si shenjë mbrojtëse.

2. Personeli civil mjekësor mban shirit në krah dhe kartelë identifikuese me emblemë të cilat jepen nga Ministria e Shëndetësisë.3. Personeli fetar pranë spitaleve dhe njësive tjera mjekësore identifikohen në të njëjtën mënyrë.

 

Neni 5

Përdorimi mbrojtës i emblemës nga Kryqi i Kuq i Kosovës

1. Kryqi i Kuq i Kosovës autorizohet nga Ministria e Shëndetësisë të vëjë në dispozicion shërbimeve mjekësore të forcave të armatosura, personel mjekësor, njësite mjekësore dhe transportuese.

2. Personeli mjekësor, njësitet mjekësore dhe transportuese i përmbahen ligjeve dhe rregullave të ushtrisë dhe autorizohen nga Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës të përdorin emblemën e kryqit të kuq si emblemë mbrojtëse apo të përdorin përkohësisht emblemat dalluese të tjera të njohura dhe me status të njëjtë, me Konventat e Gjenevës dhe Protokollet shtesë.

3. Kryqi i Kuq i Kosovës autorizohet të përdorë emblemën si mjet mbrojtës për personelin e vet mjekësor dhe njësitet mjekësore në përputhshmëri me nenin 4 paragrafi 1. dhe 2. të këtij ligji.

 

Neni 6

Përdorimi tregues i emblemës nga Kryqi i Kuq i Kosovës

1. Kryqi i Kuq i Kosovës, në pajtim me ligjin në fuqi, përdorë emblemën si mjet tregues për të treguar se një person apo objekt i takon Kryqit të Kuq të Kosovës.

2. Kryqi i Kuq i Kosovës zbaton Rregullat për përdorimin e Emblemës të Kryqit të Kuq apo të Gjysmëhënës së Kuqe nga ana e Shoqatave Kombëtare të rishqyrtuara në vitin 1991.

3. Shoqatat Kombëtare, të shteteve tjera, të pranishme në territorin e Republikës së Kosovës, me pëlqim të Kryqit të Kuq të Kosovës, kanë të drejtë të përdorin emblemën në të njëjtat kushte.

 

Neni 7

Përdorimi i emblemës nga ana e Organizatave Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

1. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe përdorin emblemën e kryqit të kuq dhe gjysmëhënës së kuqe në çdo kohë dhe për të gjitha aktivitetet e tyre.

2. Në situata të jashtëzakonshme, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe personeli i tyre i autorizuar mund të përdorin kristalin e kuq.

 

Neni 8

Dispozitat mbikëqyrëse

1. Autoritetet e Republikës së Kosovës në çdo kohë sigurojnë zbatim të rregullave mbi përdorimin e emblemës dhe emërtimeve të kryqit të kuq, gjysmëhënës së kuqe, kristalit të kuq dhe shenjat e tyre dalluese.

2. Autoritetet e Republikës së Kosovës ndërmarrin masa përkatëse për parandalimin e keqpërdorimit:

2.1. duke përhapur njohuri mbi rregullat për përdorimin e emblemës se kryqit te kuq, sa më shumë që është e mundshme te forcat e armatosura, forcat policore, autoritetet dhe popullata civile;

2.2. duke nxjerr udhëzime për autoritetet kombëtare civile dhe ushtarake për përdorimin e emblemave dalluese në përputhshmëri me Konventat e Gjenevës dhe Protokollet e tyre shtesë dhe duke marrë masa të nevojshme penale, sanksione administrative dhe disiplinore në rastet e keqpërdorimit.

 

Neni 9

Keqpërdorimi i emblemës së përdorur si emblemë mbrojtëse në kohë të konfliktit të armatosur

1. Kushdo që në kohë të konfliktit të armatosur me paramendim ose me urdhër ka bërë keqpërdorim tradhëtues të kryqit të kuq, gjysmëhënës së kuqe, kristalit të kuq dhe shenjave tjera dalluese duke i shkaktuar vdekje, lëndime të rënda trupore apo shëndetësore kundërshtarit, ka bërë krim lufte dhe vepra e tillë dënohet sipas dispozitave të ligjit në fuqi.

2. Kushdo që në kohë të konfliktit të armatosur me paramendim dhe pa të drejtë ka përdorur emblemen e kryqit te kuq, gjysmëhënës se kuqe, kristalin e kuq apo shenjat dalluese ose çfarëdo shenjë tjetër që mund të duket si imitim dhe mund të shkaktoj huti, dënohet sipas dispozitave të ligjit ne fuqi.

 

Neni 10

Keqpërdorimi i emblemës së përdorur si emblemë treguese në kohë paqeje dhe konflikti të armatosur

1. Kushdo që përdorë me paramendim dhe pa të drejtë, emblemën dhe fjalët kryq i kuq, gjysmëhënë e kuqe dhe kristal i kuq, emërtimet apo shenjat që mund të duken si imitime dhe mund të shkaktojnë huti pa marrë parasysh arsyen e përdorimit si dhe kushdo që ka përdor emblemat apo fjalët e përmendura më lartë në shenja, postera, lajmërime, broshura, dokumente komerciale, apo ua kanë ngjitur këto emblema apo fjalë paketimeve të sendeve, të cilat janë ofruar për shitje dhe kanë dalë si të tilla në qarkullim dënohet me të holla prej njëmijë (1000) deri pesëmijë (5000) Euro.

2. Nëse shkelja është bërë nga menaxhmenti i një kompanie komerciale, firme tregtare, shoqërive tjera dënimi i shqiptohet personit që ka bërë apo ka urdhëruar shkeljen.

 

Neni 11

Keqpërdorimi gjatë regjistrimit të bizneseve

Refuzohet regjistrimi i asociacioneve, shoqërive, bizneseve, fabrikave, kompanive, modeleve industriale dhe dizajneve që përdorin emblemën dhe emërtimeve kryq i kuq, gjysmëhënë e kuqe apo kristal i kuq, pa autorizim ngase paraqet keqpërdorim dhe shkelje te këtij ligji.

 

Neni 12

Roli i Kryqit të Kuq të Kosovës në rastet e keqpërdorimit

Kryqi i Kuq i Kosovës bashkëpunon me autoritetet e Republikës së Kosovë në përpjekje për parandalimin e çfarëdo keqpërdorimi. Njofton autoritetet kompetente për keqpërdorime dhe merr pjesë në seancat gjyqësore penale, civile apo administrative

 

Neni 13

Dispozitat kalimtareAutoritetet e Republikës së Kosovës urdhërojnë konfiskimin e mjeteve dhe sendeve të shënuar si mall që është objekt i shkeljeve të këtij ligji, kërkojnë largimin e emblemës dhe fjalëve kryq i kuq, gjysmëhënë e kuqe dhe kristal i kuq si shtytës të shkeljes dhe urdhërojnë shkatërrimin e pajisjeve të përdorura për riprodhimin e tyre.

 

Neni 14

Zbatimi i këtij ligji

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Forcës së Sigurisë bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe nxjerrjen e akteve nënligjore.

 

Neni 15

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

Ligji Nr. 03/ L-180

10 qershor 2010

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Jakup KRASNIQI

Trascina file per caricare

Law No.03/L –180

 

ON THE USE AND PROTECTION OF THE EMBLEM OF THE RED CROSS AND OTHER DISTINCTIVE EMBLEMS AND SIGNALS

 

Assembly of Republic of Kosovo,Based on Article 65 (1) of the Constitution of Republic of Kosovo, Approves

 

LAW ON THE USE AND PROTECTION OF THE EMBLEM OF THE RED CROSS AND OTHER DISTINCTIVE EMBLEMS AND SIGNALS

 

Article 1

Purpose of the LawThis law regulates the use and protection of the emblem of the Red Cross, Red Crescent and red crystal, the designations of Red Cross, Red Crescent and red crystal as well as the distinctive signals for identifying medical and transport units during the time of armed conflict and in peace.

 

Article 2

Definitions1. The terms used in this law have the following meaning:

1.1. Emblem used as a protective device - in time of armed conflict, the emblem used as a protective device is the visible sign of the protection conferred by the Geneva Conventions and their Additional Protocols on medical personnel, buildings and medical units and transports. The dimensions of the emblem shall therefore be as large as possible.

1.2. Emblem used as an indicative device - the emblem used as an indicative device shows that a person or an object is linked to an institution of the International Movement of the Red Cross and Red Crescent. The emblem shall be of a small size.

1.3. Societies - auxiliary mechanisms to the public authorities of its own country in the humanitarian field and provides a range of services including disaster relief, health and social programs.

 

Article 3

Protective use of the emblem by the medical service of the armed forces

1. Under the control of the Ministry for Kosovo Security Force and the Ministry of Health, the medical service of the armed forces of Republic of Kosovo shall, both in peacetime and in time of armed conflict, use the emblem of the red cross to mark its facilities, medical personnel, medical units and transports on the ground, water and in the air.

2. Medical personnel shall wear armlets and carry identity cards displaying the emblem which shall be issued by the Ministry for Kosovo Security Force.

3. Religious personnel attached to the armed forces shall be afforded the same protection as medical personnel and shall be identified in the same way.

4. The medical services and religious personnel attached to the armed forces may, without prejudice to their current emblem, make temporary use of either of the other distinctive emblems recognized by, and enjoying equal status under, the Geneva Conventions and their Additional Protocols.

 

Article 4

Protective use of the emblem by hospitals and other civilian medical units

1. With the express authorization of the Ministry of Health and under its control, civilian medical personnel, hospitals and other civilian medical units, as well as civilian medical transports, assigned in particular to the transport and treatment of the wounded, sick and shipwrecked, shall be marked by the emblem, used as a protective device, in time of armed conflict.

2. Civilian medical personnel shall wear armlets and carry identity cards displaying the emblem which shall be issued by the Ministry of Health.

3. Civilian religious personnel attached to hospitals and other medical units shall be identified in the same way.

 

Article 5

Protective use of the emblem by the Red Cross of Kosovo1.

1. The Red Cross of Kosovo is authorized by the Ministry of Health to place medical personnel and medical units and transports at the disposal of the medical service of the armed forces.

2. Such medical personnel, units and transports shall be subject to military laws and regulations and may be authorized by the Ministry for Kosovo Security Force to display as a protective device the emblem of the red cross or to make temporary use of either of the other distinctive emblems recognized by, and enjoying equal status, under the Geneva Conventions and their Additional Protocols.

3. The Red Cross of Kosovo may be authorized to use the emblem as a protective device for its medical personnel and medical units in accordance with Article 4, paragraph 1 and 2 of this law.

 

Article 6

Indicative use of the emblem by the Red Cross of Kosovo

1. In accordance with the law in force, the Red Cross of Kosovo shall use the emblem as an indicative device in order to show that a person or an object is linked to the Red Cross of Kosovo.

2. The Red Cross of Kosovo shall apply the Regulations on the Use of the Emblem of the Red Cross or the Red Crescent by the National Societies as revised in 1991.

3. National Societies of other countries present on the territory of the Republic of Kosovo shall, with the consent of the Red Cross of Kosovo, be entitled to use the emblem under the same conditions.

 

Article 7

Use of the emblem by the International Red Cross and Red Crescent organizations

1. The International Committee of the Red Cross and the International Federation of Red Cross and Red Crescent Societies may make use of the emblems of the Red Cross and Red Crescent at any time and for all their activities.

2. The International Committee of the Red Cross and the International Federation of Red Cross and Red Crescent Societies, and their duly authorized personnel, may make use of the red crystal in exceptional circumstances.

 

Article 8

Surveillance provisions

1. The authorities of the Republic of Kosovo shall at all times ensure strict compliance with the rules governing the use of the emblem of the red cross, the red crescent and the red crystal, the names “Red Cross,” “Red Crescent” and “Red Crystal”, and the distinctive signals.

2. The authorities of the Republic of Kosovo shall take every appropriate step to prevent misuse, in particular:

2.1. by disseminating the rules for the use of the Red Cross emblem as widely as possible among the armed forces, the police forces, the authorities and the civilian population;

2.2. by issuing instructions to national civilian and military authorities on the use of the distinctive emblem in accordance with the Geneva Conventions and their Additional Protocols and by providing for the necessary penal, administrative and disciplinary sanctions in cases of misuse.

 

Article 9

Misuse of the emblem as a protective device in time of armed conflict

1. Anyone who has wilfully committed or given the order to commit acts resulting in the death of, or causing serious harm to the body or health of, an adversary by making perfidious use of the red cross, the red crescent, red crystal or a distinctive signal, has committed a war crime and shall be punished according to the national legislation.

2. Anyone who in time of armed conflict has used wilfully and without entitlement the Red Cross, the Red Crescent, or the red crystal, or a distinctive signal, or any other sign or signal which constitutes an imitation thereof or which might lead to confusion, shall be punished according to the national legislation.

 

Article 10

Misuse of the emblem as an indicative device in peacetime and in time of armed conflict

1. Anyone who, wilfully and without entitlement, has made use of the emblem, the words Red Cross, Red Crescent or Red Crystal, a distinctive signal or any other sign, designation or signal which constitutes an imitation thereof or which might lead to confusion, irrespective of the aim of such use; anyone who, in particular, has displayed the said emblem or words on signs, posters, announcements, leaflets or commercial documents, or has affixed them to goods or packaging, or has sold, offered for sale or placed in circulation goods thus marked; shall be punished according to the national legislation or fined with a payment of one thousand (1000) to five thousand (5000) Euros.

2. If the offence is committed in the management of a corporate body (commercial firm, association, etc.), the punishment shall apply to the persons who committed the offence or ordered the offence to be committed.

 

Article 11

Misuse during registration of businesses

The registration of associations and trade names, factories, companies and industrial models and designs making use of the emblem or the designation Red Cross, Red Crescent or Red Crystal without authorisation, is a violation of the present law and shall be refused.

 

Article 12

Role of the Red Cross of Kosovo regarding the misuse of the emblem

The Red Cross of Kosovo shall cooperate with the authorities in their efforts to prevent and repress any misuse. It informs competent authorities of such misuse and participates in the relevant criminal, civil or administrative proceedings.

 

Article 13

Interim provisions

The authorities of the Republic of Kosovo shall order the seizure of objects and material marked in violation of this law, demand the removal of the emblem and of the words Red Cross, Red Crescent or Red Crystal at the cost of the instigator of the offence, and order the destruction of the instruments used for their reproduction.

 

Article 14

Application of this law

The Ministry of Health and the Ministry of Kosovo Security Force shall oversee the application of this law and shall issue the sub-legal acts.

 

Article 15

Entry into force

This law shall enter into force fifteen (15) days after publication in the Official Gazette of Republic of Kosovo.

 

Law No.03/L –180

10 June 2010

 

The President of the Assembly of Republic of Kosovo

Jakup Krasniqi

Trascina file per caricare